
Ditën e sotme Grupi i Rithemelimit do të zgjedh kreun e degës së PD në Roskovec. Në garë janë dy kandidatët Emeis Xhaxhaj dhe Kevin Cjapi. I deleguari i Berishës, Luan Baçi ka sulmuar Enkelejd Alibeajn duke thënë se po dëmton PD me propagandën dhe shpifjet që thotë në media çdo ditë.
“Këto zgjedhje janë të gjithë pranuara pasi zhvillohet nga vet demokratët. Do të jemi më të fortë më të hapur më të bashkuar ashtu sikurse ka qene slogani i PD , përtej propagandës dhe nxirjes që bëjnë disa individë që vazhdojnë akoma të dëmtojnë PD siç është ai që e quan vetën kryetar i komanduar.
Do t’i ftoja të ishin në Roskovec sot për të parë realitetin, që ka një pjesëmarrje të lartë dhe faktet flasin vet. Do t’i ftoja të ishin pjesë e garës dhe jo të nxijnë realitetin nëpër media sepse ashtu si dështuan me kuvendin e tyre të famshëm që u ulën 5004 delegatë në 1940 karrige , kështu po dështojnë çdo ditë me propagandën dhe shpifjet e tyre. I referohem zotit Alibeaj dhe atyre 3-4 që janë rreth tij “, tha Baçi
Dialogu është arma e duhur në politik, ndaj parlamenti dhe debatet politike, janë jehon zgjidhjeje.