Çuçi takim me peshkatarët artizanalë: Port i ri për Orikumin. Vlora destinacion turizmi në Mesdhe shpërblen edhe punën e peshkatarëve

7 Prill 2025, 15:35Politika TEMA
Çuçi takim me peshkatarët artizanalë: Port i ri për

Drejtuesi politik i Partisë socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me disa peshkatarë artizanalë në Orikum. Bashkë me të ishte edhe kandidati për deputet, Klevis Kaso. Gjatë diskutimit Çuçi foli për zhvillimin ekonomik të Vlorës dhe rolin që ka sidomos peshkimi në sektorin e turizmit teksa përmendi edhe lejen e dhënë nga qeveria për një port enkas për këto pëshkatarë.

“Peshkimi artizanal kudo në botë ka sfidat e veta. Ne jemi munduar të mos e lemë pa ndihmë këtë sektor duke akorduar një fond të posaçëm për rinovim dhe modernizim të pajisjeve. Po kështu është miratuar leja nga KKT ekskluzivisht për portin e peshkimit artizanal. Transformimi që ka pësuar Vlora si një destinacion i turizmit në Mesdhe, ka bërë që çmimi i peshkut të egër të arrijë majat. Kjo stimulon dhe shpërblen edhe punën tuaj”, tha Çuçi teksa kërkoi më shumë bashkëpunim të vetë peshkatarëve me autoritetet shtetërore për të luftuar peshkimin e paligjshëm kryesisht me lënd plasëse.

Në vijim të fjalës së tij ai vlerësoi kandidatin për deputet, Klevis Kaso.

“Klevisi është një profesionist pa llafe, por me punë shumë, një vlonjat 24 karat. Kështu njerëz duhen, punëtorë dhe që përgjigjen në çdo kohë dhe i çojnë gjerat deri në fund”, tha Çuçi.

1 Komente

  1. s
    spata

    Nese ka shkaterrim me te madh ,neVlore,eshte industrija e peshkimit dhe e perpunimit te peshkut ne keto 35 vjete demokraci .Vlora dikur dhe Durrsi ishin kryesoret ne kete fushe qe birbilos ky Kacurreli CUCI. Gradualishte shkateruan industrin ne Vlore dhe e perqendruan vetem ne Durres, ku dhe kane politikanet monopolet e tyre me specjaliste te maleve. Eshte turp te vine neVlore ,perfaqsuese te pushteteve e tu flasesh per peshkimin e industrin qe lulezonte ne kete qytet .Porti ,qe nisi jete ne vitet 1978, eshte kthyer ne nje katraure ku nuk merret vesh se cperfaqson ,nga nderhyrjet dhe mos zbatim te projekteve te qeverive diskriminuese per Vloren. As ne Afrike si gjen keto porte sic eshte katandisur ai i Treportit . I hodha nje sy kete vere dhe pash qe eshte kthyer vorreza per mbetjet mekanike e portuale.Mbeturina, qe i jepnin gjithe zones, nje arom dekompozimesh te neveritshme.Ne ujrat prane ketije porti cfare nuk gjen.Mbeturina portuale nga grumbulli kaotok imjeteve detare te imbaerkuara ,me vite te tera, qe demtojne dhe plazhin eTreportit .Ne distancen 100 metra, ne perendim te tije ,nuk mund te behet banjo. Nje teritor rere i ndotur i infektuar qe ndikon dhe ne plazhet eTreportit .U mbusha me pucra te kuqe e mu desh te mos hyja ne uje per 10 dite nga infeksjoni qe mora .Kur pyeta doktorin per shkakun ,ai qeshi e me tha .NeTreport je lare .Po i thash.Te shkuara .Merr kete antibiotik dhe mos u fute ne uje per10 dite . E pagova shtrenjete kete dhurate ,qe vjen nga kjo qender infeksjoni ne zemer te turizmit ne Treport te Vlores .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje