Luan Baçi: Qytetarët na kanë kërkuar bllokimin e rrugëve, policinë do e marrim para ndaj të kenë kujdes

29 Tetor 2024, 10:22Politika TEMA
Luan Baçi: Qytetarët na kanë kërkuar bllokimin e

Luan Baçi, ka zbuluar detaje nga organizimi i protestës së thirrur nga selia blu.

“Ne kemi njoftuar për protestën, vendet ku do të bëhet dje orët e përcaktuara. Është në të drejtën tonë dhe pas njoftimit askush nuk ka na ndalon dot që ne të protestojmë. Qytetarët absolutisht që do dalin në protestë, aty ku kemi thënë vendet dhe kemi miratuar. Çdo përballje me policinë do të jetë kosto për policinë dhe jo për qytetarët. Në momentet kur sovrani njofton se del në protestë, atë ditë pushtetin e kanë qytetarët dhe nuk e ka as Edi Rama, as policia e Edi Ramës”, tha Baçi në “Debat” nga Alba Alishani.

Opozitarët kanë kërkuar leje nga policia e shtetit për protestën që parashikon bllokimin e akseve rrugore në 6 pika të rëndësishme të vendit si Kthesa e Kamzës, rrethrrotullimet e Shkozetit, Bradasheshit, Levanit dhe Rrogozhinës, si dhe kryqëzimi i Milotit.

Paralajmërimi i policisë ka qenë i ashpër për organizatorët e protestës pasi bllokimi akseve rrugore është vepër penale parashikuar nga Neni 293 i Kodit Penal dhe sipas autoriteteve cilido që do të bllokojë rrugët do të përballet me pasojat që parashikon ligji.

Por, Luan Baçin duket se nuk e tremb kjo thirrje e kryepolicit Ilir Proda dhe është shprehur se këtë formë presioni e ka ushtruar përherë qeveria Rama kur opozita ka njoftuar zhvillimin e tubimeve.

“Sa për presionet e këtij drejtorit të policisë, zotit Proda, apo çdo drejtuesit tjetër, do t’ju këshilloja të rrinë sa më larg protestës, madje nuk ka nevojë as për sigurinë e protestuesve dhe qytetarëve sepse PD e ka treguar se sa herë organizon protesta vetë, është në krye të tyre dhe absolutisht situata është nën kontroll. Protesta do të zhvillohet, do të jetë e fuqishme, bllokuese, është sensibilizuese dhe aspak në dëm të qytetarëve.

Para se të vendosnim për një mënyrë të tillë protestimi, kemi pasur shumë kontakte me qytetarët  në bazë qarqesh dhe kanë qenë vetë qytetarët që kanë dhënë këtë mendim për të bërë një formë të tillë proteste. Presionin e ka pasur zakon kjo qeveri, ky kryeministër dhe jo drejtori i policisë. Drejtorët e policisë venë e vijnë. Sa drejtorë policie ka ndërruar Rama deri tani, pra nuk është një deklaratë e drejtorit”, deklaroi Baçi.

6 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Policia o me Saln. Vazhdoni ju, myhypet e shpellve, vazhdoni. Shpellart dun errcine, drita u vret sait

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ???

      Ca o ky si ata qe dalin per halloween.

      Përgjigjjuni
      1. S
        S'jan Qytetaret ,por Krimineli maj Srumullarit ai

        E papare ne Histori ,te dali nji Dordolec Stani si ky Baci dhe ate qe duan nji Tufe Kriminelesh-qe po ja s'jellin ne maj te hundes Qytetareve ,qe organizojn e bejn vandalizma e therrasin per Anarshi , duke i krahasuar me qytetare ----- eshte nji Provokim,qe ky bastard i bandes se krimit sb i ben Shqiptareve . Kujdes ju Shkerdhatat e pd-s se po ju sulmoj Populli Shqiptare ,do ju bej me keq se 97-n . Askush s'ju ka borxh juve bandave te politikes ,asgje. Lereni qytetaret shqiptare te qet ,ne hallet e tyre ,s'e do ta paguani shtrenjt gjithcka i keni bo kto 34 -vjet

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni

          Te korruotuar si ju nuk inspirojne njeri....me ju rallet Rama nga menghesi ne darke...ju luftoni thjesht per ca vende ne parlament.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Murgu

            Nuk e kuptoj as nga njoftimi i Luan Baçit as nga ai i policisë: kanë marrë a jo leje për protestë sipas ligjeve të shtetit tonë, për vendin dhe orën e tubimit. Nëse jo, protesta është e jashtëligjëshme sipas shtetit të të drejtës dhe organizatorët ndalohen dhe dënohen. Të ndalosh një tubim të paligjshëm nuk është shkelje e të drejtave të njeriut për shprehje e tubime e manifestime, por parandalim të ekseseve kriminale në dëm të shoqërisë dhe të qytetarëve. Tubimet me qëllim bllokimi siç përpiqen ta paraqesin Luan Baçi e co. nuk organizohen nga partitë politike dhe ato janë në anën e shtetit ligjor; debatin, kundërshtitë, pakënaqësitë, pikpanjet i shprehin në parlament nëpërmjet oratorëve të tyre, brenda rregullave të parlamentit, ndryshe janë parti të jashtëligjshme ose kryejnë veprime të jashtëligjshme, qofshin këto parti të majta apo të djathta. Ansrkizmi nuk ka vend në një shtet ligjor.

            Përgjigjjuni
            1. x
              xhoxhi

              Nuk e kuptoj se si këto fytyra të shtrembra paguhen nga ne.Qytetarët na thotë kërkojnë të bllokojmë rrugët!!!!!Pse qytetarët pa ju nuk i bllokojnë?Bobooooooooo çfarë bastardë..Këtyre duhet ti thyhen turinjtë që mos guxojnë të dalin në rrugë.Në tërë botën protestojnë njerzit në Shqipëri deputetët.Pse?Sepse janë lavire dhe duan të mbrojnë maskarenjtë që po gjykohen.Mirë theshte një komentues:më dilni përpara dhe ta shikoni të sëmës...Populli e ka në dorë se policia nuk mundet ti masakrojë ndërsa qytetarët që bllokohen duhet ti shëmbin në dru që mos dalin më..

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje