
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Beratit ku po zhvillon një takim me demokratët. Ky është takimi i radhës që Basha zhvillon me demokratët për të diskutuar lidhur me situatën brenda në PD, pasi më herët ka pasur takime edhe në qytete të tjera. Që pas dorëheqjes së tij nga posti i kryedemokratit, Basha ka vendosur që të takohet me demokratë, ndërkohë që ka zgjedhur të mungojë në selinë blu e në të gjitha mbledhjet, edhe ato të grupit parlamentar. Tanimë zyra e tij në PD është kthyer në një dhomë takimi për grupin e Rithemelimit, ndërsa edhe pas dorëheqjes së tij përplasja mes palëve vazhdon.
Është mënyra më e mirë për të sulmuar Berishën, t'ja bësh ashtu siç t'a bëri. Nuk la gjë pa thënë në foltoret e tij, kurr nuk tha një të vërtetë, vetëm gënjente dhe shpifje, dy armët e tij më të preferuara politike. Edhe Basha do bënte gabim fatal nëse thosh ndonjë të vërtetë për të, askujt nuk do t'i hynte në punë, njerzit duan gënjeshtra, gënjeshtra sa më të mëdha, të ngjashme me kërcunjtë që sjell një lumë i rrëmbyeshëm gjatë përmbytjeve. Vetëm kur janë sa më të mëdha atëhere as që duhet dyshuar se kanë për të patur efektin e nevojshëm, njerëzia do mbeten të mrekulluar.
Me qene se mbledhjet i ben neper birrari te sugjeroj qe ne keto takime te marresh edhe Dash Pijanecin qe pi raki me bishta qepe dhe gjize.
Edhe me plonc derri.????????????