Lulzim Basha: Arben Ahmetaj tregoi bashkëpunimin Rama-Berisha

28 Janar 2025, 17:24Politika TEMA
Lulzim Basha: Arben Ahmetaj tregoi bashkëpunimin Rama-Berisha

Lulzim Basha ka reaguar pas intervistës së Arben Ahmetajt.

Ai thotë se kjo intervistë tregoi bashkëpunimin Rama-Berisha.

“Që qeveria e Edi Ramës është ndër më të korruptuarat dhe të inkriminuarat në Europë, tashmë është një e vërtetë e njohur për çdo shqiptar, e konfirmuar nga hetimet e SPAK dhe vendimet e gjykatave kundër krimit dhe korrupsionit. Pikërisht për këtë arsye, mijëra shqiptarë po braktisin masivisht vendin e tyre.

“Tigri i korrupsionit” është pasqyrimi më i qartë i modelit qeverisës së Edi Ramës. Po ashtu, fakti që Edi Rama dhe Sali Berisha janë në koordinim për të ruajtur karriget e tyre – njëri në pushtet dhe tjetri në opozitë – është i dukshëm për çdo shqiptar.

Dje, çdo dyshim që mund të ekzistonte, u hodh poshtë nga Arben Ahmetaj. Berishës iu dha vula e Partisë Demokratike nga Edi Rama për ta përdorur si mjet për të ruajtur pushtetin dhe për të zhvilluar luftra të brendshme politike. Nga ana tjetër, ai organizon protesta dhe denoncime me regji dhe bekimin e Edi Ramës.

Ky është pakti që synon të mbajë peng Shqipërinë dhe ti përdorin partitë për interesa personale. Me 11 maj shqiptarët e kanë në dorë të vendosin, nëse duan të vazhdojnë të përdoren për interesat e dy njerëzve apo do vendosin për fatin e familjes së tyre.

Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

5 Komente

  1. T
    Tung

    Ky me kujton ata gangserat e viteve 70, ku secili prejt tyre dilte ne darke me dashnoren dhe grate i linin ne shtepi. Kur filluan tu binin kreditet ngaqe i perdiqte fbi-ja, filluan dashnoret te llapnin. Keshtu edhe ti o lulush… nuk te mban dot me per dashnore berisha se po e perndjek spaku. Mos i merzit, proces eshte, do gjesh tjeter dashnor

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Po mire more I pà fytyre , ky ahmetaj tregoi per Ramen po ti si minister I mbrojtjes , i transportit , i jashtem pse nuk tregon per krimet , vjedhjet , vrasjet , shkaterimin e vendit , shitjen e detit , kur do te veproje drejtesia per ty o kriminel ? Tani nuk shpeton dot me raporte se te dhemb barku .Je njeiu ( kafsha ) me i urryer , na vjen per te vjell kur flet .

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xani

        Pse te mos kakarisi nuk I ka hyre gjemb me kembe per cfare ka bere sa ishte ne pushtet por dhe kur u be krietar

        Përgjigjjuni
        1. K
          Konsulenti

          O Lulëzim Basha po jep ndonjë fakt se na ke çarë kokën ke që në Shtator 2021 që vetëm dërdëllis. Po për Rrugën e Kombit do të thuadh gjë, po për 21 Janarin a do bashkëpunosh me SPAk un? Bëhu i penduar te Syri them unë si Tigri.

          Përgjigjjuni
          1. s
            shpiragu

            LULZIM ,eshte e vertet qe Rama e berisha benin marveshie te benin protests kunder Rames,po ti more kopuk pergatisje molotovet dhe shashkat dhe ne fund te cdo proteste beje bilancin e fitoreve ,duke orgabizuar dhe manifestime ku kendoje dhe himnin e Flamurit si kembor e prishur.Si nuk te vjen TURP qe genjen e mashtron prej shume vjetesh????Te thon mire komentuesit se kur del dhe derdellis ti ne T V neve ndjejm vetem NEVERI.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje