
Një komentues në TemA e vizatoi aksionin e sotëm si një skenar i Servantesit në kohët moderne për një ekranizim të Don Kishotit.
E në fakt, doktori, është një Don Kishot. Një Don Kishot politiko-romantik më së shumti sesa një hero romantik.
Heroi ynë plotëson mjaft kritere të personazhit të gjigandit botëror të letërsisë. Madje thuajse të gjitha përveçse Dylqinjës, që të paktën në kronikë, e ka gjetur. Por edhe këtu, ku i dihet, pasi gjërat nuk se janë si duket.
Baza është se ka një luftë ndaj “Gjigantëve” që janë Amerikanët dhe Europianët, “përbindshat” që kanë krijuar SPAK-mullirin e erës që kalorësi i fytyrës së vrerosur ka vendosur ta shkatërrojë. E këtë e tha edhe sot.
Ndoshta prej Fan Nolit, që ishte kënaqur nga kjo kryevepër botërore dhe e solli në shqip, apo edhe konteksteve që ngjanin, “Don Kishoti” edhe në Shqipëri është shumë popullor. E shpesh, njerëz që nisin beteja të tilla si kjo e ditëve të fundit, i japin vulën e mjeshtrit të madh spanjoll.
Po mirë, po Sançua, kush është? Hë? Kush, kush? Shqytari i ditëve të vështira do të thotë dikush. Doktor Flamuri, që edhe stetoskopin e ka lënë për doktorin që i beson gjithçka. Në fakt, ka logjikë kjo tezë. Pasi doktori që la stetoskopin për Don Kishotin e tij, mund të jetë një Sanço shqiptar, aq më shumë që është edhe numri dy edhe pse jo shqytar në rang zyrtar.
Normal, Dr Flamuri që është edhe numri dy i foltores e sot pamë që edhe kaloi kangjellat e Kuvendit, por edhe doli më pas dhe u ngjit në dritare. Madje edhe ndihmoi Saljanjint të hyjë nga dritarja.
Kë? Saljanjin e flakadanit ngjyrë mavi? Po ai është një hero! Një Hero që djegien e gishtave e tregoi si një dëshmi ndaj Zotit të tij që e priste për të dëshmuar besnikërinë. Po Gazi? Gazi Bardhi! Kryetari i grupit parlamentar të PD-së së vulës që sot kërkon të bëhet kryetar i foltores me një pjesë të vulës por që në thelb nuk merret vesh çfarë kërkon. Po Dashi? Dash Sula që u zi me gardistët apo deputeti kërcimtar i Lushnjes që ndihmoi bashkë me doktor Mziun që deputëtët të hyjnë nga dritarja. Po Sa shumë doktorë mor vlla! Po shqytari, Sançoja, kush mund të jetë, se u bënë shumë doktorë? Eh, këtu ka rregull të hekurt, mund të jesh doktor, por jo kaq kollaj një Sanço i doktorit! Ka kritere të rrepta, shumë të rrepta. E natyrisht nuk vendosen sot. Ka ende ditë. Një doktoraturë normale do 2 vjet, në këtë rast nuk është koha e rëndësishme por përmbajtja. E këtu nuk se ka ndonjë tekst që të jetë si precedent. Vendimi vjen pas provave spartane, si “kërkues shkencor” për të treguar se SPAK-u nuk ndikon në reaksionin kimik ndaj doktorit. Ose të paktën, vendimi pret ende kohë për tu marrë…
TemA
Tëmën e sëmës këta debila na lanë pa punë.Ishim pregatitur të vinim Tiranë të protestonim dhe nuk na lanë na thanë do protestojmë vetë...
Po ku të lë radhë Nasi Gjymi nga Gogolasi i Lishnjes e re. Ai shalqinjt i voli tani dhe proteston vet.
Vazhdo ha ..supen o Patok. Sala ti dhjeu parashikimet ty dhe meros . Jepi Patok yyyppp pata yyyyppppp
Sa Turp.Gjithe si burr hyn nga dritarja?Mos o Zot,kam 25 vite ne Emigrim,dhe them Thanks qe kam ik nga ai vend nga keta Kafshet qe drejtonin atehere mbas 97 se Mavies Sali.Keshtu ju pafsha Kerrma,Gazi Botes po beheni or Rrace Idiotesh.
O Mero Qerosi apo Kokeshpulla mos u merr me opoziten por me Ed Drogen qe po e kthen Shqiperine ne strehen forfnore te Italise qe do te sjelle kelyshe jevgj nga Afrika, arabia, afgane e lloj lloj paco-qie. O Mero gelbaza e ke kthyer gazeten Tema ne antishqiptare u ke dale ne krah LGBTQ te PS ngjyre mavi dhe te Ed Droges q e beri me djale babi i tij kristaqi (vete e ka thene)
Ore Pata,Sali Berisha vetëmme Don Kishotin e Servantesit nuk mund të krahasohet. Don Kishoti është një personazh tragji-komik.Ai qëllimin e ka të mirë,por realiteti që percepton është krejt ndryshe. Tani ku e ka lidhjen Berisha me këtë figurë?! Pse për të mirën e publikut përpiqet Berisha?!Me siguri që se ke lexuar Don Kishotin. Je një zhgrafoman që u vjen të vjellin kur të lexojnë,kaq anakronik je.
Spider man.
Mirë e ke thënë o ti Ylii. Po je lodhur shumë për Sanço Pançën. Po të ndihmoj pak. Sanço Pança është Salianji ... Mqs i fillon dhe emri me "S" . Dylqinja që këndonte si mëllinja. Është Xhosefina ... Nuk u gabova jo se dhe kësaj me "D" i fillon pseudonimi "Disenjatorja". Ndërsa Muli është Rosinanti... (Mule nuk është mushkë jo). Por ai është Gamori i Don Kishotit... Ja ku ti gjeta die personazhet o Ylii.