“Mjafton të mos vidhet dhe…”- Dashamir Shehi zbulon planin e ‘Djathtas për Zhvillim’ për rritjen me 25% të pagave

7 Prill 2025, 21:30Politika TEMA
“Mjafton të mos vidhet dhe…”- Dashamir Shehi zbulon

Kreu i LZHK dhe njëkohësisht drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se është fare e thjeshtë rritja me 25% e pagave, e cila është edhe një nga pikat e programit të formacionit të tij politik.

Përmes një videoje të shpërndarë me rrjetet sociale, Shehi tha se mjafton të vidhet më pak nga zyrtarët e qeverisë, ose të mos vidhet fare dhe sipas tij, rritja e pagave është lehtësisht e realizueshme.

“S'është ndonjë hata e madhe rritja me 25% e pagave, mjafton të mos vjedhësh dhe realizohet! Kështu që në 11 maj votoni koalicionin 'Djathtas për Zhvillim' me numrin 9 dhe emrin Dashamir Shehi në fletën e votimit”, ka shkruar Shehi krah videos.

Shehi në video është shprehur gjithashtu se qeveria aktuale nuk i rrit pagat, pasi sipas tij, te rrogat dhe pensionet nuk ka shumë hapësirë për të bërë korrupsion. Sipas Shehit, korrupsioni është më i mundur te dhënia e tenderave për ndërtimin e veprave të ndryshme. 

10 Komente

  1. S
    Sala

    Kush ka vjedh këpucët e zborit, se muk po më kujtohet emri?

    Përgjigjjuni
    1. s
      storje albaneze

      Dasho Shehi

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shaqo

      Te pakten t'i bente llogarite si Luli, jo tek tavolina e rakise???????????????? ????????????

      Përgjigjjuni
      1. T
        Të vjedhim sëbashku

        Na thua dot,një që nuk vjedh në këto 30 vjet,të paktën një!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Votusi

          Po ike ooo te mban ere koka allve

          Përgjigjjuni
          1. t
            tefiku

            Dmth zotrote qe te mos vidhet nuk duhet te behen ndertime? Hajde ekonomist hajde.

            Përgjigjjuni
            1. W
              Www

              Nga njëra dopio tek tjetra, ky nuk paska pas kohë mos me vjedh dhe prandaj kur ishte ministër i punës rrogat ishin për ibret. Tani e paska kuptu se si rriten rrogat, për është akoma tek dopio e dytë.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ekonomist i vjeter , po jo i kohes se Dashit .

                Nuk e di se ne ç'gjendje ka qene Dashi me mjeker e pa bri , kur ka bere deklaraten per rritjen 25 % te pagave ! Ka qene 100 % i dehur apo 75 % ! Logjika e Dashit eshte e kohes kur ishte zv/ kryeminister apo minister dhe hajduteria apo vjedhja , ka qene detyre shtepie , qe kontrrollohej nga krye hajduti çertifikuar tashme , Sali Berisha .

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xoni

                  E merr Dash rrangalla/gabzeri bone si bone e krijove ene nji particke me dal deputet medemek. Koha jote ka marru o pilaf/qofte/hudhra/fergese/gabzera ene raki.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mihonia

                    Dasho lere rritjen e pagave po na thuj ndonje haber se sa do te behet litri i rakise.?A do kete ulje apo jo?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje