U la në burg nga Apeli i GJKKO, reagon Meta: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

17 Korrik 2025, 13:48Politika TEMA
U la në burg nga Apeli i GJKKO, reagon Meta: Asnjë zhgënjim, mezi

Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas vendimit të Apelit të GJKKO, që la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg.

Në një reagim nga qelia në Facebook, Meta shkruan se kjo është një “drejtësi me regji”. Kreu i Partisë së Lirisë shton se nuk ka asnjë arsye që ai mos të lirohet, pasi nuk përbën rrezik për prishje të provave.

Reagimi i Ilir Metës:

Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”.

Falenderim për avokatin e paepur, z. Kujtim Cakrani, që ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as integritet për të treguar në respekt të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të ligjit.

Por avokati ka parimin që edhe muret dëgjojnë, ndaj e falenderoj edhe njëherë për frymën e harxhuar, e cila sidoqoftë është regjistruar për arsye të shterimit të të gjithë procedurave të brendshme, të një sistemi gjyqësor që është nën përgjimin permanent të SPAK-ut, i cili afërmendsh urdhrat dhe akuzat i merr nga tribuna e Asamblesë së PS-së.

As kanë patur ndonjë provë, as kanë gjetur ndonjë provë, as kanë shans të shpikin ndonjë provë, pavarësisht nga provokimet e shëmtuara edhe këtu te 313-ta.

Sado t’i zvarrisin hetimet, sado të fshehin prova që rrëzojnë të gjitha mashtrimet e tyre, përballja është e pashmangshme dhe ne mezi presim të nisi gjykimi, që e gjithë Shqipëria edhe bota ta dijë se kush janë ata që dinë anglishten e Charles McGonigalit, i cili bashkë me Edi Ramën dhe Altin Dumanin, regjistruan që në Dhjetor 2019 çështjen CEZ-DIA për të më shantazhuar dhe hetuar mua si President i Republikës, çështje e gjykuar në Shqipëri dhe në Arbitrazhin e Vjenës, në kulmin e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese.

Nuk jam unë që rrezikoj provat, por janë ata që kanë fshehur prova.

Nuk janë unë që intimidoj dëshimtarë, por janë ata që kanë intimiduar dhe rekrutuar dëshimtarë, dhe që me shantazhe i kanë konvertuar në përkrahës të PS.

Kjo është një përballje që ne do ta fitojmë në emër të të gjithë shqiptarëve që paguajnë sot shumë shtrenjtë për drejtësinë, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Shumë qartë këtë e kanë kuptuar së fundmi banorët e Thethit, por shumë më qartë do ta kuptojnë të gjithë shqiptarët në të ardhmen.

Ilir Meta dhe Partia e Lirisë do të jenë gjithmonë në anën e shqiptarëve, në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit, kundër mercenarëve shqipfolës që kanë vetëm një projekt, shpopullimin e Shqipërisë.

Meqënëse disa nga këto qëndrime i keni dëgjuar më përpara, mos përtoni të lexoni lajmin e freskët se si 270 milion euro të USAID u përdorën nga sorosistët për kapjen e sistemit të drejtësisë.

4 Komente

  1. R
    Rri urte se mir je mar Hajdud

    O Mut o Kriminel o Hajdud o Zvarranik prit prit se ty dote dalin gjana te tjera o Kriminel se kot nuk te majn ne Burg Ti kepas lidhje me Kriminela o Kriminel e din mir se meke ishall ikthen Dubaji dhe flasin ti von keperdal prej Burgu o Pis o Katunar

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Liro ta kan hudh celsin n det shoku. Kot e lodh dhe ate bolen blushi tu bertit sa shef kamera. Mona as qe e rru mo je bo vari garin. Kap nai shtang nai gir pompa kacavjerrje ke muri nai peskac me fisniket e korridorit. Merre nai nga kto eskortat ke dhoma mor a dy a tre me i thy n mes. Liro aty t rrish se je mir.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sotiri

      Andej nga jugu , perdoren disa fraza ironike si "shan hunda buzen " , ose " ka gjetur tenxherja kapakun ". Dhe Like floriri , ne pozita jo komode , shan drejtesine e re shqiptare , te cilen e miratuan si asnje reforme tjeter me 100 % te votave , ne kohen kur ai ishte Kryetar Parlamenti . Tani qe ka rene ne daren e kesaj reforme , per pslliqet qe ka bere , nuk i pelqen dhe e shan . Ndersa avokatin , nje çifligar tip budallai special , e ka zgjedhur njelloj si vetja e vet dhe i qan hallin se u lodh duke e mbrojtur , para trupit gjykues . Pra me nje fjale, Likja nuk ka pse ankohet per bemat e jetes se tij .

      Përgjigjjuni
      1. I
        I vēmēndshmi

        Veliaj kērkon daljen nga qelia se nuk do prish provat, Meta kērkon daljen nga qelia, ish ministri Beçja kērkon daljen nga qelia,Berisha sa s'pēlcasi deri sa doli nga arresti shtēpis.ç'farē janē kēta burracakē., Shkelin ligjin me dashje duke vjedhur popullin,eliminuar fizikisht qytetar., dhe bējne 100 rekurse si Salijani qē tē mos qendrojn prapa hekurave.Duke kērkuar liri ,ata jo vetēm bēhen tē mēshirshēm e bezdisshēm, por kērkojn të rikthehen nē pushtet pēr tē na udhēhequr sērish siq ndodhi me Nanon.Kēta jo vetēm qē duhet tē largohen pērfundimisht nga politika,por dhe tē qendrojn tē dēnuar si gjithē kriminelēt e tjerrē sepse kanē abuzuar me qytetarēt, kan manipuluar dhe mē pas i kan rrjepur tē gjorēt., ndaj nuk duhet tē ketē drejtsi me dy standarte , pēr popullin denimi nē fuqi dhe pēr shokēt e bllokut liri me kusht dhe kontrat.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje