VIDEO/ Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes Publike” presidentin e Emirateve: Nuk do ta harroj kur erdha tek ju pas tërmetit shkatërrues

17 Korrik 2025, 11:13Politika TEMA
VIDEO/ Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes Publike” presidentin

Kryeministri Edi Rama i ka akorduar presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Muhammed Bin Zayed titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike” gjatë takimit të tyre në godinën qeveritare.

Në fjalimin e nderimit të tij, Rama kujtoi edhe ndihmën e Sheikh Muhammed Bin Zayed për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 2019.

“Nuk do ta harroj kurrë se kur erdha tek ju pas tërmetit shkatërrues që la mijëra familje pa strehë, ju më kapët dorën dhe më thatë: "Vëlla, ti dhe populli yt nuk jeni vetëm". Dhe sot, një lagje e re dhe e bukur me më shumë se një mijë apartamente qëndron si dëshmi se ju e keni seriozisht atë që thoni dhe thoni atë që vërtet mendoni. Si ushtarak me profesion dhe me mision, keni zgjedhur të jeni një vëlla armësh për paqen.

Më kujtohen fjalët tuaja: "Në fenë tonë themi: O Zot, Ti je paqja dhe prej Teje vjen paqja". Kërkimi për paqe është një parim i lindur, por parimet marrin formë vetëm kur shndërrohen në veprim. Ku tjetër dhe nën çfarë udhëheqjeje, përveçse nën tuajën, mund të ndodhte që pasardhësi i Shën Pjetrit dhe ndjekësit e Profetit të firmosnin dokumentin për vëllazërinë njerëzore? Dhe si do të mund të merrnin formë Marrëveshjet e Abrahamit, jo vetëm jetike për Lindjen e Mesme, por frymëzuese për gjithë botën, pa përkushtimin tuaj të guximshëm dhe dashurinë tuaj të vërtetë për paqen?

Pak njerëz mund ta kujtojnë, por Suneti na mëson se kur e do vëllain tënd për hir të Zotit, duhet t’ia thuash. Një burrë i tha një ditë Profetit: “O i Dërguari i Zotit, unë e dua atë burrë”. Profeti e pyeti: “Ia ke thënë?”. “Jo,” tha ai. “Shko dhe thuaji,” u përgjigj Profeti. Dhe ai shkoi dhe i tha: “Të dua për hir të Zotit”. Dhe tjetri u përgjigj: “Qoftë Ai për të cilin më do, Ai që të do ty në këmbim”.

Prandaj sot, Lartmadhëri, ju drejtohem si vëlla, me një gjest publik dashurie dhe besnikërie ndaj jush si një bartës drite e arsyeje në një botë që çdo ditë e më shumë po e humb atë dhe po errësohet”, tha Rama.

12 Komente

  1. K
    Kritiku

    Ai termeti qe ti permend i beri me shtepi te rregullta te gjithe ata qe kishin zaptuar token e tjetrit dhe i kishin bere shtepite si koka e tyre, me cepa. Perse nuk u prishen shtepite e ndertuara sipas rregullit, por vetem ato barake? Shteti duhet te paguaje per ndertimin pa kriter te nje te pagdhenduri? Ne Itali akoma nuk kemi shtepi te ndertuara nga shteit per termeve qe kane ndodhur perpara 17 vjetesh, dersa ne Shqiperi me parate e taksapaguesve ligjerohet antiligji. Ata qe iu prish shtepia ne token e zene duhet te ishin kthyer andej nga erdhen dhe te rrinin ne shtepite e tyre atje ku i kane. Iu be nje shtepi e re malokeve dhe shpellareve!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Al

      Te paska lene mendja ty o kikirik (kritiki). Po sikur italiant te thonin ty te kthehesh nga ke ardhur si te duket? Mos me thuaj se ke shkuar ne Itali legalisht? Jam kundra zaptimit te pronave por nuk ben ti quash te tjeret malok apo shpellar sepse ka epitete sa te duash edhe per ty o Kritiki. Sa njeri i vogel dhe shpirt zi qenke!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kritiku

        Cili nga ne shkoi ne Itali dhe iu zuri tokat? Cili ndertoi shtepi pa leje ne Itali? Te vjen keq nese themi te verteten mbi maloket dhe shpellaret? Shko e bej ndonje pune te dobishme sepse nuk jane per ty keto pune.

        Përgjigjjuni
    2. Çajupi

      Je fantastik o Kryeministër ,fal mëndjes tënde të ndrtur, fal nuhatjes dhe diplomacisë që bën në mardhënie me ndërkombëtarët, kebërë që Shqipërinë ta shikojnë me sy realist dhe admirim Të lumtë .

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        KY TA BEN MENDJEN PORDHE I THONE NGA ANET TONA,NE SHQIPERI......ORATOR,PASUES I TE MADHIT FAN STILIAN NOL........TE QOFTE HALLALL EDI RAMA.......JE I PAPARE !!!!!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sass

          Leri nderimet po kerkoju leke se dha Non grata dekoroi OSMAN BIN LADEN mesoi per ti mesuar terrorizmin, pastaj e filloi me ambasaden amerikane. Leke boss lek se per te pjerdhur jemi ne shumice

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni

            Cfare lekesh pak u dha. Vetem porti Durresit ka vlere 8 miliard euro. Nderkohe porti ri do kushtoje nja 2 miliard te tjera. Ne shkelje te MSA dhe pa gare si ne prone te vet. Meqe ra llafi ai aeroporti Kukesit si vajti? Ideja ketij ishte. Sa paguan buxheti cdo vit per firmen koncensionare? Po inceneratoret si vajten? Po Becheti? Po Air Albania? Po.....

            Përgjigjjuni
          2. R
            Rama Vučić

            Mohamed Bin Zajebi - miku i përbashkët i Ramës dhe Vučić-it.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Ptuh

              Vishu me kostum dhe kravate si lider europian o idiot, jo me fustanelle te zeze si bythperpjeti i Arabise.

              Përgjigjjuni
              1. m
                mutlimanet

                na hapi barkun ky me keta islamiket turq dhe arabe. ke fat o qen se u tregon gogolin shqiptareve , prandaj te dhane edhe mandatin e 4-rt

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Binjakët sijamezë

                  Bin Zajebi, nga Rama te Vučić-i.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cinxo

                    Ene llamarinat qe shprendante Bamja, ja mori "i gjati" ? Nuk la gje per te tjeret. Te gjitha vete.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje