Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

27 Dhjetor 2024, 19:51Politika TEMA
Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Nga Ylli Pata

Fatos Lubonja, një nga kundërshtarët publikë të qeverisë dhe mazhorancës së Edi Ramës, deklaroi mbrëmë se Sali Berisha është në proces, thjesht se ka ndryshuar një ligj. E shtoi që Rama nuk është në hetim që ka miratuar 18 vendime.

Ky ligjërim publik është esenca e asaj që quhet pretencë e përnatëshme e prokurorëve apo avokatëve të paneleve të darkës.

E nëse kësaj i shtohet një narracioni disa vjeçar linçues ndaj kundërshtarëve të Sali Berishës, që nga Saimir Tahiri e me radhë, shikon se cila është modus operandi e një detashmenti të gatshëm që thirret për të krijuar apo përhapur një fabul mediatike.

Sali Berisha nuk është i akuzuar se ka ndryshuar një ligj. Po flasim për rastin Partizani. Berisha është në process se ka ndryshuar ligjin e sportit për t’i dhënë pronën e shtetit, familjes së vajzës së tij. Pronë, ku familja e vajzës ndërtoi 19 kulla, të cilat janë një pasuri e krijuar pikërisht nga abuzimi kërcitës, bërtitës me pushtetin e kryeministrit.

Përveç rastit të Partizanit, Berisha në këtë rast meq e kujtoi Lubonja, është i denoncuar edhe për dy nga katastrofat më të mëdha njerëzore në vend; Gërdecin, ku vdiqën 28 vetë dhe u plagosën mbi 200 dhe 21 janarin, ku u vranë 4 qytetarë të pafajshëm dhe u plagosën gjithashtu dhjetra.

Asnjëherë nuk kemi pasur një narracion linçues, ndaj një drame të tillë, ata që e kanë akuzuar Sali Berishën, thjesht kanë tentuar të sjellin fakte mbi ngjarjet ku flitet.

Ndërkaq, në rastin e Erion Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës, është prej kohësh, njeriu më i linçuar nga një pjesë e madhe e këtij establishment politik dhe mediatik.

Veliaj është një peshë e rëndë politike, pasi është në detyrë në mandatin e tretë të poltronit më të rëndësishëm në Shqipëri pas atij të kryeministrit. E si i tillë, është nën një vëzhgim, sulm apo edhe akuza të ashtuquajtura të “natyrshme”.

Si peshë e rëndë, sulmi ndaj Veliajt, sic ka ndodhur edhe me Edi Ramën kur ishte kryebashkiak, janë të pritshëm, por e gjitha varet nga forma.

Sot, kemi një procedurë të nisur nga SPAK në lidhje me pasurinë e kryebashkiakut. Procedurë që siç e tha edhe prokuroria speciale është në fillimet e saj. E gjithë ajo që thuhet e del nga “burimet e sigurta”, jo vtëm që s’përputhet, por edhe nëse përputhet, ka në rrugë të gjatë.

Thelbi i të gjitha është hetimi, i cili sot ndryshe nga dje po ndodh mbi zyrtarë e politikanë të lartë.

Po përse linçimi ndodh në një anë, kurse në anën tjetër as nuk gucojnë ta përmendin, madje edhe kur faktet janë uluritëse, flasim pa pikë turpi se s’ka prova? Po çfarë provash kërkojnë kur i është dhënë vajzës, gjegjësisht dhëndrit një truall nga më të pasurit të kryeqytetit, që i përkiste shtetit, për të ndërtuar 19 kulla.

Pse ky prvatizim apo ndryshim prone ndodhi vetëm me Partizanin, e jo me Tiranën, inamon, Vllazninë apo Flamurtarin? Sepse duhej një vendim qeverie. Dhe këtë vendim e mori Sali Berisha për të pasuruar familjen e vet. Këtu nuk ka përse të ketë linçim, pasi fakti është brenda, madje aq brenda sa zemra e Tiranës është e vulosur me tapitë e dhëndrit VIP të doktorit.

Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as thelb. Është vetëm axhendë e pastër. Një axhendë, ku ka një plan të detajuar linçimi, plane babalesh që të krijojnë një realitet që duhet të jetë edhe kur nuk është.

Kur në fakt e gjitha ka vetmë një përgjigje; nëse ka një hetim, duhet pritur procesi. Çfarë rrjedh nga hetimi edhe ndodh, por hetimi nuk bëhet në studio. Se të marrim rastet e mëdha; a kanë folur panelet për rastin Partizani përshembull? Shumë pak!

Shkurt radiografia e linçimit tregon simptomat e një fabule, që në thelb është politike. Ku palët e bëjnë për të krijuar një axhendë, por jo se ndodh, pasi nëse ndodh, duhen pritur zhvillimet.

Në një farë mënyre presin thjesht një Mehmet Sheh, apo Beqir Balluk, kokë turku dmth për ta komentuar, ndërkohë që para syve kanë një zhvillim e më të rëndë që e quajnë thjesht “ndryshim ligji”.

16 Komente

  1. T
    Tosi karr a gjosi

    Kush e degjone kete skizofren kazanesh . Ky i sherbene komunistit Berrisha pasi vajza e tije ka punuar me non graten ....... Sa me shume flet ky i perdhunuar ne burgjet shqiptare aq me shume i shtohen votat PS

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Hahahahahahahahahahaha Sa i zgjuar eshte ky Yllo Pata te nxjerr mallin e gazetareve besnike te Partise ne komunizem . Po ca faji ka per Gerdecin Berisha o tru Pate ? Ne Gerdec fajin e kushte firma Amerikane se ajo ishte fituesja e tenderit . Dhe ajo komoani duhej te paguante dem-shperblim per te gjitha familjet e demtuara . Rama nuk mban pergjegjesi aspak kur edhe tani qe flasim i jep cdo dite nga 80 mij euro ne dite dy anijeve qe rijn kot be gjirin e Vlires se gjasme erdhen per krizen energjitike , nderjaq qe be nuk kemi pasur aspak kriz energjie kur erdhen ato anije Pastaj per Partizsnin ku esht faji i Berishes se i ktheu pronen te zotit te prones , ndaj paska faj ? Nderkaq Rama hedh firmat fap e fap per te vjedhur te rruget qe kushtojne 50 milion dollare per kilometer , apo Inceneratoret qe nuk elzistojn fare dhe oagesat vazhdojne varda se shkojne ne xhepat e Rama hajdutit

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sylvinjo kari

        Sylvinjo kari. Të ka dhjerë Saleh serbi sot në gojë apo akoma?

        Përgjigjjuni
    2. l
      luftuam bllokmenet na erdhen saliqenet

      Ka dijtur enveri ke ka denuar,por gabimi i tij me i madh eshte qe solli saliun nga shpella qe te na denonte e ndeshkonte pas vdekjes se tij

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        Tosi sy kllok

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nga fshati titit

          Po nuk paska vdekje per kete gjarperin me syze FATOS LUBUNJA spiuni I familjes se tij I cili nuk vdes kollaj se do te shikoj Ramen kur te bjere por lodhet kote kur te bjere RAMA nga pushteti o Tosi ty te ka mbire BARI.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirana

            Lexoni per kete tipin (me mbiemer, qe me duket joshqiptar. Ndoshta nuk thote gje ky fakt, por mund te thote edhe shume) cfare ka shkruar Kadareja dhe mjafton te kuptohet se cfare bote percjell....

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Lubonja eshte nje llum dhe super i korruptuar dhe duhet te hetoet gjithashtu.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali Beleri

                Fatos Lubonja eshte peng i Sali Berishes. Eshte gjynah te meresh me të. Diku ka ngrene njen luge corbe te prishur dhe tani eshte duke vjelle dhe do vazhdoje te vjelle gjithe jeten.

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qato Treska

                  Pas cdo shkrimi a deklarate te ketij Fatos Lubonjes, po me mbushet mendja se ka rrjedhur plotesisht, (ndoshta nuk ka faj, i shkreti, mund te jene pasojat e burgut), ose ka ndonje detyrim shume te madh ndaj xha Saliut, a ndonje mllef qe nuk shuhet kunder Rames. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ky qendrim gjithmone pro Saliut dhe gjithmone kunder Rames, si te ishte nje militant fanatik i PD-se, qe nuk mendon me tru, dhe jo nje njeri qe e mban veten per intelektual

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    TIRONA

                    Tosi vazhdo mllefin tend,but uthulla demton enen e vet!Gjynah qe je i biri i burrit Todi!

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rejsi

                      Domosdo, ti japësh vëmëndje dhe komoditet këtij hajduti pëllumbash, do ngelemi ke vitet 1978, kur u prishëm me kinezët. Lubonja u bë opinjonist sikur u bë shoferi PD gjyqtarë. Prandaj dhe mediat që i japin komoditetin këtij barcaletexhiu, janë ose bijnë në nivelin e tijë. Një burgaxhi, që në çdo sistem, po theve ligjet e shtetit, dënohesh, klshtu ndodhi dhe me këtë njeri, që i ka mbaru siguracioni me kohë sa që nuk e mer përsipër asnjë siguracion. Budall ky po pse budsllenj bëhen studiot që i jspin ndonjë përshesh.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fisniku i Freskut

                        Eshte krejt organike shfaqja ne Media e Fatos Todi Lubonjes si transformim i nje Bllokmeni ne Saliqen.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Robert Mamillo

                          yy bajge.

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tosi mban dilldo me vete

                            Erion Veliaj nuk është viktimë, viktimë janë qytetarët e thjeshtë. Sot kemi incenerator që nuk është ndërtuar, drejtorët e tij janë në burg, janë transferuar para nga buxheti i shtetit tek familjarët e kryetarit të Bashkisë Tiranë. Shqipëria është ndër vendet më të varfra dhe të korruptuara në Europë e kjo ka ndodhur për shkak të politikanëve. Këtë vend po e vjedhin politikanët. imt tirane ka pasur inspektore meshkuj homoseksuale ne strukture , jemi vend i vjedhur nga homoseksualet si lubonja dhe veliaj.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Amerikani

                              Tozi eshte majtiste I thekur , mendjen dhe shpirtin e ka te beriozat dhe rjabinat e stepave ruse . Ja , pse ai mbeshtet PD-ne berishiste , sepse Ajo eshte varianti me bio , me I eger dhe me I qendrueshem I komunizmit enverist . Piruetat e Rames nuk I pelqejne . Eshte I mekuar dhe I rritur me "Magjine " e lindjes se kuqe . Per Tozin Berisha eshte seks simboli I kesaj ngjyre . Kaq .

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje