Ylli Manjani sulmon zyrtarët amerikanë: Dash kur shkruajnë e dele kur flasin, totalisht jo seriozë

14 Prill 2022, 09:47Politika TEMA

Ylli Manjani sulmon zyrtarët amerikanë: Dash kur shkruajnë e dele

Kryeministri Edi Rama reagoi dje lidhur me raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Shqipërinë, i cili vlerësonte se korrupsioni në vendin tonë është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë. Rama u shpreh se ky raport është ajo që SHBA paska thënë një vit më parë. Ai shton se DASH paska harruar të shtojë edhe arritjet që vetë i ka thënë gjatë vitit. Lidhur me këtë deklarata të kryeministri Rama ka reaguar Ylli Manjani.

"Po mo “copy and paste” është ky raporti vjetor i DASH.  Edhe këtë vit si vitet e mëparshme njësoj “Të Korruptuar” dalim.

Ka të drejtë Rama.

Na pëlqen ose jo, kjo është e vërteta.

Amerikanët e DASH të tjera gjëra shkruajnë e të tjera gjëra thonë me zë.  Dmth janë DASH kur shkruajnë e DELE kur flasin. Çdo vit njësoj.

Totalisht jo seriozë.

E kemi të jetuar këtë deledash (Rama e quan copy&paste) realitet çdo vit.

Personalisht nuk kam asnjë entusiazëm as kur shkruajnë e as kur flasin deleshashët.

It doesn’t really mean anything. Kështu që kushdo që përdor raportimet deledash të Amerikës për të bërë opozitë e ka kot…", shkruan Manjani. 

 

2 Komente

  1. A
    Amant Dregjoni Boston

    Kur jep mend dhe ky spurdhjaku i bulqizes. Psikopat qe kerkon vemendje edhe pse jashteqit profka prej anormali. Mjere shqiperia ne çduar politikanesh ka rene. Tung nga Bostoni

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      Me injorante e korruptuar dhe hajdutë shqiptare , mbetjet e dorës së fundit të perandorisë osmane, DASHi Nuk duhet të merret fare. Këta degjenerata vriten me njeri-tjetrin se “pse me pe “.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje