Lojë me spiunazh, si e zbuloi SHISH spiunin në Presidencë

19 Korrik 2022, 17:19Politika TEMA

Lojë me spiunazh, si e zbuloi SHISH spiunin në Presidencë

Pak ditë më parë Shërbimi Inteligjent Shtetëror publikoi raportin për vitin 2021.

Drejtuesit e SHISH kishin vendosur të evidentonin nga puna e tyre një rast se si u survejua e u zbulua një “diplomat” me mision rekrutimi nga zyrtarët me akses në informacione të klasifikuara.

Gjatë monitorimit të aktivitetit të një punonjësi të huaj të dyshuar të një agjencie inteligjente të një vendi jomik dhe me mbulesë diplomatike që, në këtë rast, po e quajmë me nofkën “Rezidenti”, u evidentua aktivitet i ngjeshur në kontakte me qytetarë të ndryshëm të vendit tonë, midis të cilëve edhe me punonjës të administratës qendrore e lokale, për shkak të funksionit diplomatik që përdorte si mbulesë.

Përparësia i këtij operativi është njohja e gjuhës shqipe dhe zhdërvjelltësia në krijimin e kontakteve.

“Është vënë re prirje e tij për të pasur qasje dhe për të mundësuar takime në zyra institucionesh që administrojnë informacion të klasifikuar, si dhe veprime për të shmangur mbikëqyrjen nga struktura të sigurisë.

Dyshimet e para se “Rezidenti” kishte nisur një operacion të mundshëm rekrutimi erdhën pas frekuentimit të disa kabinave publike telefonike, në orare të përafërta në ditë të caktuara të muajit, të cilat realizoheshin pas lëvizjeve në rrugët e qytetit në këmbë dhe me automjet, për t’u siguruar që të ishte jashtë rrezes së monitorimit të strukturave të specializuara.

Pritësi i thirrjeve telefonike ishte një shtetas shqiptar, punonjës në institucionin qendror A. Punonjësin këtu po e quajmë me emrin “Çelësi”, thuhet në Raportin e SHISH.

Gazetari Elton Qyno shkroi se agjenti “Çelësi”, i cili tentoi të shesë informacione të klasifikuara si sekrete shtetërore për një diplomat të huaj, nga vendet “jomiqësore”, dyshohet se ka qenë një punonjës pranë zyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i cili tashmë është shkarkuar, sipas SHISH.

Në një shkrim të para disa ditëve Qyno shkruan se vetë SHISH, e evidenton në raport këtë agjent si punonjës të institucionit “A”, që sipas ndarjes alfabetike rezulton të jetë institucioni i parë i shtetit, Presidenca, dikaster ky që furnizohet në mënyrë të përditësuar me informacion sekret nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi Informativ Ushtarak.

Sipas infove që ne kemi në presidencë shkojnë dy lloj informacionesh. Janë ato sekrete të NATO-së dhe ato të shërbimeve kombëtare si SHISH apo SHIU.

Të para pasi njihet presidenti ekzekutohen, ndërsa të dytat arkivohen sipas ligjit të sekretit shtetëror.

Vox News ka mësuar se SHISH ka pasur dyshime se nga presidenca po dilnin informacione.

Shqetësimi i është dërguar Metës nëpërmjet një ish-drejtuesi të SHISH që Meta kishte marrëdhënie të afërta.

Emrat për shkak se kemi të bëjmë me shërbime jo mike nuk do t’i bëjmë publike.

Po çfarë ka ndodhur në rastin konkret dhe kush janë emrat që dyshohen në presidencë?

Meta ka nisur menjëherë verifikimet dhe personi i parë i vënë në rreth ka qenë një përgjegjës i ruajtjes së Sekretit Shtetëror në Presidencë.

Pas shumë hetimesh, dyshimesh dhe aludimesh Presidenca u bind se personi në fjalë nuk ishte autori pasi përpos detyrës që mbante nuk kishte akses në përmbajtjen e shkresave sekrete.

Presidenti kërkoi ndihmën e bashkëpunëtorit të tij që të siguronte informacione shtesë.

Siç mëson Vox News, SHISH mendoi një zgjidhje tjetër duke i bërë një rrengë Presidencës.

Përpiloi një informacion sekret me përmbajtje shumë sensitive dhe ia dërgoi Presidentit.

Ky informacion i pavërtetë me qëllim ishte vetëm për Presidentin dhe nuk iu nis paralelisht dhe institucioneve të tjera siç është Kryeministria.

Pas disa ditësh SHISH dalloi se ky informacion kishte shkuar te ‘Rezidenti’.

Në presidencë u bë një tjetër hetim dhe rezultoi se personi që kishte pasur kontakt me ketë informacion ishte një këshilltar i Presidentit.

Emrin sërish për arsyet që thamë më lartë nuk do e publikojmë.

Mirëpo, skandali vijon e thellohet dhe më tej. Pasi Presidenti i cili po e kërkonte kaq shumë spiunin në gjirin e tij, nuk mori asnjë masë ndaj këshilltarit.

Edhe pse SHISH thotë se personi me nofkën ‘Çelësi’ u shkarkua nga detyra, sipas burimeve tona ai vijon të jetë punonjës i presidencës me detyrën këshilltar.

Kjo gjë, ka ndërlikuar marrëdhëniet e besimit mes SHISH dhe Presidencës ndërsa kanë dijeni kryeministri dhe partnerët perëndimor të Shqipërisë, të vendosur në vendin tonë./VoxNews.al

27 Komente

  1. A
    Albina

    Po .... se spiuni është Milua..... dmth vetë Likja..... Ai e dinte spiunin në presidencë, por duke qenë edhe vet spiun, nuk e hoqi nga puna se mos ky e denonconte duke bërë publike dokumenta qe vërtetojnë se Likja është spiun i rusëve....

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tana

      Ilir Floririn e rekruton kushdo qe paguan 700 mije euro per nje informacion.

      Përgjigjjuni
      1. Roberto

        Po patjeter qe spiuni eshte "Milua" i Presidences i quajtur Agush Meta sepse ai bashke me Berishen ne keto kushte qe jane detyrimisht i genjen mendja se do i shpetoje nga burgu vetem REZIDENTI i cili jam i bindur se do jete diplomat Rus. Organet kompetente dhe partneret e kane me te qarte se kushdo tjeter. Nese Agush Meta,Presidenti yne dhe Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura paska mbajtur gjarprin ne gji bile duke e mbajtur akoma "Celsin" ne Presidence kjo tregon se eshte jashtezakonish serioze. Agushi duhet denuar pervecse si hajdut,vrases edhe spiun i Shqiperise e bashkepunetor i sherbimeve inteligjente Ruse ose te ndonje vendi tjeter qe mund te jete Kina.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Korçari

        Spiuni eshtw Një që ka studiuar ne Afrike…..njeh dhe gjuhën ruse. Elton gjeje

        Përgjigjjuni
        1. Punë MATRAPAZËSH .

          MATRAPAZI , është koka që cakton ÇMIMIN (lek , euro , dollarë, 7%)ja jep ÇELSIT shitësit dhe çelsi ja shet REZIDENTIT .

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lasgushi

            Pika qe sna bie ne mu ne koke.Shtet,qeveri dhe institucione te shqiptareve, per turp sic jane,presidenca ashtu dhe shish,kryeministria policia etj.Institucione leshi.Me vagabonda qe punojne ne to.Ata jane aq te ndyre dhe pa vlere,sa nje sherbim sekret kundershtar nuk do harxhonte e merte mundimin, ti rekrutonte dhe vinte ne sherbim te ti.Po keshtu katandis vende kur ne krye e kane drejtuar bajga si Meksi,Berisha,Nano,Meta, Majko e Co.Dhe kane ne krye e I drejton nje KM aktual me brekushe,te paafte,qe fluturo me p..... I cili, vazhdon ti shohe e lejoje akoma kete kancer ne trupin e Shqiperise e shq te drobitur e vuajtur.

            Përgjigjjuni
          2. s
            shqip

            E keni parasysh Ilir Metën kur thotë : do habitet mbarë bota kur të vijë momenti. Do dalin gjëra që...., do trondisin Tiranën . Këto kohë po flitet për sulm kibernetik. Por po të kthehesh jo shumë larg në kohe e në distancë , kujtojme që pati rrjedhje të databazave me të dhëna mbi rrogat e qindra mijë personash. Fakti që u denoncua nga LSI afera e inceneratoreve është në fakt rrjedhje informacioni. Sepse këto hetime janë sekrete nga prokuroria, dhe për më tepër dalin përpara duke bërë pis shumë të dhëna të tjera. Ngjarja është e përsëritur. Ndërkohë që nga prokuroria rridhte informacion tepër sekret, duke ja shitur këtë selisë së Shqupit, që nga ana e vet shantazhonte ministra. Madje duke ja kaluar këto të dhëna ndonjë gazete te huaj , ( Bild). Arsyetimi është i thjeshtë dhe të con në përfundime racionale. Përderisa në Shqipëri ka një rrjet spiunazhi vendas, që përfshihet në nxjerrjen e shumë materialeve, përfshi ato hetimore dhe të dhëna individuale të qytetarëve, të bën të besosh se sulmi kibernetik ka edhe dorën e spiunëve shqiptare. Në shumë raste Sali Berisha apo Ilir Meta kanë qenë një hap përpara, falë informacionit që e marrin nga kanalet e tyre të rekrutëve. Kështu mund të themi për dështimin e operacioneve të policisë. Kështu mund të jetë për dështimin e bisedimeve bilaterale me fqinjët. Kur bie fjala për shembull për zgjidhjen e vijës kontinentale. Gjë që ka qenë evidente këto vitet e fundit. Kështu ka ndodhur me zvarritjen e shumë projekteve. Kjo falë angazhimit të opozitës që përdorte skudo humane për të penguar kantieret e zhvillimit urban etj. Të mendosh që këtu funksionon shteti paralel , çdo gjë është e neveritshme . Ne po nuk dolëm nga politizimi i administratës shtetërore , levave të shtetit, polici, ushtri, drejtësi , pushtet lokal etj, ne nuk bëhemi shtet. Ja, do vazhdojnë të spiunojne njeri tjetrin sic kanë bërë gjithë shekullin e kaluar e në vazhdim.

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Ylli

              Flasin per spiune dhe nxjerrin foton e Likes mmmmmm????

              Përgjigjjuni
              1. 0
                007.Al

                Spiuni dihet qe eshte I.K. ai me shenje ne surrat nga Shqiperia mesme, fshatrat e Durresit.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Korçari

                  Jo jo 007 është korçar (megjithsesi dhe I.K korçar eshtë) dhe ka studiuar ne Afrikë në një vënd frankofon

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Ora

                    Nga Pogradeci eshte Ilir Kulla.

                    Përgjigjjuni
                  2. c
                    cfurkun e shpata ,cfar te gjeni i rrembeni

                    nashi ,Ulu ne Bith ,bej Skifterin na cepani me duar , dhe thirr kopene e stanit te dalin ne Prosteste kunder Negociatave me BE-ne -qe ato te anullohen ,se po na djeg bytha ktej na Lalzi .

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pordha

                      Pirdh ne uje, te behet flluge (fllusk)

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Doda

                        Ai qenka zotri patriot dhe burr i rrespektum , shqiptar i vertet , qenka per deputet çelsi brravo , asgje nuk na çudit sot se te ter tradhtaret dhe antishqiptaret qe kan bashkepunuar historikisht me sherbime te huaja kunder interesit komtar , sot jan patriotet me te mir dhe burra te rrespektuar , ne identifikoemi me Zogun hajdut tradhtar 99ç si e do , ne kemi patur dhe presidentit agjent te nje vendi jo mik , ministrin e brençem mulin , shefin e sherbimit sekret Gazideden , ministrin e mbrojties zhulalin , presidentin saliun te ter kta agjent te UDBs kan qen dhe jan , Dulja me partin e vet jan agjent te deklaruar te asfalis greke bashk me te gjitha partit e minoritetit , sot turp esht te luftosh e te vritesh per kombin se te beshtyjn dhe shajn te ter , ne kte vend shkerdhat jan mohuar 28 mij deshmoret e atdheut perbuzen dhe poshtrohen nga presidenti e kryeministri deri tek roja parlamentit dhe i selive te partive politike , mjaft se lat nam nuk keni turp ju te shikut doni te justifikoni rrogen qe e merrni qyl , ktu te ter politikanet dhe deputetet i tregojn dhe zorret e barkut trupave dipllomatik ne tiran ju kerkoni sekret bythen zbuluar pa brek doni te mbuloni koken me shami , sa qesharak qe jeni .

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          COBANI

                          Po ku ka me spiun se vete presidenti,kerkoni dhe do te gjeni pseudonimin e presidentit,si agjent rus,qe e deklaroje publikisht:"se nendetse,bomba atomike,avione,etj.etj ka dhe Rusia,ky bashke me "Bisturine",kane detyre qe te destabilizojne rendin publik,te krijojne anarshi,te kryejne vrasje dhe shkatrrim te prones,te djegin pyjet,te shpifin e mashtrojne,te zhantazhojne,po nuk kane asnje mundesi qe tja arrijne qellimit,cdo levizje anti-ligjore ,do jete fundi i tyre,shpejt do mare dhe ky cobani,medaljen nga SHBA-ja

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            edhe uj pi si Fshatar i pangopur heeeeej !

                            haaaaaaaaahahahaha, vallahi bilahi o me plas te gjitha tollumbacet me shurre lart kokes se ktij turi breshke pilli me ja shurros vallen .apo s'kercen fshstari haaaaaahah ka nji Video ky bariu Stanit kru e ka qit dikur por s'po e qit mo ,se vetem me e pa xhuxhin si kercente ne vitet mbas 91 -ishi si ariu i harrixhinjve dikur o me dhi tu qesh .karikaturat e njerezimit u bon Presidenta te Shqipnis hahahahaha

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tallavaja

                              Liro Floriri, c'e ke ate shishe qe rrekellen e gurgullon ne fyt, Raki Skrapari, ose ne gjuhen popullore SK. He me ta lumca, o spiun i felliqur. Edhe pak e do pirdhesh ne te semes. Nuk besoj se do ngresh pantallonat mbi kavilje sikur erdhe nga guret e malit, se Banken e ke plot, po te perfshij edhe ato qe ke shperndare, rregulli i ajsbergut vlen, 1/10 mbi uje, jane paret ne Banke dhe 9/10 nen uje jane ato te shperndarat. Edhe njehere me ta lumca, merr vallen tani, ke menduar per kohet e veshtira.

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                spiun i kohes pordhes

                                Te dashur lexues e komentues shiku yne shet pordhe kot me histori te ndodhura e zbuluara nga sigurimi i shtetit para viteve 90-te duke e perpjekur ti jape ca koherence.Thjeshte verifikoni kohen kur kane qene ne funksion e pune gabinat telefonike te rrugeve he te pjerdhsha shikun qe genjen e idiotet deputete qe mahniten e ngelin me goj hap nga keto mutesira

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  spiun i kohes pordhes

                                  Te dashur lexues e komentues shiku yne shet pordhe kot me histori te ndodhura e zbuluara nga sigurimi i shtetit para viteve 90-te duke e perpjekur ti jape ca koherence.Thjeshte verifikoni kohen kur kane qene ne funksion e pune gabinat telefonike te rrugeve he te pjerdhsha shikun qe genjen e idiotet deputete qe mahniten e ngelin me goj hap nga keto mutesira

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Q
                                    Qytetar

                                    Ja paskan djeg Likes "kontaktin" se u dekonspirua. Likja duhet hetuar per spiunazh.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kulla

                                      Eh mor Ilir

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shijaksi

                                        Nuk është I. K por A. C ????

                                        Përgjigjjuni
                                      2. p
                                        pjeter

                                        Shtet tallave po del !!! Ne cfare do lloj vendi tjeter,do i ishin vene prangat,dhe shtrydhur mire e mire per te kuptuar sa eshte demi i bere,sepse ka te beje me informacione te djeshme si ato te NATO-os,dhe ve ne dyshim seriozitetin e shtetit shqiptar, natyrish ne qofte se nuk e ka komprometuar deri tani.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          SH

                                          mrekullia e tete e botes eshte LSI qe u votua nga e majta e u shkri djathtas.zot na ruaj nga kjo semundje .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. t
                                            tori

                                            LIKJA esht nje afarist i shkelqyer..ka shpirt bisnesmeni e afaristi...ne cdo post ku ka qen...ka pasur suksese ne bisnesin e tij...fal dhe bllokut qe e mban gjithmon ne dore...dhe lapsin tek veshi...edhe ne postin e president e ka gjetur menyren si te bej para...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. F
                                              Franz Kafka

                                              pse duhen kaq shume kerkime e kunderzbulime per te kuptuar nje gje kaq te thjeshte: Meta eshte totalisht ne sherbim te ndikimit rus ne Shqiperi. Apo shqipot te vertetat e thjeshta nuk i kane kuptuar kurre ne histori, prandaj jane ata qe jane, popull primitiv e shpellar

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Firmat e themeluesve të PD-së 1991

                                                Dhe ne kemi agjent në shtete të ndryshme, por puna jonë është se nxjerrim kuptimin e politikës së një shteti nga sjelljet e tyre në shtyp, TV, ose me emigracionin, dhe jo të blejm zyrtar të tyre për një informacion të shpikur.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje