Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi foli lidhur me gjendjen parazgjedhore në Partinë Demokratike. Sipas tij, është krijuar besimi që vetëm Sali Berisha mund të mundi Edi Ramën, por sipas tij nuk është vetëm përgjegjësi e Berishës.
“Njerëzit kanë krijuar një bindje që ky e mund Ramën dhe njerëzit gjithmonë fusin në analizë krahasimore. U duket më i fortë Berisha dhe mendojnë që është i vetmi person që do drejtoj PD dhe do mund Ramën.
Berisha dhe vetë e ka pranuar që kjo është betejë që vazhdon 10 vjet, e vendosin vetë sa do jetë mandati dhe po të ketë rregulla nuk funksionon kjo. Nuk është vetëm përgjegjësi e Berishës, por edhe e njerëzve që shohin vetëm interesin për deputet. Këta ecin me idenë që do të ketë një cikël rotacioni.
Ata që janë rreth Berishës nuk e kuptojnë që janë pjesë e përgjegjësisë. Këta bërtasin kot, fryma është me besim dhe për besim duhet të jem 10 herë më shumë me ty korrekt. Këta 10 herë e humbasin besimin dhe thonë që herën e 11-të do krijojmë besimin. Nuk besoj se Basha e ka mashtruar ndonjëherë Berishën. Vjen një moment që njerëzit ndahen dhe këtë duhet t’ja lëmë kohës sepse nuk ja vlen”, tha Elezi në ‘Tirana Live’.
Elezi, e cilësoi procesin e Primareve të cunguar dhe pa transparencë. Sipas tij, PD që pas vitit 2013 ka pasur një rënie dhe pas humbjeve zgjedhore nuk u bënë analiza dhe nuk u morën përgjegjësi.
“Procesi i primareve është një rregull statusor që është kërkuar prej vitesh. Primaret kanë një garë ku kandidatët duhet të debatojnë, të kenë audiencë dhe të kenë një garë transparente mes tyre. Këta kandidatë votohen në bazë të cilësive dhe marrin vota. Primaret nuk përbëjën sens dhe janë të cunguar. Fakti që kjo nuk ka ndodhur nuk është vetëm përgjegjësi e titullarëve, është dhe atyre që nuk këmbëngulin. Thelbi i primareve është gara, konkurenca.
Aspektit teknik, lista e simpatizantëve duhen saktësuar 6 muaj më parë. Listat janë hartuar gjatë kësaj periudhe. PD nuk funksionon më si institucion, që nga 2013 kemi pasur rënie. Nëse hallkat nuk funksionojnë, do dëmtohen. Kështu ka ndodhur në PD sepse pas 2013 ka pasur një rënie, degradim të plotë.
Nuk ka kulturë analize të mirëfilltë. Është ballafaqimi me të vërtetën. PD humbi dhe nuk u bë analizë, faji dhe përgjegjësitë fillojnë nga lart. Statutin e kanë bërë copë copë, ama nga ana strukturale sheh gjëra që nuk shkojnë. Këto duhet të ndërtonin një rregullore në lidhje me primaret, duhet të ketë një bashkësi rregullash të tjerë. “
Lista e Primareve apo e "Primateve te PD-se"? Keta shpellaret e PD-se ngjajne me shume me primatet. Pale kur dalin me dru ne dore neper demostrata, duket sikur kemi kthyer kohen e njerezimit mbrapa ne Epoken e Gurit.
Të besosh se vetem Berisha fiton nuk eshte gabim, po sikur ai të vdese rruges si i behet, kan menduar keta se kush do të jet?? se edhe moshë per ta lene kete jallane eshte de.
Sikur Mutin e thate e grric me shkarpe. ...te mbyt era
Lere lere kur ka ardhur ne Durres dhe sharebajga e foltores me kryqet e thyera si te Bleona qerretit, Floriana dhe do kandidoje ne primare, fundi i botes.