Braçe kundër vendimit të qeverisë: S'të bën “të pasur” një faturë energjie 20 mijë lekëshe

14 Prill 2022, 11:55Politika TEMA

Braçe kundër vendimit të qeverisë: S'të bën

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar sërish sot për vendimin e qeverisë lidhur me shtrenjtimin e energjisë për “të pasurit”.

Sipas Braçes, familje të pasur nuk të bën nëse harxhon më shumë energji elektrike, por të bëjnë pronat e paluajtshme.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe ka këshilluar qeverinë që të gjejë burime të tjera për të prodhuar më shumë energji nëpërmjet diellit dhe erës.

“Per te pasurit, tatime te reja, te drejta, progresive!
Nje fature energjie 12 mije, 13 mije, 14 mije lekeshe, ja dhe 20 mije lekeshe, nuk te ben te pasur.
Beja sa te duash cmimin, nuk je i pasur prej kesaj!
I pasur je prej pasurise se paluajtshme e te luajtshme qe zoteron, perfitimeve nga kjo pasuri!
Per te pasurit, na duhet tatim i ri progresiv per te gjitha te ardhurat nga kapitali, pasuria.
Per energjine, na duhen burime te reja, shume burime ne energji prej diellit dhe eres qe i kemi ne shumice;
Liberalizim dhe heqje e cdo barriere qe pengon zhvillimin e energjise nga keto dy burime kaq te lira”, shkruan Braçe.

3 Komente

  1. K
    Komentator Politik

    Rritja e fakturave është dukuri natyrale (por duhet lëshime te të varfërit që kan veshtersi të mbyllin fundin e muajit)

    Përgjigjjuni
    1. r
      rexha 10

      Privatizimi i pasurise publike ,koncesionet ,apaltet ,po e grryejne dhe shkaterrojne ate vende per dite .Dikure vidheshit edhe Remitancat e emigranteve qe i binin per familjaret e tyre ,gjate periudhes se veres ,ndersa hajduterit e bankave lunin me kursin e valutes per te kembyer euron. Te imagjinoni degradimin e vendeve me nje peisazh shume te bukur te dhuruar nga natyre ,kujtoni liqejte e Lures ,bukurine e natyres se Jugut ,si PERMETIN ,MOKREN ,Uji i ftohte ne TEPELENE ,e shume bukurite prrallore si buze detit ,ashtu edhen neper bjeshket e Shqiperise .

      Përgjigjjuni
      1. d
        dhembeli

        C'far do te ndodhi pas miratimit te kufirit ''700 kw0re " ?( cmim tregu mbi kete sasi) 1- OSHE- sot nuk na dergon rregullisht faturen mujore te harxhimit te energjise . -Diferenca e leximit te sahatit, nuk perfaqeson harxhimin e muait perkates , por harxhimin e nje periudhe kohore, pasi leximi nuk realizohet ne cdo fund muaji. Dhe kjo eshte ne dore te faturistit, i cili e ben muajin me 25 ose 35 dite . Kjo ndikon ne shumen muajre te faturuar, qe do te thote nje muaj me shume faturim dhe nje muaj me pak . Ketu fillojne abuzimet ; -Dalin ne skene sekseret dhe abuzohet ne bashkepunim me faturistet. 2- Nje familje me dy apo me shume kurora, e me te ardhura minimale, ( aresye kryesore sepse jetojne se bashku) , ka nje sahat mates te energjise (NJe kontrate me OSHE-ne) , sigurisht qe do te kete harxhim mujor mbi 700 kwh , prandaj kjo familje do te penalizohet. Per kujtese; Mbas viteve 1975 , u vendosen kufizime ne shume artikuj ushqimore sa i perket sasise per cdo familje si; mishi , gjalpi, vaji etj. dhe populli gjeti zgjidhje .;- U ndane femijet e martuar nga prinderit formalisht , per te perfituar tallonin e mishit, etj. Edhe tani do te ndahen me sahate me vete per te mas kaluar shifren kufi.700 kwh. Do te lozi bisnesi i shitjes dhe montimit te sahateve elektrike, futja e taksave te tjera ne faturen e energjise , etj . Do te hapet pune per matrapazet dhe do te zgjerohet korupsioni, i cili edhe sot eshte i pa durushem edhe ne kete sektor. Ankohu sa te duash ! U ankova ne oshe, se nuk me sillnin faturen e dritave; Pergjigje: - e ka fajin posta shqiptare ,sepse ajo e shperndan, me thane . Shkova tek posta dhe me thane, pas shume debatesh, -mundet te kesh te drejte,sepse na kane ikur disa postjere ne gjermani dhe... Tani duhet ...si duken bathet , te pres deri sa te na kthehen postjeret nga...! Mos beni ligje te tilla qe shtojne abuzimet dhe korrupsionin! U shiten Hec-et ne lumin e Matit dhe ata te Bistrices, ka mbetur vetem kaskada e Drinit .Vetem ajo jep 70 deri 80 perqind te energjise per shqiperine, kur administrohet, dhe ajo 20 -30 perqind qe do te blihet nuk duhet te coje ne rritjen e cmimit te energjise per konsum familjar. Gjendja e nivelit te HEC-it ne Fierze per kete vit , duhet te coje pas hekurave ata qe e administrojne ate pasuri si dhe ata qe e monitorojne. Uji, ajeri dhe energjia elektrike....!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje