Kulla e 'Foltores' pas TOB, PD: Të nisin menjëherë hetimet, si u financua ky investim gjigant nga një kompani modeste

14 Gusht 2023, 14:27Politika TEMA

Kulla e 'Foltores' pas TOB, PD: Të nisin menjëherë

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK që të nisë me hetimet për projektin ‘Mali i Tiranës’, që pritet të ndërtohet pas Teatrit të Oparas dhe Baletit dhe për të nxjerrë të vërtetën se kush qëndron pas këtij investimi gjigand, por edhe për kullat e tjera në Tiranë.


Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Mirela Karabina tha se nuk është rastësi që kompania ‘Nova Construction’ që po ndërton kullën ‘Mali i Tiranës, ka marrë edhe disa projekte të tjera të rëndësishme në kryeqytet.

“Partia Demokratike ka dorëzuar javën e kaluar në SPAK një kërkesë për të hetuar lidhur me financimet e kullës pas Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB). Të gjithë raportet ndërkombëtare vitet e fundit e përshkruajnë sektorin e ndërtimeve në Tiranë si lavatriçen e madhe të parave të krimit të organizuar.

Nuk është e rastësishme që një kompani në dukje modeste ka marrë pjesën e luanit në ndërtimet që janë bërë pjesë dhe po zhvillohen në kryeqytet. Partia Demokratike i kërkon dhe njëherë SPAK që të nisë hetimet për të nxjerrë të vërtetën mbi këtë investim gjigand, por dhe për të tjera anekënd kryeqytetit”, tha Karabina.  

Krabaina thotë se PD mbështet lutën kundër korrupsionit dhe u ndal edhe në propozimet e Bashës, për vetting në politikë.

“Dhe në këtë betejë kundër korrupsionit, Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin nga SPAK të ndërtimeve me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit në hallkat kryesore të qeverisjes.

“Ndiq paranë” është  skema më e mirë për të demontuar paratë e pista me të cilat financohen ndërtimet, politika, blerja e votës e shumë shërbime të tjera që tashmë janë në dispozicion të Qeverisë Rama.

Ndaj, Vetting në politikë dhe miratimi i një pakete agresive kundër krimit dhe korrupsionit të politikanëve të lartë, dënimi i tyre për korrupsion dhe sekuestrimi i pasurive është domosdoshmëri jetike për fatet e  zhvillimit të vendit.

Zbardhja dhe çuarja para përgjegjësisë e ideatorëve dhe zbatuesve të skemave të pastrimit të parave është një shërbimi i madh që i bëhet qytetarëve shqiptare”, tha Karabina.

 

4 Komente

  1. K
    Kullat

    Kush qendron pas kullave pervec rames veliajt slaes likes etj

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plaku

      E moj karabine e pa mbushur qe nuk mbushur,çeshtja është ne prokurori keshtu qe mbylleni sqepin ju politiqenet se çatë ate qe s‘thuhet…..

      Përgjigjjuni
      1. L
        LD

        Kjo sikur jep lajmet ne kohen e shkerdhates Enver..

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ardi

          Desha me ble nja 200 m te ljo kulla ne kat te fundit. Sa esht metri kush e di se ta llogaris a me dalin leket

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje