Damian Gjiknuri: Nuk marrim asnjë lekë nga TAP, duhet rinegocim për gazsjellësit e tjerë!

14 Prill 2022, 20:51Politika TEMA
Damian Gjiknuri: Nuk marrim asnjë lekë nga TAP, duhet rinegocim

I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga, ish-ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, shprehet se ka disa skenarë që mund të prodhojnë mundësinë e rinegociimit me TAP, për të përfituar gaz apo trasit fees.

Rudina Xhunga: Në dijeninë tuaj jo vetëm si ish-ministër por edhe si jurist, a mund ketë rinegocim me TAP-in?
Damian Gjiknuri: Lufta në Ukrainë ka filluar të ngrejë një pikëpyetje të madhe për varësinë e Europës nga gazi rus. Sidomos Gjermania, por edhe vende të tjera të BE të cilat janë shumë të varura. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse ata nuk po shkojnë drejt masave ekstreme për të vendosur embargon ndaj importeve të gazit rus në BE, pasi rrezikon shumë ekonominë evropiane. Kështu në BE po diskutohet që Europa ka nevojë për rrugë alternative. Për më tepër që sasi të mëdha gazi janë zbuluar në Izrael, Qipro, në pellgun e detit Egje, madje edhe në Egjipt.
Dua të përmend gjithashtu që për herë të parë kemi një marrëveshje mes Izraelit dhe Turqisë për futjen e sasive të gazit nga deti në Izrael në rrjetin turk. Po hyri në rrjetin turk natyrshëm që një rrugë alternative drejt perëndimit do të jetë korridori i jugut, që quhet gazsjellësi TAP.
Në perspektivë nëse do të kemi sasi të mëdha gazi të cilat do të devijohen si rrugë alternative për të shmangur furnizimin tradicional nga Rusia, do të lindë nevoja sepse gazsjellësi TAP është 10 milionë kub, mund të shkojë maksimumi deri në 20, kështu që do të lindë nevoja për zgjerimin e këtij gazsjellësi.
Rudina Xhunga: Por ne nuk marrim asgjë nga ky investim që kemi, cfare te presim nga projekti që mund të bëhet!
Damian Gjiknuri: Nëse do të kemi një rrugë alternative dhe nevoja të shtuara të BE dhe korridori i jugut do të jetë, mund të vijë prapë kjo mundësi. Jo nëpërmjet këtij gazsjellësi sepse çfarë është negociuar është negociuar, por për gazsjellësit e rinj në të ardhmen, mund të negociojme ndryshe. Sepse në këtë rast nevoja evropiane është shumë e madhe, ambienti gjeostrategjik të favorizon dhe potenciali ynë për të negociuar është më e lartë.
Rudina, unë doja t’ju falënderoja edhe për emisionet që ju i keni kushtuar kësaj çështjeje, sepse kontribuojnë për të hedhur dritë për një projekt shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe Europën, por edhe atyre detajet e atyre dritëhijeve që shpresojnë të gjithë se çfarë mund të përfitonte më shumë Shqipëria.
Kjo pyetje që ju ngrini për rinegocim, do të shtrohet edhe në të ardhmen nëse këto skenarë që unë përmenda do të jenë pjesë e diskutimeve.
Rudina Xhunga: Të gjithë e pranojmë që TAP-i është një investim i rëndësishëm në Shqipëri. Por marrëveshja me TAP-in është një dështim.
Damian Gjiknuri: Jo, unë nuk do ta quaja dështim. Ju jeni gazetare, shkrimtare dhe e di që e pëlqeni kontrastin, pra suksesin dhe dështimin. Unë kam kuptim tjetër për dështimin dhe suksesin. Çdo sukses nuk është përfundimtar dhe çdo dështim nuk është fatal. Unë mendoj që në marrëveshjen me TAP kemi edhe suksesin,por edhe hapësirë për t’u përmirësuar në të ardhmen.
Rudina Xhunga: Kësaj hapësire i shërbeftë ky cikël emisionesh./dritare.net



 

 

 

 

13 Komente

  1. B
    Berti

    Ne 2013-2014 ky hajdut rinegocoi kushtet e marreveshjes me TAP. Fakti qe serish nuk u perfshi tarfia e tranzitit dhe insistimi qe ende tregon per te mos u ndryshuar kontrata ne dobi te kombit dhe popullit shqiptar, fakton qe se bashku me Barishen, Meten dhe Ramen, edhe ky birbo eshte pjese e atyre pak palacove anti-kombetare qe kane perfituar rryshfet kriminal ne kurriz te popullit te shumevuajtur dhe te grabitur shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. l
      loni

      Zoti Damian Gjiknuri; nuk na shpjegove se perse eshte bere nje marveshje e tille qe Shqiperia nuk perfiton azgje nga TAP-i dhe a nuk duhet te mbajne pergjegjesi ata qe e bene kete marveshje?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Ky koqja cfare thote 'cfare eshte negociuar eshte negociuar'. Plus qe TAP-in nuk e quan deshtim.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sul Koburja

          Si ka mundësi pa transit fee,e pabesueshme,parandjekjes penale kush e ka negociuar e firmosur.Janë paguar para për korrupsion padyshim . Dmth kalon gazi në territorin shqiptar e nuk merret asnjë lek.Nqs më gjeni një rast të dytë në botë do ishte çudi.Turp e faqe e zezë.Në burg kush e ka bërë.Sali u mburre për TAP,jep llogari për këtë skandal që mohon edhe atë që ti e quan sovranitet mor injorant i keq.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na mbyten idiotet e Komunistit Sali

            Po pra. Sukses i qeverisë shqipëtare. Gjithe ai gazsjelles, kalon pa para. Ndersa dikush qe kalon me makine nga jashte ne Shqiperi paguan 50 euro. Ne paguajme 50 euro kur hyjme ne Shqipëri, 25 euro ne Bosnje, dhe 15 euro ne Mal të Zi. Bravo Edi Rama. Të vret ditën dhe te qan natën. Të pakten hajdutet të vrasin natën, dhe u ruhesh. Nga Qeveria qe të vjedh ditën qysh të ruhesh? Por ministri i Rames thotë qe është sukses, dhe ky nuk ka mut kot. Duhet ta degjojme.

            Përgjigjjuni
            1. k
              katarakti

              Pyetja kryesore ështê: Kush ministër apo kryeministër e nênshkroi marrëveshjen e TAP-it?! Dhe kur do të përgjigjet para drejtêsisë?! Korrupsion i pastër. Pastaj rinegocimi nuk ështê nê dorên tonë. Të huajt po të duan e rinegociojnë po nuk deshën, jo. Pyetja êshtë se si erdhi puna deri këtu dhe se si askush nuk ka dhênê dorêheqjen, apo nuk ështê futur në burg. Apo rrumpallë hesapi.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zjarri

                O te paaftet e mutit o hajdutet e merdes qe e quani sukses tapin.Keshtu keni negociuar per cdo pasuri kombetare dhe bota karin u ka futur bashke me nje grusht dollare qe u ka dhene per te mbajtur putanat tuaja me te mira

                Përgjigjjuni
                1. T
                  TAP korrupsion skandaloz!

                  O Gjiknuri, po cfare thu bre?! S'fitojme asgje nga TAP?! Keni dale te ndihmojme boten?! Mbyllini rubinetat TAP e thoni se doni rinegocim. Arsyeja: negociatat e para jane bere ne kushtet e korrupsionit. SPAK to kape kush negocioi. PS te nxjerre cilet deputete qe aprovuan marreveshjen. Denoncojeni neper bote marreveshjen. Shpjereni ne gjykate nderkombetare. Mesa di une, kompanite nderkombetare te perfshira ne korrupsion mund te gjykohen ne gjykatat e Anglise apo ShBA-se. N.q.s. TAP nuk pranon negociatat, atehere qeveria t'u veje takse milion dollare per cdo makineri e TAP-it qe hyn ne Shqiperi. Kush punon ne TAP duhet te paguaje a takse te larte speciale. Cdo riparim te tubacionit qeveria ti marre disa milione dollare per lejen e punimeve. Do rrisin sasine qe kalon ne TAP, disa milion dollare per hapjen e mbylljen e rubinetit. T'u behet e qarte pronareve te TAP-it se eshte me mire te negociojne nje takse fikse, sesa taksa ne cdo hap te mirembajtjes se tubacionit.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fat-miri

                    Ore ky qeka koqe fare.....nje avion kalon si mbikalim(nuk ulet ne Rinas) dhe kompania i paguan shtetit shqiptar ,nese nuk gaboj,100 dollare.Si ore kalojne miliona metr kub gaz duke shfrytezuar teritorin shqiptar, pa paguar as nje lek dhe kontrata nuk mund te negociohet.Natyrisht se negocimi eshte me heret dhe pagesa eshte bere nje here e mire tek qeveritaret qe firmosen.Hajdute te pa skrupullt.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Niku

                      Medemek, u shkulen gjithe gazsjellesit te futen nga Shqiperia se s'ka menyra me eficente per t'i bere? Ik mor rrote kari, qenke dhe jurist. Na e futi Likja thuaj me mire, s'po nxjerrim dot gje nga ky muhabet. C'perfitime do kishte Shqiperia, i shkuan atij 7%shit.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Patosi i Ri.

                        Besoj do venë në nj ë vesh këto komente. Apo do jetë i shurdhër veshi.

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gjindja pa shkollë

                          Negocim i suksesshëm thotë Gjiknuri! Ndërsa gazetarja që e ka mendjen vetëm tek numri i shikuesve të emisionit të saj, e pranon si të arsyeshme këtë lloj përgjigje dhe vetë-mburret: -Kësaj hapësire i shërben ky cikël emisionesh... Sigurisht që gazetarja do të thërrasë edhe persona të tjerë në studio për të "zbuluar" të vërtetën e thjeshtë që s'ka nevojë për interpretime dmth që negocimi ishte i suksesshëm vetëm për TAP-in dhe pushtetarët që mbushën xhepat e tyre dhe këtë e quajnë sukses!!

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Ndue

                            Po pse,stoponi kalimin e gazit more kulima e te zbadohen rregullat sic i ka bota

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje