Lajm i mirë nga BE! Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes

23 Maj 2026, 12:40Politika TEMA
Lajm i mirë nga BE! Një tjetër mbështetje e

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë në kuadër të “European Peace Facility”, me vlerë 21 milionë euro.

“Lajm i mirë nga BE! Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë në kuadër të “European Peace Facility”, me vlerë 21 milionë euro, duke e çuar mbështetjen totale në 49 milionë euro.

Paketa përfshin mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike, si edhe trajnim dhe mbështetje operacionale për FASh.

Ky është një vlerësim konkret për seriozitetin, besueshmërinë dhe rolin aktiv të Shqipërisë krah aleatëve dhe partnerëve evropianë në siguri dhe mbrojtje”, thuhet në njoftimin e tyre.

3 Komente

  1. J
    Jimi

    Gjithe logjistiken luftarake te nje vendi e administron dhe e ve ne levizje nje personel i kualifikuar dhe nje ushtri e stervitur dhe mirepregatitur ne rastin e duhur. Mire Europa qe po jep nje kontribut te cmuar ne fuqizimin e logjistiokes ushtarake, por ajo se pari duhet te mendoje se kush do ta vere ne funksion kete makineri luftarake. Sot ne Shqiperi te rinjte e moshes aktive per sherbim ushtarak ndodhen ne emigracion, por edhe ata qe ndodhen ketu, nuk kane as deshire dhe as motiv per te sherbyer ne sektorin e mbrojtjes, keshtu qe Europes i bie per detyre qe sebashku me armatimin, te sjelle edhe alienet qe do ti vene ato ne perdorim.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cajupi

      21 milion euro kushton vetem 1 km autostrade ne Albanistan .

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zgjohu shqipe!

        Sasia e duhur e investimeve të një prej fuqive më të pasura të historisë së planetit, për të blerë fshesa dhe sukulla ushtria shqiptare, që të pastrojë haletë NATOs. Kina e varfër komuniste në 1968 deri në 1978 investoi gati 200 miliard dollarë në modernizimin, fortifikimin, mekanizmin, formimin e kuadrit të gjithë ushtrisë shqiptare. Çuditërisht, aleatët tanë Perëndimorë kaq të pasur dhe armatosur, sot na shesin si histori suksesi e regjimit të tyre demokratik edhe pse një vend barbarisht të vjedhur, të rrënuar, pa ushtri, pa bujqësi, pa industri, pa flotë, pa hekurudhë, pa naftë, në një humnerë të frikshme borxhi, që vazhdon dhe humbet territore, njerëz, pasuri dhe risurse strategjike, për të pasuruar të pasurit e planetit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje