Andi Bushati: Raporti i DASH në kundërshtim me qëndrimet e Yuri Kim

13 Prill 2022, 21:09Politika TEMA

Andi Bushati: Raporti i DASH në kundërshtim me qëndrimet e Yuri

Analisti, Andi Bushati thotë se ka një kundërshtim mes raportit të DASH dhe qëndrimit të diplomatëve që “duan ta mbajnë mirë me qeverinë”.

Sipas Bushatit, “raportet e burokratëve bëjnë radiografinë reale të Shqipërisë” dhe ky “raport tregon totalisht të kundërtën që kanë vizatuar diplomatët amerikanë në Shqipëri”.

Bushati u shpreh se raporti nuk përngjan aspak me gjuhën e përdorur nga ambasadorja Yuri Kim.

“E ke dëgjuar ndonjëherë të flasë për patronazhistët, e ke dëgjuar të flasë ndonjëherë për ‘Peshkun e Madh’. Të gjithë deklaratat e znj. Kim, Eskobar dhe Palmer, piktura që japin kemi një djall të zi, opozita dhe Berisha dhe një partner të besueshëm Edi Rama. Ky raport nxjerr që korrupsioni i qeverisë është problemi kryesor”, tha analisti.

Andi Bushati e konsideroi raportin e 2021 të DASH për Shqipërinë “raportin më të zi që DASH ka bërë ndonjëherë për Shqipërinë”.

“Rama kur kapet me presh në duar, tallet. Është hera e parë që një dokument i DASH i djeg Ramës”, shtoi ai.

Ndërsa Baton Haxhiu thotë se raporti i DASH ka nënshkrimin e ambasadores Yuri Kim.

“Raporti është hulumtim i vetë ambasadës, nga media dhe nga takimet një nga një. Ambasada e monitoron punën e një qeverie dhe i dërgon raport shtetit të vet”, tha ai.

Sipas Haxhiut “nëse Kim gabon, humb karrierën”.

“Nëse jep informacion të gabuar nuk ka punë më, pasi është dikush që e verifikon”, tha ai duke shtuar se Kim e ka kritikuar qeverinë në qëndrimet e saj.

7 Komente

  1. n
    niva

    Niva Aman kur del edhe ky, na ben politik! Kur do te vije ajo dite qe mos ti shikojme keto surreter me? Se na jane bere si " Burri i nenes"

    Përgjigjjuni
    1. n
      niva

      Niva Aman kur del edhe ky, na ben politik! Kur do te vije ajo dite qe mos ti shikojme keto surreter me? Se na jane bere si " Burri i nenes"

      Përgjigjjuni
      1. m
        malsori

        DOLI KY KELYSI I BLLOKUT TE NA SQAROJ PER IMPERALIZMIN AMERIKA IK O QELBESIRE

        Përgjigjjuni
        1. Mercenarë i Sali Berishës ngele Andi. Ik andej nga ke ardhur se je i mbaruar, si kufoma që të paguan të bësh gam gam.

          Përgjigjjuni
          1. a
            asd

            Eshte e vertete qe raporti i DASH bie ne kundershtim me qendrimet e znj. Juri Kim por eshte ne perputhje te plote me vijen komuniste te gjish Hisniut.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zv.keywministri i Vap-it

              Ja pra,sipas bushatit te husniut,kimja shtremberon realitetin e Shqiperise.Si tha ai i gjati:-kopiohet fjale per fjale rapporti i nje viti me pare nga Dapi dhe vap..godet Duke moguar arritjet e vepres se Saputo,ASPAK.Eshte deshtim i Dapit apo i guvernatores Kim?

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cufe

                Ham Ham - Ham Ham

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje