Kush janë kryebashkiakët e PS-së që nuk zbatuan ultimatumet e Ramës

17 Korrik 2025, 14:57Politika TEMA
Kush janë kryebashkiakët e PS-së që nuk zbatuan ultimatumet

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të gjithë kryebashkiakëve në vend që të ndërmarrin një reformim të thellë të strukturave vartëse në bashki, duke kërkuar largimin – përmes dorëheqjes ose shkarkimit – të nënkryetarëve, drejtorëve dhe administratorëve të njësive vendore.

Zbatimi i këtij urdhri ka nisur menjëherë dhe vala e dorëheqjeve të detyruara ka përfshirë pozicione të shumta drejtuesish në nivel të lartë dhe të mesëm, kryesisht në bashkitë e drejtuara nga Partia Socialiste. Përjashtim bëjnë bashkitë nën drejtimin e Partisë Demokratike, të cilat e kanë konsideruar këtë vendim si një ndërhyrje politike.

Në shumë prej bashkive të majta tashmë ka nisur një fazë e dytë: publikimi i njoftimeve për vende të lira pune, shpesh vetëm formalisht, për të legjitimuar aplikimet pas dorëheqjeve masive. Deri tani, qindra drejtues, administratorë dhe nënkryetarë kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjet e tyre.

Megjithatë, tre bashki vijojnë të qëndrojnë jashtë këtij procesi reformimi. Bëhet fjalë për bashkitë e Himarës, Skraparit dhe Konispolit. Kryetarët përkatës – Vangjel Tavo, Adriatik Mema dhe Ergest Dule – nuk i janë bindur ende urdhrit të Ramës.

Sidomos Ergest Dule ka shfaqur hapur kundërshtimin e tij, edhe gjatë një takimi të fundit me Kryeministrin në Durrës, ku u përball me një reagim të fortë nga Rama, i cili i dha një ultimatum: ose jep dorëheqjen vetë, ose shkarko vartësit.

Nga ana tjetër, Vangjel Tavo ka adoptuar një qasje më të butë, duke deklaruar se ekipi i tij është i përbërë nga të rinj që do të vlerësohen mbi bazën e performancës. Ndërkohë në Skrapar, ‘furtuna’ ende nuk ka mbërritur, ndryshe nga bashkitë e tjera të Qarkut Berat, ku procesi i zbatimit të urdhrit ka nisur me ritme të shpejta.

Rreth këtyre tre kryebashkiakëve tashmë qëndron një pikëpyetje: sa gjatë do t’i rezistojnë presionit për të ndërmarrë ndryshimet që kërkon Kryeministri?

3 Komente

  1. F
    Fieraku mallakastriot

    Edhe ne të bashkisë Fier, nuk e rruajmë për urdhërat e Ramës. Asnjë nuk jep dorëheqjen..... . Le të na shkarkojë, dhe me gjyq fitojmë për 3 vjet rrogën e plotë.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fieraku

      Bravo trim me flet , vec kujdes se te can lepri ore andej nga Fieri……..je loqe komplet …ke haruar qe nese nuk shkon ne pune per nje kohe te gjate humbet rogen ….pyet nje here debilat e PDse se sa humben kur nuk shkonin ne parlament , pyeti pastaj shkruaj karllikun o trim i Fierit ….

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje i Moshuar

        Te gjithe duhet te shkarkohen me ne krye edhe KRYETARET e bashkive nuk ju keni sherbyer popullit per HALLET e nevojat qe kane pas ? Keni 35 vjet qe popullit nuk i pergjigjeni per nevojat e tyre , vetem i doni per VOTA per ato caheni dysh ??? Rinovimi eshte me te drejte ngelet per tu pare a doja vlej ndrimi ??? Rama ka tedrejte qe ben kete rrotacion duhet ti sherbeje popullit por jo te abuzoje , duhet te vendose te afte dhe puntore te pa koruptuar , ngelet per tu pare ????

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje