Loja e pisët e Sali Berishës dhe Flamur Nokës në Kukës, ku duan të emërojnë të akuzuarin për dosjen “Trebicka”

15 Prill 2022, 10:34Politika TEMA

Loja e pisët e Sali Berishës dhe Flamur Nokës në Kukës,

Sali Berisha dhe Flamur Noka janë duke bërë një lojë të pisët në Kukës, me zgjedhjen e paligjshme të kryetarit të ri të PD-së.

Gara në Kukës ishte hapur qysh në shkurt dhe u angazhuan në fillim 3 kandidatë:

1. Irel Elezi (vëllai i Ibsen Elezit dhe djali i Isa Elezit, themeluesit të PD në Kukës)

2. Sabah Cena (kryetar i lagjes Kukës)

3. Fasli Germizi (sekretar i Pergjithshem PD, dega Kukës)

Pasi të tre bënë 2 muaj fushatë në Kukës dhe i kërkuan votëbesimin anëtarësisë së Kukësit, vetëm në fillim të kësaj jave Flamur Noka i thirri ata që i ka nën kontroll (Sabahun dhe Fasliun) në Tiranë dhe i urdhëroi të tërhiqen, për t’i hapur vend kandidatit të planifikuar nga Sali Berisha për Kukësin: Admir Sinamati.

Kjo gjë bëhet me dije nga një prej ish-kandidatëve, Fasli Gremizi.

“Te nderuar anëtarë të Partisë Demokratike, anëtarë të organizatave partnere : LDG dhe FRPD - Dega Kukës;

Në zbatim të Udhëzimit Nr. 5 dhe Udhëzimit Nr. 5/1(i ndryshuar) për zgjedhjen e kryetarit të degës , anëtarëve të kryesisë dhe delegatëve të Kuvendit Kombëtare, u përcjell njoftimin e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale të PDSH-së, për miratimin e kandidaturave dhe organizimin e zgjedhjeve për kryetar të  PD - Dega Kukës

- Kandidaturat e miratuara janë :

1- Admir Sinamati

2- Irel Elezi

Zgjedhjet mbahen ditën e diel më 17.04.2022 

Ora 10:00 deri 17:00

Pallati i Kultures “Hasan Prishtina “

Duke uruar kadidatët,

Suksese dhe na shkoftë mbarë”, shkruan ai.

Kush është Admir Sinamati?

Ai ka qenë një nga levat e Sali Berishës dhe për shumë vite drejtori i Mjeko-Kriminalistikës në Tiranë! Nën të tjera ai akuzohet se ka fallsifikuar dosjen e Kosta Trebickës (minuta 47:55 e Top Story)



8 Komente

  1. D
    Demushi

    Ti ini shum falenderues shokut Salih se aj u a ka mbledhur te tane berllogat e Shqipnise ne krahun e vet e nuk lodheni me dite kush asht i miri e i keqi. Sot punt n Shqipni ma n fund duken ashiqare.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani katolik

      Po le te zgjidhet kushdo ne kukes se me siguri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare vetem Muli do mbshketet te votoje se te gjithe kuksianet do jene "largu" per tirane ose per angli e kryetar Sinamati do jete vete anetare e vete kryetar.

      Përgjigjjuni
      1. H
        He

        Mir e ke than mar Shkodran Po ke harru me than qe edhe per kete qe rinia po iken nga vendi “FAJIN E KA SALIU”

        Përgjigjjuni
      2. B
        Balo

        Hani ju ,hani... Admiri është njëri nga mjekët më të zotë dhe ekspertët më të mirë mjeko-ligjorë që ka Shqipëria! Por, nga njëra anë sot kreun e PD Kukës e synon,Debil Elezi dhe nga ana tjetër drejtor të Mjeksisë Ligjore në Tiranë kanë vënë djalin e Mystehak Xhemalit, që është trafikant femrash dhe përdorues droge! Admiri është mes dy zjarreve ... Sa për dosjen e Trebickës, ky kurva e vockël që ka shkruar artikullin e di që atë dosje e " ndryshuan" ... amerikanët! Prandaj shko futi një mish me lakër se paguan Ibseni....

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokratikasi

          Doktor Admir Sinamati eshte doktor dhe me pune te mire ne Tirane. Edhe sa kohe do vazhdoje tallja me Kuksin duke sjelle ketu ata qe jane larguar? Admiri ben sikur ju dogj zemra per PD dhe per Kuksin, por gjithe hallin e ka me u bo kryebashkiak dhe me pas hajdut qe vjedh tendera. Urime Safet Gjici edhe nje mandat te dyte se keshtu si po zgjedh PD ti ke me fitu edhe pse nuk e meriton. Nuk vlejne per PD personalitete te ndershme qe luftuan me popullin me heq traun e Qetit, por duhen servilat e Mulit me forcu traun e Safetit.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardan

            Nese SPAK nuk merret me Sali Putinin, Berisha do ta rrafshoje perseri Shqiperine.

            Përgjigjjuni
            1. c
              ce

              Shume shpejt do zgjidhet dhe drejtoresha e kultures e foltores dhe pritet qe Muli te propozoje ish drejtoreshen e kultures ne kabinetin e tij , kengetaren tallava Greten qe nga rruga hyri ne kabinet.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Myslimani.

                Ata ngrene kurthe por Zoti ju a shkaterron kurthet. Se Zoti eshte strategu me i mire. ( Varg nga Kurani). Kane qe ne vitin 2016 qe jane terbuar. Une i kam kerkuar ndihme Zotit nga politikanet e superkorruptuar. Sepse e kemi lakun ne fyt gjithe kohen. Nuk dua qe im bir te shkoje emigrant. I kam kerkuar Zotit te Boteve shkaterrimin e tyre. Po pres.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje