Protesta në Himarë për Belerin. Reagon ashpër Shpëtim Idrizi: Greqia po përdor arrogancën me Shqipërinë

13 Gusht 2023, 21:00Politika TEMA

Protesta në Himarë për Belerin. Reagon ashpër Shpëtim

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka lëshuar një deklaratë për shtyp ku shprehet se një protestë e lajmëruar nesër në Himarë është një ndërhyrje nga shteti grek.

Ai e cilësoi këtë veprim si një presion mbi drejtësinë shqiptare dhe cënim mbi shtetin ligjor, ndërsa u shpreh se kjo protestë cënon marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sipas tij prej kohësh Greqia po kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit në BE përmes funksionarëve të saj në lidhje me rastin e Fredi Belerit, i cili mbahet në qeli prej muajsh pasi akuzohet për shit-blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.

Protesta e lajmëruar nesër në Himarë është ndërhyrje në punët e brendëshme të një vendi sovran, anëtar i NATOS dhe me statusin Kandiat i BE-së .

Protesta e nesërme në Himarë është presion mbi drejtësinë shqiptare, cënon shtetin ligjor.

Si e tillë ajo është e papranueshme, cënon marëdhëniet midis dy vendeve.

U bë kohë që Greqia me aradhën pa fund të funksionarëve të saj, me dërgatat e zv/ministrave, deputeteve, etj, kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit neë BE, madje ministri i jashtëm grek arriti deri aty sa me një gjuhë aspak europiane e aq më pak diplomatike, perdori gjuhën e andartëve grekë kur u shpreh që:
Shqipëria po qëllon këmbën e vet me rastin Bejleri …?!

Ata kërkojnë betimin dhe marrjen e detyrës nga Bejleri, i lënë me arrest në burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Fredi Bejleri që “fitoi”me një grusht votash dhe me shumë autobuza nga Greqia, Bashkinë e Himarës, është i akuzuar nga SPAK për krime zgjedhore, për blerjen e pikërisht të atij grushti votash që e shpalli fitues.

Nesër taborrit të deklaratave që nga Kryeministri, Ministri i Jashtëm, deputetëve, vizitave speciale në burg të Bejlerit është lajmëruar se do jetë në proteste edhe Kryetari i Bashkisë së Athinës Bakojanis.

Greqia po përdor duart e forta dhe arrogancën me Shqipërinë m.gj.th. se ata e dinë që rasti Bejleri është çështje e drejtësisë.

Por qëllimi ështe rikthimi i tensioneve etnike në Himarë të harruara prej 10 vjetësh.
Himara nuk është zonë minoritare si Finiqi e Dropulli dhe 36 fshatrat që Shqipëria i ka njohur që në kohën e mbretit Zog, kur u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve.
Himara s’ka asnjë kontinuitet tokësor me Greqinë siç ka p.sh krahina e Çamerisë me Shqipërinë.

Kjo është arsyeja pse u kandidua dhe një personazh butaforik si Bejleri, me edukimin më të lartë si hidraulik në Kretë dhe jo ndonjë intelektual që minoritetit grek nuk i mungojnë.

Apo si personazh me ngarkesa të larta penale, si i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, ku u vranë dy ushtarë, dëshmorë të atdheut dhe i dënuar nga Gjykata e Vlorës për dhunim të simboleve Kombëtare (djegien e flamurit shqiptar).

Prandaj Fredi Bejleri del pa teklif me flamurin e Republikës së Vorio – Epirit te vitit 1914, që përfshinte dhe Gjirokastrën, Korçën dhe një pjesë të Jugut, apo këput broçkulla si shqiptarët e kanë prejardhjen nga Kaukazi apo që do punojë për helenizmën në Himare, apo si deklarata e fundit që do mbrojë tokat “greke” në Himarë.

Fatkeqesisht ketë skenar e mundësoi dhe kandidimi i Bejlerit nga forca politike shqiptare, por sot e në vazhdim po ja shohim e do t’ia shohim sherrin.

PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme të kërkojë shpjegime dhe të ndalojë në rrugë diplomatike ardhjen e Kryetarit të Bashkisë së Athinës, Bakojanis, deputeteve apo funksionarëve grekë mosndërhyrjen në një problem që ka të bëjë me zgjedhjet në Shqipëri.

PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme të reagojë për presionet dhe ndërhyrjen mbi sistemin e drejtësisë Shqiptare.

PDIU i kujton Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ministrit të Jashtëm, Parlamentit dhe forcave politike shqiptare që mardheniet e mira me Greqinë duhet të bazohen mbi parimin e reciprocitetit, dialogut dhe dinjitetit dhe çështje të tilla si:

Abrogimi i Ligjit të Luftës nga Greqia;
Zgjidhja e drejtë e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë;
Zgjidhja e problemit të pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi, që kanë 30 vjet që kontribojnë në sistemin e pensioneve në Greqi dhe që rezikojnë të mbeten pa pensione;
Marrëveshja për regjimin e kufijve tokësor dhe piramidave;
Çështja e Zonave Eskluzive Ekonomike dhe Shelfit Kontinental;
Të mos shtyhen në kalendat greke por të trajtohen me përparësi e dialog me parimin e reciprocitetit dhe dinjitetit kombëtar.

10 Komente

  1. P
    Paloshi...??

    Bravo Shpetim Idrizi:Ja per kete te "Do Rama"..sepse Vete nuk ka pasur Bythe te Shprehet.. Dhe te gjithe ata qe do te Vijne neser nga Athina me Autobuse..do te ishte me mire te "Prishej" Kompjuteri Shqipetare ne Pikat Hyrese si Kakavije...sikur se bejne Greke..qe "Punojne me nje Sportel"..sepse "Kane difekt Kompjuterat"?????????

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Qe Fredi Beleri ka bere krim zgjedhor, dhe Ka shkelur Kushtetuten e Shqiperise duke mbeshtetur rivendikime tokesore të Greqise ndaj Shqipërisë, qindra kilometra ne brendesi të kufirit, kur ne fakt pjesa e Greqise se Veriut we lodhet me Shqiperine është Shqipëri e Jugut,kjo dihet. Kete e dine të gjithë, edhe ata qe mbrojnë Fredi Bejlerin per 300 euro. Por protestat dhe lobingjet per nje njeri të arrestuar nuk jane të paligjshme. Kur Avni Rustemi vrau Esat Pashe Toptanin ne Paris, ai në fakt beri vrasje ne mes të dites. Sipas lugeve franceze denohej. Por ne favor të Avniut u be nje loving i madh. Presioni i madh mbi qeverine franceze beri qe Avniu të mos denohej. Pra historia njeh gjera të tilla. Ketu nuk krahasohet Avniu me Fredi Bejlerin. Sepse ky kolloqiftja qe bën gjoja si grek, nuk i fshin dot as kepucet Avni Rustemit. Por ketu flasim per presione dhe lobingje ndaj qeverive per njerez we nuk duhet të denohej - sipas atyre, gjithmonë. Tani çeshtja është se sa presion ushtrohet dhe sa e perkulshme është Qeveria shqipetare ndaj presionit grek. Kjo do parë. Është gje e mire qe Idrizi gjithashtu ushtron presion e tij, aq fuqi sa ka. Ne kundrapeshe të protestes ne Himarë, shoqëria civile të organizoje nje proteste ne Tiranë me 100 mije vetë, me motivin "Larg duart nga drejtesia shqipetare. Jo presionit grek ndaj drejtesise.". Kjo po. Do ishte pergjigje. Pastaj mos harroni presion nderkombetar ndaj Vuçiçit per lirimin e tre policeve kosovarë. Nuk është puna per të thënë "Jo po Vuçiçi ashtu, Jo po policët kështu, dhe Jo po Fredi Beleri ashtu e kështu." Ketu behet presion. Pyetja është sa bythe ke. Kaq.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skraparliu

        Mire e ke ti Shpetim Idrizi po nuk the nje fjale per salen dhe liken qe e kandiduan,sa per protesten kemi derguar Ramen dhe Toni Blerin per ti bere presion Athines ,likja me salen do ta mbushin sheshin me autobuzat nga Tirana prandaj mos u merzite kemi politikan patriot ne jo llafe

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

          Sakte Skraperlliu.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Koli

          Pordhe,pordhe or Idrizi.Ky Bejleri u vu ne liste nga Saliu dhe Likja.Greket ate duan ,rremuje dhe trazira,ti sikur je ne Aleance me Saliun dhe Liken.Pse nuk ta mban bytha te thuash qe Saliu dhe Likja duhet te Perjashtohen nga Politika Shqiptare me kete qe nje Vrases Peshkepie te behet Kryetar.Ju Camet vetem Llapni,Llapni.Pse nuk mbledh dhe ti me Mijra Cam dhe te kerkosh te drejtat e tua,por ke tere jeten vetem Pordhe me Rigon.Cohuni te gjithe kur eshte fjala per Atdheun,jo shkoni te gjithe ne Plazh,dhe thoni pastaj:Edi Rama Ik.Kete Shkerdhatlluk e bete ju te Opozitesssss.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tomorri

            Do te marrin lejen ty per te protestuar himarjotet? Shko or pirdhu legen. Nje buçe qe leh dhe mendon se eshte bulldog

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zoti ju shofte rracen !

              Çashtu çashtu Tomorr thote dhe Sali Gerdeci me Like Floririn.

              Përgjigjjuni
            2. D
              Dhe cfar beni ju Patriotet Shqiptare kunder tyre ?

              Appo beni Deklarata medieve gjasme me u tregu Patriote . Ku i keni Grupet e Gateshme Kuq e Zi qe te shkojne kudo cenohen interesat e Dinjiteti i Kombit ? Ndoshta jo ti fusin Hurin ne Bythe Pederasteve Grek qe kan rene ne Dashuri me Karucat e Himares por , ti tregojne se Greku le te pellasi nga Athina sa te doje ,por te voj ne Himare e te provokoj Shqiptaret kjo sduhet te tolerohet edhe pse KM jone i Gjate eshte nji qurrash i pabythe te drejtoje si duhet Shtetin

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pilo Lala

                Te gjitha shoqatat e Camerise duhet te mbushin baterite dhe te shfrytezojne rastin per ceshtjen Beleri, te kerkojne te drejtat e tyre, te flasin per shkelje te drejtave te Camerise, kthimin e pronave, e me rradhe. Te dalin ne emisione televizive, te sensibilizojne shtypin, Median, te shkojne te protestojne ne Himare.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zot na fal cfare ke krijuar !

                  U shofte rraca e zagareve te Vampirit dhe Like floririt. Amin nga Baba MONDI

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje