“Primaret e PD në dorën e kasapit Flamur Noka”, Meçe: Në Kryesi janë njerëzit e Bashës, LaCivita po manipulon opinionin në Shqipëri!

20 Shkurt 2025, 09:51Politika TEMA
“Primaret e PD në dorën e kasapit Flamur Noka”,

Numri i të tërhequrve nga Primaret në Partinë Demokratike po rritet nga dita në ditë, teksa bien në sy emrat e Helidon Bushatit, Ferdinand Xhaferraj, Petrit Doda apo Ori Nebiaj.

Ish-deputeti demokrat Arben Meçe u shpreh se Primaret e PD në fund do rezultojnë të kota, sepse Berisha nuk ka shpallur ende vendet për aleatët e tij. Teksa theksoi edhe faktin se pas votimit të kandidatëve, emrat shkojnë te “kasapi” Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i PD.

“Për mua është proces normal, pasi të zgjidhen këta 300 emra, do shkojnë te kasapi Flamur Noka, ku thuhet çfarë ke bërë, je apo s’je, kontributi politik. Përveç Gazment Bardhit nuk gjej të tjerë, se janë qendrestarët e Berishës. Primarja kërkon patjetër ekspozimin e listave se kush do votojë, është e detyrueshme.

Po të shohësh më parë, kanë votuar anëtarë dhe simpatizantë, madje edhe të LSI-së. Në 2019 kanë votuar edhe simpatizantët. Ajo parti çdo vit ndryshon strukturat drejtuese. Partitë nuk duhet t’i ndryshojnë elitat.

Para primareve, PD duhet të shpallë edhe aleancat, sa do jenë vendet për aleatët, duhet t’i shpallë që tani. Se ka aleatët, Ilir Metën që ka 4 deputetë dhe i do, Nard Ndoka që ka 2 vende dhe i do. Kur bën llogarinë në fund të del se Primaret bëhen kot”, u shpreh ai.

Meçe thekson se shansi i vetëm i PD dhe Berishës është fakti se SPAK ka arrestuar dhe po arreston njerëzit e mazhorancës. Kurse për listën e PD-së për primare dhe deputetë, thotë se njerëzit aktualë në Kryesi janë të gjithë të Lulzim Bashës.

“E para i referohem listës së PD. Këta janë të gjithë të Lulzim Bashës dhe aty mungon vetëm Luli. E dyta është Gjekmarkaj, që do e zbusin në maksimum fushatën e Berishës. Kryesia e mban partinë. Janë të gjithë të Bashës, asnjë nuk ka lëvizur. Në planin e paraqitjes fizike të PD-së me kryesinë nuk kemi asnjë ndryshim.

Absurde që SPAK të jetë ngritur Ramën. U ngrit për të goditur pandëshkueshmërinë 30-vjeçare në vend, jo vetëm andej këndej sepse është politikë. Kush shkel ligjin të kalojë në gijotinën e SPAK. PD është ajo që ka qenë. Si deklarata e Flamur Nokës në Diasporë, se për 3 muaj do zhdukin përfundimisht varfërinë. Ose deklaratat e Berishës për rrogat apo pensionet dhe njerëzit në nevojë”, u shpreh analisti për Report Tv.

Sa i përket ardhjes në Shqipëri të konsulentit të fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita, ai u shpreh: “Po manipulohet me idenë e ardhjes së Trump në pushtet, që do sjellë Berishën në pushtet. LaCivita po manipulon opinionin në Shqipëri, po ndërhyn në punët e brendshme.

Me mendësinë se Trump do marrë sëpatën dhe do sulmojë këdo që është kundër Trump. Berisha ka 20 foto me Sorosin dhe sot na tregon fotot e Ramës me Alex Sorosin dhe tani na bën antisoristin më të madh”. 

3 Komente

  1. A
    Arbeni

    Kush e rruan çfarë thotë Lachivita !? Më 12 Maj ai do marrë një dru në bythë dhe do ja mbathi në Amerikë dhe nuk do ta kthejë më kokën mbrapa.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po qe per LaCiviten, Rama merr 100 deputete

      LaCivita eshte koqe, nuk mund te manipuloje asnje tjeter se vec 30% te mjere te sektit Berisha. La Civita me 50 milione dollare do ta fute ne burg Saliun per pastrim parash te pista ne fushate elektorale.

      Përgjigjjuni
      1. n
        noname

        Lacivita merr leket e si plas hic se ska cfare garancie te japë!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje