Rama bën reagimin e parë: Fitore e madhe! Të ruhemi nga era dehëse e fitores

15 Maj 2023, 22:09Politika TEMA

Rama bën reagimin e parë: Fitore e madhe! Të ruhemi nga era

Në daljen e tij të parë pas fitores në zgjedhjet vendore, kryeministri Edi Rama tha se kjo është një fitore shumë e madhe dhe se të gjithë duhet “të ruhemi nga era e fortë dehëse” e saj. 

Ai paralajmëroi një tur falenderimi në gjithë Shqipërinë, duke nisur nga qyteti i Shkodrës.

"Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar dhe unë vetë ndihem shumë i vogël, përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. 

Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. Unë e kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër, për të nisur nga qyteti më i bekuar nga Zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi, një tur falenderimi në të gjithë Shqipërinë.

Nuk duhet ta harrojë askush se këto ishin zgjedhje vendore, patjetër me një dimension politik të imponuar nga hijet e së shkuarës që tentuan ta tërhiqnin përsëri këtë vend mprapa dhe i shikonin këto zgjedhje si aksion revolucionar drejt përmbysjes së qeverisë. 

Tanimë që shqiptarët zgjodhën ata që donin, ne duhet të vazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadalësuan nga fushata jo vetëm në nivelin vendor, por edhe në nivelin e qeverisjes qendrore”, tha kryeministri.

Rama theksoi se “ky rezultat është një mesazh i jashtëzakonshëm për t’u lexuar, jo për t’u festuar“.

2 Komente

  1. V
    Vdekje Tradhetareve te Kombit Shqiptare

    I dhuroj Greqise Himaren e ka ala surrat e del medieve !!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tahipi

      E beri mut tere Shqiperine dhe tani thote te ruemi nga era. Te tere ne PS

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje