Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Këtë herë do ta tundim, do kemi një fitore spektakolare!

20 Shkurt 2025, 09:30Politika TEMA
Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Këtë herë do ta tundim,

Në rubrikën “SY m’SY” në rrjetin e tij social Facebook kryeministri Edi Rama njoftoi se për pak ditë Partia Socialiste do të dalë në terren dhe do të zhvillojë takime me qytetarët e Shqipërisë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Rama foli me bindje se edhe këtë herë PS do të fitojë bindshëm.

"Edhe për pak ditë, edhe pak kohë sepse akoma nuk e kemi caktuar ditën, por do të fillojmë maratonën sy më sy, është kudo në fshat në qytet, në rrugë në kafe, buzë detit buzë lumit. Do jetë shumë e bukur maratona drejt 11 majit. Se janë ca që thonë çfarë do nxjerrësh këtë herë?

Gjithmonë ka dhe në fund të ditës jeta politike e njerëzve nuk mund të jetë vetëm dërr dërr, prandaj kush është pjesë e familjes tonë në këtë fazë që fillon ndeshja ka mundësinë të hyjë ..

Do të jetë si një ndeshje që nuk je vetëm lojtar… Këtë herë do ta tundim dhe do kemi një fitore spektakolare dhe do t’i japim mësim çdokujt për ta çuar flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit atje në BE. Dhe mos harroni Albania në tryezat e BE-së", tha ai.

5 Komente

  1. E
    ERTV

    Ehh merr artist, pikturist, skicist, sharlatanist! Kemi kaq kohë që themi se kjo është loja e jote... Të mbash Saleh gërdallën vërdallë (të vdekurin e pakallur), për të trembur gjithë pjesën tjetër... U buuu buu erdhi Salehu (si dikur kur trembnin fëmijët erdhi gogoli). Kështu dhe ti. Në fakt e gjitha është një lojë e shëmtuar e monopoli politik në Albanistan ku ti ke uzurpuar PS. (Pa zgjedhje, dhe pa zgjedhje e mban). Salehu gjithë të djathtën me qëllim që pushteti mos të iki nga ato duar. Pra rrethi Katowician i mos-lëshimit të pushtetit. Se halli më i madh është se mos vjen dikush tjetër dhe ju dërgon të gjithëve atje ku e keni vendin. Ti je në krye të kësaj poshtërsie në babain tënd politik (Saleh-un). Vazhdoni bëjini ende lodra Shqiptarët, të zihen, grinden, madje dhe të vriten për ju... Ti artist je njëlloj si Saleh-u (pa vrasje ende).

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      @ERTV! Në parim e ke drejt, por vetëm dy vërejtje po i bëj: Së pari, pas dorëheqjes së Nanos, Rama e mori PS-në me konkurim brenda saj, me sa mbaj mend përballë Rexhep Mejdanit dhe e dyta në fund shkruan se Rama, është njëlloj si Sa-lehu, po ende pa vrasje. Pse pak të duket kjo, kur bën vërtet një ndryshim aq të madh sa shkakton gjithë këtë urrejtje të shumicës dërmuese të shqiptarëve për të? Në këtë aspekt, ndryshim jo të vogël me Ramën monstra ka jo vetëm se si ky e mori PS, por sepse në PD, Saleh-un e delegoi diktatori i fundit komunist R.Alia. Gjithsesi, bashkohem për shumë gabime të Ramës, ku si më kryesoren mund të rradhis: Në prill 2000, një muaj pas tragjedisë së Gërdecit, Rama në bashkëpunimin me Sa-lehun bashkoi votat dhe bëri ndryshimet kushtetuese, të tilla që kanë sjellë pasoja të rënda për demokracinë, ku ndër më të rëndën, kthimin e dy partive të tyre në pronë, Berisha prej 34 vjetësh dhe Rama prej 20 vjetësh. Qëllimi: Rokada duam s'duam dhe pavarësisht se kur, të bëhet vetëm ndërmjet tyre. Që nuk është bërë deri më sot, nuk do bëhet as në 11 maj, si shkak është fakti se Rama është me fat që si kundërshtar ka përballë një përbindësh si "non grata". Dhe për këtë, pa i mohuar zotësinë Ramës, ai nuk është siç thuhet, që ka lindur me këmishë, por ka lindur me xhup.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arbeni

      Unë e besoj se fitorja do jetë spektakolare.salehu dhe dhjertorja do të pësojnë një humbje katastrofale që do ta rrënoj partinë e foltores së sali malokut.

      Përgjigjjuni
      1. l
        landi

        Fiton emri i PS...se po te jete per ty o hale, s meriton asnje vote s meriton ! ike sa me pare, shporu e mos e shkatero ate parti . E ke mbushur me analfabete e prostituta. Qerohu nje ore e me pare o funderine

        Përgjigjjuni
        1. n
          noname

          sa nastradine ka ai vend ,piktore,doktore,shtangiste,hollandeze me xhel,nard ndokera,tom dosha,mhill fufa,shukrinj,safeta ehhhhh lista nuk mbaron

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje