
Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj deklaroi se Sali Berisha me ambicien e tij për t’u vendosur në krye të Partisë Demokratike po çon në rrënimin e partisë. Ai shtoi se Berisha duhet të bëjë një hap pas për t’i hapur rrugë procesit të bashkimit.
Deputeti është ndalur edhe në procesin e zgjedhjeve që po zhvillon Komisioni i Rithemelimit në bazën e partisë. Xhaferraj thotë se ky proces është tërësisht i njëanshëm, pasi deputetët që nuk mbështesin ‘Foltoren’ nuk i kanë thirrur të jenë prezentë.
“Proces mashtrimi që po çon në rrëzimin e PD-së. Procesi ka qenë i njëanshëm. Nuk jam ftuar të marr pjesë në asnjë proces, kështu ka ndodhur me të gjithë. Nuk do e kisha problem nëse s’do merrja pjesë nëse procesi do çonte në shërimin e PD-së. Ky proces nuk ka frymëzim, as gjallërim as bashkim, në të gjitha mbledhjet marrin pjesë nga 18 në 30% e anëtarësisë”, tha Xhaferri.
Sipas Xhaferrajt, 6 marsi ishte një provë që tregoi hapur se Luzlim Basha dhe Sali Berisha janë problemi më i madh për Partinë demokratike.
“Ka një shpjegim, 6 marsi ishte evidencë që si Basha dhe Berisha janë dy aktorë që janë problem madhor i PD-së, u dëshmua që nuk e rrezojnë dot Ramën dhe e djathta shqiptare nëse duhet të bëhet duhet të çlirohet nga këta aktorë. Basha ka dhënë dorëheqjen dhe duhet ta kuptojë që s’mund të garojë më, Berisha duhet ta kuptojë që më 6 mars dhe maksimumin, mori ato vota që ishin mëse të mjaftueshme për të mundur Bashën, por të pamjaftueshme për të rrëzuar qeverinë. Berisha duhet të bëjë një hap prapa”, u shpreh deputeti demokrat.
Ky eshte idiot i lindur. Ok deri ne 30% po 18% si e ka llogaritur valle. E vetmja mundesi eshte qe nje sekdion te kete 50 anetare dhe pjesemarres te kene qene 9. Nuk besoj se ka ndodhur kjo.