“Luftë e ashpër mes llojit” - Mimi Kodheli: Më vjen keq, do të doja të fokusoheshim te ajo që PS synon të bëjë

8 Prill 2025, 09:10Politika TEMA
“Luftë e ashpër mes llojit” - Mimi Kodheli: Më vjen

Mimi Kodheli, kandidate për deputete nga PS-ja, ishte e ftuar në A2 CNN nga ku foli për garën e 11 majit dhe fushatën elektorale që nis këtë fundjavë.

Kodheli u shpreh ndër të tjera se ajo do të kërkojë një mandat të radhës për deputete dhe këtë herë do të futet në garë me peshën e eksperiencës që ka mbi supe në politikën shqiptare, por thekson se vazhdon të ketë entuziazmin e një vajze të re.

“Kemi filluar më përpara se zakonisht. E mira është se mbërrin në më shumë dyer familjesh të përçosh mesazhin. E “keqja” është se ndonjëherë njerëzit vihen në presion. Çdo fushatë ka veçoritë e veta dhe është e ndryshme

Edhe para 4 viteve kam qenë në listën e hapur ku duhej thyer herësi, kështu që nuk jam në nxemje, por në një stërvitje të gjatë. Kam garuar në mazhoritar, po ashtu dhe kam eksperienca të ndryshme. Kjo e sotmja duhej të ishte fokusuar te projekti i madh i PS-së.

Shpesh herë vëzhgoj se ka një përplasje mes kandidatëve dhe kjo nuk i bën mirë qytetarëve dhe as kandidatëve. Kjo është e pashmangshme, por do të kisha dashur që kandidatët të ishin fokusuar më shumë tek ajo që PS pretendon të bëjë gjatë 4 viteve të ardhshme të qeverisjes.

Unë jam në garë dhe garat nuk i marr me shaka. Përgjithësisht më kërakterizon serioziteti në punë dhe këtë herë mbajë peshën e eksperiencës dhe të qenit grua dhe një nënë, një gjyshe, janë shumë pesha. Kjo më bën më të përgjegjshme, por vazhdon të kem entuziazmin e një vajze të re”, tha Kodheli. 

10 Komente

  1. G
    Gjeli

    D.m.th nuk e ke moter Acken

    Përgjigjjuni
    1. p
      pensionisti

      Uroj mimi( ke emer joshes), qe kete entuziazem ta kesh dhe ne krevat dhe qe eshte kryesori, qe vec se te rinon. Per fushaten e dashur mimi, kot qe lodheni; ate ja u ben me mire se kush tjeter vet Saliu, keshtu qe ju vazhdoni te mbreteroni si ne kohen e bunker bllokut, por tani dhe me te pasur.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Ik mi dil ne pension se e ke moshen fiks, lere experiencen tende se e dim....

        Përgjigjjuni
      2. D
        Deep Purple

        Foli kjo karakurva e radareve.Gje e peshtire.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhambazi

          Tamam karakurve e radareve

          Përgjigjjuni
        2. Q
          Qoftelargu

          Palo pensionist!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kutuzovi

            Mimi Kodheli eshte nje zonje e vertete, e ka merituar dhe e meriton te jete deputete madje dhe ministre. Ka aftesi drejtuese dhe komunikuese.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Abu Albani

              Mimi Kodheli meriton burgun, por thuaj ne ate rrumpallhane Shqiperi nuk ka Drejtesi.

              Përgjigjjuni
            2. D
              Dora

              Dil ne pension o zonje se je mbi 60 vjec lere karieren se e ke ndrit

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shefqet Kryeziu

                Mimi nje qytetare moderne e ketij vendi.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje