
Gabriel Escobar ka komentuar për mediet greke situatën në Partinë Demokratike.
Gjatë një interviste, i dërguari i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor ka deklaruar se është e trishtë ajo që po ndodh në Partinë Demokratike në Shqipëri.
“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që i ndodhi PD në këtë moment. Shpresoj që anëtarët e PD dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë.”- shprehet ai.
Shqetësimi i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor
Escobar në këtë intervistë u shpreh se shqetësimi i madh amerikan për Ballkanin Perëndimor bazohet në ndikimin e vendeve të treta si Rusia dhe Kina.
“Jam shumë i shqetësuar për ndikimet dashakeqe ruse dhe kineze. Unë nuk e përfshij Turqinë në këtë kategori. Turqia është një anëtare e NATO-s, ajo ndihmon në ruajtjen e paqes në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjithashtu ka punuar shumë për të sjellë investime në rajon.”- tha ai.
Sipas tij, qëllimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor “është të destabilizojë qeveritë në mënyrë që t’i largojë më tej ato nga Evropa. Dhe këtë e bëri përmes dezinformatave, me ndikim negativ në partitë politike, madje edhe me atentat. Ndikimi rus në Ballkan nuk sjell investime apo ndihmë. Kina ka qenë një partner ekonomik shumë i vështirë. Ndikimi i saj është absolutisht ekonomik. Ajo ka bllokuar disa vende në borxh negativ.”
Escobar shton se përgjigja për të dyja është “integrimi më i ngushtë në BE dhe bashkëpunimi më i ngushtë BE-SHBA për të larguar ndikimin keqdashës rus.”
Ne nuk pranojme qe ju amerikanet te na jepni mend.Ju na keni ne gryke te pushkes ne ju kemi ne gryke te topit.Hahahaaaaa
Ketij rrushit kolumbian apo meksikan çfarë mutin është, Qeskobarit, do ja kisha thyer më dysh "traun" e doganës. Më vjen ta rrufis sa bukur ja fut PD-së. As e qi as e lëshon. Ah çfarë I bëj unë këtij ????