"Drejtësia të hetojë personat e shpallur 'non grata' nga SHBA", Basha: Tre dinozaurët përdorin trukun e vjetër, kur nuk kanë zgjidhje i ofrojnë popullit cirk

14 Prill 2022, 11:55Politika TEMA

"Drejtësia të hetojë personat e shpallur 'non

Lulzim Basha i ka kërkuar sot organeve të drejtësisë që të nisin hetimet ndaj Sali Berishës, i shpallur 'non grata' nga SHBA, kërkesë kjo e bërë edhe nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.

Në një deklaratë për mediat para se të futej në Kuvend, Basha tha se drejtësia duhej të kishte vepruar prej kohësh, pasi akuzat e DASH ndaj Berishës, për korrupsion dhe minim të demokracisë, janë shumë të rënda.

Pyetje: Mendoni se drejtësia duhet të hetojë personat e shpallur non grata?

Basha: Normalisht po. Kjo është një pyetje që i jam përgjigjur edhe më parë dhe nuk ka nevojë të shtjellohet. Nëse ka një akuza nga aleati i SHBA drejtësia duhet të kishte nisur një hetim të plotë.

Më tej Basha shtoi: Ka një truk të vjetër, kur nuk ke zgjidhje, ofroji popullit cirk. Ajo që ndodh përditë nga goja e tre dinozaurëve, prodhojnë cirk por nuk ofrojnë zgjidhje.

Besoj se ja kemi dalë me sukses në ofertat tona që nga ligji i dekriminalizimit tek zgjedhjet. Është koha që kultura e vjetër politike e tranzicionit të marrë fund dhe nuk do të resht së bëri gjithçka, jo vetëm në krah të demokratëve.

 

3 Komente

  1. K
    Komentator Politik

    PD e formoj Bashën që të vazhdon politikën e mëtejshme pa nderhyrje të themeluesve. Ndaj një Parti e Re e Bashës (si në Francë), do forconte vëndin.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Shih si po i behet reklame dashnorit te Rames ne TemA, lol

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardan

        Ke fole kot o Lulzim Basha si gjithmone! Nuk e kupton se Sali Berisha e ka futur ne thes Arben Llallen?!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje