Albin Kurti i “vë zjarrin” Maqedonisë, Berisha e merr në mbrojtje: Ai është burrë shteti, jo Edi Rama

14 Gusht 2023, 11:02Politika TEMA
Albin Kurti i “vë zjarrin” Maqedonisë, Berisha e merr

Sali Berisha përpiqet të identifikohet gjithnjë e më shumë me Albin Kurtin, duke mbështetur çdo veprim të tij.

Së fundmi Berisha e ka lavdëruar Kurtin për vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut, e cila nxiti polemika të forta në vendin fqinj, për ndërhyrjen e kryeministrit të Kosovës në çështje të brendshme të Maqedonisë.

Postimi i Berishës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vizitoi në fundjavë me ftesë të qeveritarëve vendor, komunat e Tetovës dhe Çairit në Shkup në Maqedonine e Veriut. Në Tetovë z. Kurti u zotua solemnisht para qeveritarëve vendor, por edhe mijëra e mijëra qytetarëve për ndërtimin e Tunelit të Sharrit dhe autostradës që lidh Tetovën me Prizrenin, një projkt ky jashtëzakonisht i rëndësishëm për Tetovën dhe Maqedoninë Perëndimore, mbasi jo vetëm afron shumë dy qytetet Prizren e Tetovë, por dhe shkurton me 2-3 herë distancën Tetovë-Prishtinë dhe Tetovë -Tiranë, uroj që ky projekt të realizohet sa më parë. Kurse në Komunën Çaire në Shkup, z. Kurti mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga qeveria vendore për emërtimin e një rruge në atë komunë me emrin e Adem Demaçit, gjë për të cilën i përgezojë autoritetet vendore.

Vizita jo formale në Maqedoninë e Veriut ngjalli edhe disa probleme të panevojshme protokolli dhe simbolesh të cilat për shkak të ndjeshmërive që ekzistojnë në trevat e këtij rajoni duhet shmangur. Por unë nuk dua të futem në polemikën që ka shoqëruar vizitën jo formale të z. Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, në komunat e Tetovës dhe Çairit në Shkup as edhe në interpretimet dhe pretendimet e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve zyrtare lokale dhe qendrore të vendit. Por e konsideroj të rëndësishëm për rolin pozitiv të faktorit shqiptar, mbajtjen e raporteve të hapura pavarësisht nga preferencat dhe orientimet partiake me të gjitha forcat politike shqiptare në rajon dhe evitimin e thellimit të një procesi përçarës që Edi Rama, sapo erdhi në pushtet e nisi me forcat politike në Kosovë dhe e vazhdoi më pas edhe në Maqedoninë e Veriut. Përplasjet protokollare të padobishme të kësaj vizite me autoritet zyrtare maqedonase kanë zanafillë rreshtimin antihistorik të Shkupit dhe Tiranës zyrtare në një aleance trilaterale me Beogradin në projektin serbo-rus të Ballkanit të Hapur me të cilin Kurti nuk u pajtua dhe ka meritën e padiskutueshme të kundërshtimit të tij dhe mbështetjes në vend të tij të procesit të Berlinit. Mendoj se vazhdimi i mbështetjes së Ballkanit të Hapur është vazhdim i përçarjes së mëtejshme që solli projekti serbo-rus i Ballkanit të Hapur dhe duhet konsideruar seriozisht nga autoritet e Maqedonisë së Veriut, mbasi viktimat më kryesore të serbomadhisë në rajon do të ishin shqiptarët dhe maqedonasit.

Mirëpo ajo që më lendoi në këtë histori është reagimi i kryetarit të shtetit të Maqedonisë së Veriut ndaj emërimit të një rruge në Çaire me emrin e Adem Demaçit, Mandelës të Europës, tribunit të lirisë, lauratit të Çmimit Saharov të Parlamentit Europian. Adem Demaçi me qendresen e tij epike 28 vjeçare në burgjet dhe kampet e Jugosllavisë komuniste, titiste është një tribun i vërtetë lirie jo vetëm për shqiptarët, por dhe per maqedonasit, malazezët, kroatët, serbët, boshnjakët e slloven dhe të gjithë qytetarët liridashës të të gjitha kombeve që përjetuan shtypjen e egër të regjimeve totalitare komuniste. Në këtë kuadër reagimi negativ i Presidentit Pendarovski ndaj ketij akti që i bënë ndere Shkupit, Maqedonisë së Veriut dhe mbarë rajonit mendoj se është i nxituar dhe lëndues për çdo qytetar liridashës të rajonit tonë dhe akoma më shumë për çdo shqiptar që e konsideron Adem Demaçin një hero kombëtar, një legjendë të qëndresës për liri dhe Maqedoninë e Veriut një vend mik të bazuar në një shoqëri multietnike në të cilin heronjtë e lirisë, simbolet e ndritura të lirisë dhe dinjitit njerëzor dhe kombëtar pavarësisht nga përkatësia etnike nuk mund të ngjallin gjë tjetër përveç se respekt dhe admirim.

Përveç këtyre, unë dënoj me forcë reagimin e albanofobit të pakorrigjueshëm, serbomadhit Aleksandër Vuçiç ndaj vizetës të z. Kurtit në Maqedoninë e Veriut. Presidenti i Serbomadhisë, Vuçiç e quajti vizitën e Kurtit si skandalin e skandaleve duke ndërhyrë kështu për të dëmtuar marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje e të pavarura. Me qëndrimin e tij paternalist ndaj vendit fqinj të pavarur e sovran, ai dëshmon se kërkon të bëjë rolin e xhandarit të rajonit nga pozita ultranacionaliste serbomadhe.

I bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë ndërhyrje të tilla paternaliste të presidentit të serbomadhisë që kanë si qëllim rritjen e tensioneve dhe keqësimin marrëdhënieve midis fqinjëve në rajon. Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende mike fqinje të lidhura pazgjidhshmërisht me mijëra ura dhe fije. Ato kanë çdo instrument dhe mundësi të zgjidhin çdo keqkuptim apo kundërshti vetë me dialog dhe pa rolin, as dhe ndërhyrjen keqdashëse të Putinit të vogël në Beograd apo argatit të tij në Tiranë.

 

22 Komente

  1. z
    zalli

    Bravo sali bravo,tani menjehere me kerkesen tende te mençur po merret Brukseli dhe Washingtoni,se ata vetem ty te njohin ne rajonin e Ballkanit,a harrova te njohin si person nongrata me gjith soj e sorollop,vazhdo e leh per trushpelaret tu.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kryekurva brrisha i vjen ne ndihme Kurves Kurthi

      a do me shume Tru nji Kosovare te kuptoj se kujt i Sherbejne kta gjaprinje Antishqiptare ? A nuk ishte saleh brrisha qe mbasi ishte informuar nga serbi e rusi , kercenoj Hashim Thacin se do te shkoje ne Hage dhe se eshte Terrorist kur Thaci ishte ala President ? Ptuuuuuuuuu fara e Mutit te Shqiptareve .salih berisha ilyer mutaj , basha , etj zagare Esadiste, kurti etj zagare i shrbejne Serbise e Greqise sepse jan fisqira Antishqiptare . Kaq tru s'do me i kuptu nji Njeri kto Jashteshqitjet e KOmbit se c'jane . Vetem Kafshet s'kuptojne ala se kta duhet te ishin vene ne Gijotine te gjithe .Keshtu beri Europa qe po lulezon sot e mot . Zhduku mbas Lufte gjthe faren e Putaneve / Tradhetareve te Kombit te vet (cdo Shtet Europian) duke qen te qete brenda tyre dhe dijne se Armikun e kan Jashte Tokes se vete dhe punojne e zhvillojne Mireqenjen e vendit te vet e popullit te vet ,perbukuri . Pa zhdukur Gjaprinjte nga Shtepia e Shqiptareve nuk ka Shtet Normal , zhvillim dhe Mireqenje . Brenda nji viti Shqiperia e Kosova ngrihet ne Nivele te shkelqyera nqs zhduk Gjaprinjte qe destabilizojne brenda Shtetin.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lul derdimeni

        Ky i shkreti ka rrjedh komplet.

        Përgjigjjuni
        1. V
          VV ZDRAVO

          Sali Berisheviçi dhe Albin Kurtoviçi jan maskarej dhe argat te Serbisë dhe te Malit te Zi Jan karagjoza hajna dhe vrases dhe i dalin në mbrojtje njeri tjetrit per poshtersitë qe i bëjnë

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Bura muti jeni qe te dy.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Doda

              Fol sa te duash por muti qe beni nuk lahet me shurre

              Përgjigjjuni
            2. b
              brunilda

              kurti si koci i teto ollges ,se ngjan dhe nga pamja e ecja ,kocit i ishte mbushur mendja se ishte skulpotor ,kurtit i eshte mbush mendja se esht lider i shqiptarve ,ik o kurti fshi quret , mos e vono kosoven ne rugen e integrimit ,ishe nje aksident

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rezi

                Duket sikur ka gëlltitur okllainë, thotë Ollga dhe fix, s’e lot topi

                Përgjigjjuni
              2. Roberto

                Epo te tallet Berisha me nje hajvan si Albin Kurti kjo eshte per te qeshur mente madhe.E ndersen dhe ky kallcuku fryhet si gjel e hajde ta ndale njeri.I fryn Albinit ne vesh dhe i thote qe ti je "burre" ti je udheheqesi qe i duhet ketij vendi. Hahhhaaaahah. Kush e di se c'i genjen mendja te gjoret.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rikardo shqiptar i paster

                  Albine-Mashkull Grua pederast anti shqiptar

                  Përgjigjjuni
                  1. u
                    u shofte rraca

                    Epo nje Al - Bin inderhyn ne dy shtete dhe Lexhenda eshte dakort .

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pilo Lala

                      Albini kerkon te ndezi gjithe rajonin me konflikte, besoj qe Amerika dhe Europa tashme e ka nxjerre jashte loje, ai vazhdon te luaj me karten e Nacionalizmit dhe patriotizmit. Albin Kurti nuk do jete Kryeminister ne Tetor, eshte shume i demshem per Kosoven dhe gjithe ceshtjen Shqiptare. Po i jep shanse Serbise te duken ne syte e Europes si paqedashes, sikur eshte Kosova ajo qe shkakton trazira.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbeni

                        O sali TURI MI që nuk lë vrimë pa futur hundët.Fuck off sali gërmadha.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Emigranti usa.

                          Kur do të vij ajo ditë që ky kërrma e vëndit tl shkojë në hale e në ferr , do të shpërndajë bakllava që Shqipëria do të shpëtojë nga ky mënxyrë që vetëm ka vrarë e vjedhur këtë popull dhe këtë vënd . O zot shpëtoje shqipërin nga ky kriminel!????????????????

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Adnani

                            Berisha luftenxites dhe legen anti shwiptar i kahershem. Mallkuar qofsh ti dhe pinjollet e tu!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              D

                              Me kujtohet Njaziu ne Fier i cili dilte ne kryqezimet e rrugeve per te drejtuar trafikun e makinave,kuptohet se ne ate kohe duheshin 10 minuta qe kalonte nje makine.Deliri Njaziut ka zene dhe Kurt Koqen.

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                drago

                                Ne fakt po te lavderoi nje NON GRATA je burre i mire.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shqipe

                                  Nga menyra si shkruani,titulli,komentet,po me mbushet mendja qe Albin Kurti mund te jete shqiptari me dinjitoz.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Raifi

                                    Berisha kaher ka dhkel në dërrasën e kalbur serbe njejt si Edi Rama ,ndersa Albini do mbetet në histori si Kryeministri me nivel më të lart kombtar intelektual e organizativ

                                    Përgjigjjuni
                                    1. l
                                      lenci

                                      Po te permendi kryebisha Berishe kujdes,po te lavderoi ,dije se je ne rruge te gabuar!Ndaj lereni ta lavderoje kete liliput qe nuk kerkon bashkimin e Kosoves me Shqiperine ,por bashkimin e Shqiperise me Kosoven,pasi jena na ne trojet tona ma te vjeter se shqiptaret e andaj Shqiperia po duhet me iu bashkangjitun kombit Kosovar e jo na kombit shqyptar!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Plaku demokrat

                                        Helmi i Berishës është më keq se i gjarprit dhe kjo është parë e përjetuar që nga viti 1990 e deri sot me djegieje vrasje e plaçkitje të shtetit dhe në dëme të kombit. Berisha me gjitha sejmenët e tij në Shqipëri dhe Kosovë janë antikombëtar me kokë në Beograd e trup në trojet shqiptare he dalshin fare.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. e
                                          emigranti

                                          Albin Kurtit nuk i nevoitet mbeshtetja e Berishes, por ky i fundit kerkon te fitoje pike duke u hequr si mbeshtetes i Kurtit. Kjo gazete ne vend qe ti beje jehone vizites se Kurtit ne Maqedoni te Veriut dhe mesazhit qe ai dha, i ben jehone nacionalizmit te semure maqedonas, i cili nuk lindi me ardhjen e Kurtit atje, por ka qene I kultivuar per nje kohe te gjate.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje