Adriatik Lapaj ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një shkresë ku kërkon nga Ilirjan Celibashi respektimin e dorëheqjeve të kandidatëve në listën e mbyllur.
Shkresa e depozituar këtë të enjte nënvizon se dorëheqja është bërë nga kandidimi dhe si e tillë, emrat në listën e mbyllur kanë humbur të drejtën e përfitimit të mandatit.
“Në kontekstin elektoral, dorëheqja nga kandidimi është një akt përfundimtar dhe i pakthyeshëm, që përjashton kandidatin nga çdo e drejtë për të marrë mandat. Duke u tërhequr nga kandidimi, ata nuk kanë qenë më subjekt garues për zgjedhjet e 11 majit 2025”,- theksohet në letrën e “Shqipëria Bëhet”.
Në fund të kërkesës thuhet që në kushtet kur kemi të bëjmë me një heqje dorë nga kandidimi dhe jo me dorëheqje nga mandati, ligji kërkon që mandati të kalojë tek kandidati pasues në listë, në përputhje me rregullat për zëvendësimin e mandateve.
“Për këtë arsye, kërkojmë që të procedohet me shpërndarjen e mandatit të fituar në Qarkun Tiranë, sipas listës përkatëse të hapur”,- përfundon kërkesa.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit ka nisur një ‘luftë’ me distancë mes Lapajt dhe Endri Shabanit, pasi daja i këtij të fundit, i renditur në listë të mbyllur, ka kërkuar mandatin e deputetit, me pretendimin se nuk ka firmosur dorëheqje më parë.
Ky eshte mithoman eshte si Berrisha.....kush mutine e votoje kete plehre
Po me zore kerkon mandat ti o karabush.Je dhe k/ kar partie ti.Dhe kerkon qe te behesh " lider".Keshtu ti o llapa llapaj vetem "lidhjer" mund te behesh se vetem kjo te takon.
Llapaqeni nuk rinte dot pa treguar surratin e tij se cfare muti eshte.
Tiku-tiku rrene prej fiku tashti po ndjek keshillen e Sales qe beri me vulen e PD-se.Edhe Tiku do filloje proçesin gjyqesor se kujt i takon vendi per dhjeputet,listes se mbyllur apo listes se hapur.Ky mandat do ti shkoje organeve gjyqesore ku mabdatin tjeter do te shpallet fituesi. Na myten fshataret dhe malokdaret .Hajde mushi mendjen Tikut qe nuk te takon mandati.