“Malaj ka gënjyer”, Agron Shehaj replikon sërish me ish-ministrin socialist

28 Dhjetor 2024, 09:32Politika TEMA
“Malaj ka gënjyer”, Agron Shehaj replikon sërish me

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar dhe njëherë në lidhje me çështjen e shumë diskutuar ku ky i fundit i kishte ofruar postin e nënkryetarit ish-ministrit të Financave, politikanit socialit Arben Malaj.

I ftuar në “Log” në Neës24, Shehaj tha se nga një fushatë e gjerë me mesazhe dhe telefonata, e cila po zhvillohet nga partia e tij, për të ftuar këdo për t’iu bashkuar kësaj force politike, ka qenë dhe Malaj ai që është kontaktuar si shumë persona të tjerë.

Deputeti tha se Partia Mundësia a prirje të djathtë dhe kurrë nuk do të bënte pjesë të saj deputetë apo politikanë që kanë prirje të majtë, duke thënë kështu që as posti i nënkryetarit të degës nr.5 që Malaj kishte pretenduar se i ishte ofruar, nuk ekziston.

"Arben Malaj ka dalë dhe ka thënë se unë i paskam ofruar unë post. Malaj ka gënjyer. Ne Malajt i kemi dërguar një mesazh nga Partia Mundësia, mesazh dashamirës. Këtë mesazh ai e keqkuptuar dhe e ka interpretuar sikur i ofruam post në Partinë Mundësia. Ne jemi një parti qartësisht e djathtë dhe nuk ka shans që si parti e djathtë t’i ofrojmë ish-ministrit të Financave të së majtës nënkryetarin të degës 5 në Tiranë, që nuk ekziston ky post. Kjo është gënjeshtër që përdoret mediatikisht nga ata që duan të çorientojnë partinë tonë politike", tha ai.

E gjithë kjo nisi pas një reagimi të gjatë nga ish-ministri i Financave Arben Malaj në profilin e tij ku në një shkrim të strukturuar në 8 pika, sqaronte se nuk mund ta pranonte postin e nënkryetarit të degës nr.5 të ofruar nga Partia Mundësia pasi mbi të gjitha, i ka shpërbyer për vite Partisë Socialiste.

7 Komente

  1. P
    Populli

    Ngeli majmuni cdo nate ne tv kur te vine votimet njerezit do merzitet me te dhe nuk do e votojne po e genjen mendja

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      O Agron Shehaj. P mos u be trap zalli si Lulezim Basha, ooooooo Agron. Behu pak diplomatik në pergjigje, o njeri, sepse ti nuk.ke luksin te bësh armiq. "Po," thuaj. "I kemi bere thirrje Arben Malajt, sepse është nje nga finacieret me të mire ne Shqipëri, dhe çdo parti do ta kishte nder ta kishte ne radhet e saj. Nuk e ka vleresuar PS, dhe e ka braktisur, por ne e vleresojme. Post nuk i kemi ofruar, por do ta kishim nder ta kishim ne parti, ne qoftë se si do bente kompromis me pikepamjet tona te djathta." Kjo është pergjigje diplomatike qe i le dyert e hapura per kedo. Per zotin, cilin katunar ke punesuar per marredhenien me median dhe publikun? Me mik e ke gjetur?

      Përgjigjjuni
    2. a
      agroni

      Po mire mer zotni edhe mua me ka ardhur mesazh nga partia jote ku me ftonin te merrja pjese ne nje mbledhje ne fund ishte emri jot.Nga e ke marre numurin tim te telefonit apo call centerat e tu vjedhin te dhenat personale?

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

        Dy Gonet zihen bashke. Kush ma shume zagaret me dashte.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Besimtari

          Hordhia e ndyre e S .B Ke shume te drejte me cfare shkruan...

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gabim ke bo o Ben Malaj

            Po pse more Beno ke rene ne nivelin e Gone qelbanikut 27kg burre?!

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Ziguri.Guri I Zi

              Shehaj eshte sa kaka e Benit

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje