
Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha në një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit ka deklaruar se nga takimet e zhvilluara në bazë ka konstatuar një frymë përçarëse nga një grup njerëzish që kanë vendosur interesat personale të Berishës mbi interesat e sakrificat e demokratëve.
“Unë vij nga shumë takime në terren me demokratët dhe shoh që nuk ka frymë përbashkuese, por përçarëse nga një grup njerëzish që kanë vendosur interesat e Berishës dhe te tyret mbi interesat e demokratëve. Largimi im nuk ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët, por është përfituar për të vijuar frymës përçarëse me frymën që ‘kush nuk bashkohet me mua shpallet kulak’, siç po bën me Alibeaj”, tha Basha.
Detyra e opozitës është të përqendrohet në rrethe dhe në 2025-ën , të bëj propozime të duhura për vëndin. Sa i përket politikës internacionale (mendimi i tyre është vendim për vëndin tonë)