Lirimi i hapësirave publike, Rama: Po përgatisim një rregullore kombëtare që do të vendosë kufijtë

10 Gusht 2025, 09:48Politika TEMA
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Po përgatisim një rregullore

Kryeministri Edi Rama, në një live në Facebook, po flet për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Duke iu përgigjur kritikave, kreu i qeverisë tha se nuk bëhet fjalë për një sulm ndaj njësive tregtare. 

"Bëhet fjalë për ndërtime të cmontueshme dhe ka mirëkuptim të madh dhe po i cmontojnë. Ka edhe raste kur kjo nuk ndodh. Ky nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës, po përgatisim një rregullore kombëtare që do të vendosë qartë kufijtë dhe do të japë qartë hapësirat e lirisë. 

Do  të ketë të gjithë hapësirën edhe për njësitë tregtare por pa kaëpërcyer kufirin që është i komunitetit. Në fund kam edhe elementin e teknologjisë.

Shqipëria ka bërë progress të jashtëzakonshëm dhe para pak ditësh, një nga institutet më prestigjioze në botë të qeverisjes, të matjes së parametrave të qeverisjes, e përcaktoi Shqipërinë si një nga yjet në ngjitje të hapësirës evropiane së bashku me 4 vende të tjera për reformat dhe transformimin.

Shqipëria është dicka krejt tjetër, e tregojnë shumë gjëra. Teknologjia do të na ndihmojë në këtë fazë, që sic kemi kaluar te faza ku të gjithë ngrini  llaç e ngrinin mure, kalojmë te faza që s'do të ketë më. Teknologjia do të na çlirojë nga ky fenomen duke e reduktuar në maksimum", tha Rama.

3 Komente

  1. s
    student

    Jo, jo keshtu . Prishni nderkohe qe nuk keni rregullore. Jo kjo eshte teper. Kjo eshte mendesi anarkike. I late te ndertojne se ju duheshin vota dhe po i prishni ( nuk duhet te ishin bere) dhe tani i prishni. Jo . A e dini sa leke perjashuar votave kane marre nepunesit tuaj( nga kryeplaku , polici i lagjes deri te shefi i komisariatit???) Para prishjes gjithe ky varg te korruptuarish duhet te ishin ne burg, pastaj BUJREM ,EJA PRISHE

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      O stu-dent ato ndertime jane bre me perpara , o trap i gjyrales , Te lumte dora Edi tregoju vendin berishisteve qe zaptuan token .Qente le te lehin karvani te eci perpara .

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Ec madheri mos u ndalo. Tashti pas tre mandateve u kujtove se duhet dhe nje rregullore. HIPOKRIT deri ne neveri.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje