Bujar Leskaj uron Majkon për rikthimin në Kuvend: Politikan me integritet, besoj se s’do jetë pjesë e grupit parlamentar të kanabisit

14 Prill 2022, 17:22Politika TEMA

Bujar Leskaj uron Majkon për rikthimin në Kuvend: Politikan me

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka marrë fjalën në Kuvend për t’i uruar mirëseardhjen deputetit më të ri, Pandeli Majkos, i cili mori mandatin e Alqi Bllakos.

Leskaj e vlerësoi Majkon si një politikan me integritet dhe që meriton respekt, ndërsa shtoi se është i bindur se ai nuk do të jetë në “grupin parlamentar të kanabisit”, duke iu referuar kështu procesit të legalizimit të kanabisit.

“Në krye të herës do më lejoni të jap një vlerësim dhe urim të vecantë për deputetin më të ri dhe më të vjetër të Kuvendit të Shqipërisë Pandeli Majko. 

Një politikan me integritet, i vlerësuar që meriton respekt. Unë besoj se Majko nuk do të jetë te Grupi Parlamentar i kanabisit“- tha Leskaj. 

Majko u betua sot për herë të 8 si deputet duke zënë vendin e lënë bosh nga Alqi Bllako. Ky Ii fundit kujtojmë se u arrestua pak javë më parë nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

2 Komente

  1. S
    Skrapi i tankut ne qipro ka vajtur me delijorgjin

    Mos ja fut kot o bujar gozhda e ndryshkur, majko eshte nje hajdut me damke i skrapit nuk te takon ty fare ta urosh, por degjeneroje se ke pare edhe dosjen e skrapit ne KLSH

    Përgjigjjuni
    1. n
      niva

      Niva Akoma me kelysht e komunistave ? Por koha...... eshre ne favorin tone , tani e tutje shpresat nuk i humbim.....Cdo njeri prej tyre do te Filtrohet dhe do tu dalin te tera cfar kane bere keto 32 vite.....I thone nje fjale popullore: I duruari i fituari.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje