Lulzim Basha komenton puthjen e Ramës me Melonin: Po sillet si yll Hollivudi

2 Qershor 2023, 19:49Politika TEMA

Lulzim Basha komenton puthjen e Ramës me Melonin: Po sillet si yll

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se në Shqipëri politikanët luftojnë se kush është më popullor e kush merr më shumë klikime.

Komentet Basha i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me të rinjtë në Tiranë, ku tha se politikanët sillen si yje Hollivudi, në një kohë që nuk janë të tillë, pasi sipas tij, ata janë votuar për të punuar dhe për t’i shërbyer njerëzve.

Ai shtoi se sistemi aktual politik në shqipëri, e shkëput lidhjen e deputetit me qytetarët dhe këmbënguli se ndyshimi i sistemit është i domosdoshëm.

“Sa më e mirë të jetë marrëdhënia e deputetit me atë që e kanë votuar, aq më mirë është. Nëse nuk vijnë t’ju dëgjojnë dhe pasi marrin votat u kthejnë shpinën qytetarëve, atëherë vendimet nuk merren për ju, nuk merren për ëndrrat tuaja.

Si ta shërojmë ne, sistemi kushtetues që kemi ne prej vitit 2008, e ka këputur lidhjen mes deputetit dhe zgjedhësit. Mjafton që deputeti të ketë një vend të sigurt në listë dhe zgjidhet. Kjo është një nga arsyet kryesore pse ka dështuar politikbërja.

Sepse politika dështon t’i njohë problemet tuaja. Deputeti është në Parlament. Çfarë është parlamenti? Është përfaqësia e popullit, meqënëse popullin nuk e mbledhim dot në një sallë të madhe për të votuar ligje. 2021 e shtrëngoi rezultatin zgjedhor. A ka ardhur njeri t’ju pyesë se çfarë shpresash dhe kërkesash keni ju? Jo. A mund ta ndryshojmë këtë?

E drejtë është që deputeti të shkojë te qytetarët dhe të fitojë besimin e tyre. Duhet të jesh njeri i besueshëm me integritet dhe duhet të kesh një projekt. Por pasi të shkosh në Parlament, duhet sërish të kthehesh te njerëzit që të kanë votuar dhe të japësh llogari. 

Përshembull e ngrite në Parlament çështjen e pensioneve që janë të pamjaftueshme as për të blerë gjysmat e ilaçeve. Debati është zëvendësuar në mënyrën më tinëzare me lloj lloj trukesh. Çfarë ka bërë kjo qeveri për rininë këtë javë? Meqë është edhe java e parë e provimeve të maturës.

Rama puthi Melonin po nuk rriti pensionin. Ne nuk jemi kundër që dy kryeministrat të jenë miq, por çfarë ka këtu për njerëzit? Çfarë janë politikanët? Yje Hollivudi janë që të sillen si të tillë? Politikanët nuk votohen se kush është më popullor, por për të bërë punë. Këtu preokupimi kryesor është sesa klikime, mblidhet qeveria dhe shikon se kush ka më shumë klikime”, u shpreh Basha.

8 Komente

  1. L
    Lulushi

    Nuk ka .mundesi lulushi do jete bipolaire ky te flet sikur ka hyre sot ne politike i harroje ky kater te vrare rruga kombit rublat Ruse korrupsionin familjar haaaa ky eshte vertete i semure

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Po mor "Guinplen" i gjorë, po. Nuk janë aktorë Hollivudi, por krahasuar me ti, ca gjëra dinë t'i bëjnë shumë mirë. Problemi është se ti nuk di të bësh asnjë gjë, paçka se Rama të llastonte ndonjëherë, duke të quajtur "artist". Në fakt ti je "artist", se di të bësh mirë, të zgërdhihesh, të këndosh shëmtuar Hymnin Kombëtar, të (mos)dish tabelën e shumëzimit (!), në plotësim të tyre je i zoti të pispillohesh, të lyesh flokët ne brilantinë, të ngrefesh si kaposhi majë plehut, të ndërrosh kostumet firmato, duke mbajtur gjithmonë dhe gjithë kapadaillëk dorën e majtë në xhep të pantallonave (kush dreqin e di se çfarë bën ajo aty brenda?!). Bile, e mban aty, edhe kur pret e përcjell personalitete apo mysafirë që vinin të të vizitonin si kryetar në SHQUP, deri kur "baba", si qiraxhi që ishe, të përzuri prej aty dhe njëherazi t'i hoqi dhe puplat me të cilat ngrefesh mbi plehun që të dy, bashkë apo veçmas, kishit grumbulluar aty. Mallkuar qofshi të dy, At dhe Bir!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Ty si humbac i perseritshem qe je, nuk ta var me as gruja.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bardha

        Idioti komenton

        Përgjigjjuni
        1. T
          Ti ke rrjedhur o Lul

          Shtate here shtate baraz dyzetedy pus Lul Bashe baraz zero O.Ooooooooooooooooooo

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            E eee lulushe Edi yll Ollivudi eshte ,po ti kush je ?nje hajdut ,kriminel ,vrases dhe anti shqiptar , haron se kush je ?ta kujton populli .

            Përgjigjjuni
            1. R
              RREMA

              PEDE DHE IDIOT SEPSE TE KA IKUR PER LESH ÇDO QELIZE E TRURIT DHE MENDON E VEPRON VETEM NEPERMJET SUBKORTEKSIT

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kapurral Peligrini

                Rama do qe ta ket mir dhe me qeverit e djathta ,,,Jorgjie Meloni eshte pasardhese e partise se duce musolinit ,,,haha

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje