Rama me Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Erdhët si një anëtar i familjes, që ndonëse larg, s’i lë kurrë të shkëputen fijet e dashurisë

17 Korrik 2025, 10:59Politika TEMA
Rama me Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Erdhët si një

Kryeministri Edi Rama, gjatë pritjes së Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, është shprehur se kjo është vizita e tij e dytë në vendin tonë në një kohë të shkurtër.

“Është nder i madh t’ju mirëpresim sërish në vendin tonë për të dytë në një kohë kaq të shkurtër”, iu drejtua Rama, duke shtuar se do të dëshironte që Presidenti i Emirateve të kishte qëndruar më shumë në vendin tonë.

“Prania juaj ndihet si ajo e një të afërmi të dashur, që kthehet për të parë nëse gjithçka është mirë në shtëpinë e të afërmve të vet”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ndërsa shtoi se “erdhët një anëtar i familjes, që ndonëse larg, nuk i lë kurrë të shkëputen fijet e dashurisë”.

“Është nder i madh t’ju mirëpresim sërish në vendin tonë për të dytë në një kohë kaq të shkurtër. Megjithëse nuk do të rrini aq gjatë sa do të dëshironim, prania juaj ndihet si ajo e një të afërmi të dashur, që kthehet për të parë nëse gjithçka është mirë në shtëpinë e të afërmve të vet.

Ju, Lartësi erdhët tek ne me frymën si ai që përshëndeti i pari, Si një anëtar i dashur i familjes, që ndonëse larg, nuk i lë kurrë të shkëputen fijet e dashurisë.

Dhe tani është krejtësisht e qartë kush më i mirë nga të dy ne, nëse ka ekzistuar ndonjëherë ndonjë dyshim.

Më lejoni ta them këtë edhe në emër të njerëzve të mi, të pranishëm në këtë mbledhje të vogël, por shumë të veçantë për ne. Ne fillim duam për Emiratet e Bashkuara, pastaj mësuam për to, pastaj shkuam dhe i pamë. Më pas mësuam të njohim dhe të vlerësojmë njerëzit që kujdesen për to”, tha Rama.

5 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    "Une ju them ju, ju me thoni muuuu..." do thoshte dikush tjeter.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teme

      Larg Arabeve Rama sa me larg. Ai porti i Durresit do na kushtoje 2 miliard euro mendohet. Sepse do ndertonte Alabari. Shkele MSA. Mali i Zi i tha jo vetem se nuk donte te shkelte MSA me BE. Zoti te na ruaje....

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kritiku

        Rama, nese ti e quan nje arab "anetar i familjes" kete mbaje per vete si gje private, por per shqiptaret kjo eshte e papranueshme. Mund te na e shpjegosh se çfare do te thone keto fjale? "Më lejoni ta them këtë edhe në emër të njerëzve të mi, të pranishëm në këtë mbledhje të vogël, por shumë të veçantë për ne. Ne fillim duam për Emiratet e Bashkuara, pastaj mësuam për to, pastaj shkuam dhe i pamë. Më pas mësuam të njohim dhe të vlerësojmë njerëzit që kujdesen për to”. Eshte nje lapsus i Rames apo i ketyre te gazetes qe nuk dine as te kopjojne fjalet e tjetrit. Njeri nga ju "Rama ose gazetari i Temes" eshte analfabet funksional!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Ton

          Sa dhane per termetin dhe sa u dhe pa gare ne Portin e Durresit? Kete na thuaj. Gjithashtu sa do me kushtoje mua si tatimpagues porti i ri ne Porto Romano? E di qe nuk do ma thuash se ti nuk je drejtues demokrat por autokrat.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salihi

            Tonat e pordhat e shpellarit bajne llogori sa banane do hane

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje