Në rradhë për Ksamil… “për faj” të Berishës

13 Gusht 2023, 21:10Politika TEMA

Në rradhë për Ksamil… “për faj” të

Ato që sot vejnë e vijnë drejt Ksamilit, duhet a dijnë se një tjetër rrugë ekzistonte deri në 2010-ën për të shkuar aty, me ullishtash, ku me zorr nxente dy makina në ndërrim. Rruga aktuale, e diskutueshme në aspekt mjedisor, i përket qeverisjes Berisha, mandatit të dytë të tij, e cila i dha një tjetër dimension Ksamilit, si ky që shohim sot. Dhe ja rezultati: as rruga e re nuk e përballon dot fluksin.

Ndaj kësaj situate ka reaguar minsitrja Balluku, e cila shkruan:

“Mora shkas nga kjo video ajrore e postuar nga miku im Alket Islami, e cila tregon se si vizitorët e Ksamilit, tashmë pagëzuar si ‘Maldivet e Europës’, u duhet të presin në rradha të gjata për t’u akomoduar.

Prej rreth pesë vitesh tashmë kemi studiuar dhe i kemi dhënë zgjidhje infrastrukturës rrugore në jug të vendit me investime që kanë përfunduar e janë drejt përfundimit, si Tuneli i Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë, Orikum-Dukat, Bypassi i Vlorës, rruga Palasë-Dhërmi apo Tuneli i Llogarasë, krenaria infrastrukturore shqiptare.

Megjithatë fluksi i vizitorëve në këtë verë, promovimi që vetë ata i kanë bërë vendit tonë, na ka vendosur para një sfide e përgjegjësie të re.

Studimi e projektimi i rrugës Dhërmi – Sarandë, zgjerimi dhe rehabilitimi i akseve turistike si ky i Ksamilit, apo të gjitha rrugët ndërlidhëse në skajin jugor të vendit, pavarësisht se kanë qenë në planet tona, tashmë duhet t’i përshpjetojmë në kohë.

I njëjti proces duhet të ndodhë me bashkitë, të cilat duhet të studiojnë dhe projektojnë kapacitete të reja shërbimesh, duke nisur nga parkimi publik e deri tek pastrimi .

Sfidat na motivojnë!”, përfundon mesazhin gruaja më e fuqishme e qeverisjes “Rama 3”. /tesheshi.com/

 

7 Komente

  1. E
    Eni

    A ju keni shku oer lesh...prape Berisha....

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mokrari

      Zonja ministre rrugen per te vila jote ne palas e bere mos i genje kote shqiptaret rregullo rrugen e Milot Tirane,Tirane Durres,dhe bajpasin e Shkozetit se ju be njerezve koka daulle nuk e di me cfare shkone ai ke pare gropat dhe rruget pa standarte bolle i fryte xhepat dy kunjtal dhe do maresh ose nje vrime te varezat e lali herit.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Maldivet e Evropës? O Ju qifshin qentë e pazar it’s të gjithë sa jeni o Pisa që lavdroni veten. Na tregoni pak per pronat e zaptu ara dhe vjedhura nga droga dhe korrupsioni popullit të varfër ?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Perpara dhe vetem perpara..

          Ju lumnte z. Balluku dhe z. Rama qe me ne fund te Huajt qe e vizitijne Ksamilin me ne fund mund te ecin pa problem....Mua me rikujton nje kujtim te mire dhe te trishtuar kure me vitin 1986 nuk munda dote te dale me note ne drejtim te Ishullit ne Greqi... Kujtim Nostalgjie.... por me ndimen e Zotit dhe lutjet ne Zote, gjeta rrugen po te rrezikshme ne Ambasade ne Tirane....Por jo me 2 Koeeik por me 16 Qweshore ... Flm.

          Përgjigjjuni
          1. r
            raul

            Po z. Balluku por ne Vlore duhet te fillohet me rindertimin e rruges me te shpifur ne planet tek lungomarja me vetem nje korsi ne cdo ane, nje turp imxhinierik i ish kryetarit qe ka bere nje monster inxhinierike ne nje rruge qe mban gjithe trafikun drejt jugut te Vlores apo anasjelltas. Ajo koder ne mes dy korsive duhet te rrafshohet , te meret dhe nga nje m nga dy anet dhe te behet me 4 korsi gjate ketij dimri para se vargu i makinave te filloje ne fundin e autostrades ne hyrje te Vlores e te mbaroje tek tuneli i llogarase. Po keshtu rruga Durres Tirane turpi i qeverisjes se shpellareve . Ajo duhet te behet me nga 4 korsi ne cdo ane ose te behet nje tjeter paralele se eshte sot nje tmerr per udhetaret . Rruge gjithe arna, berdunga berdunga, turp kombetar. Pastaj dalja e unazes se Elbasanit nje tmerr . Kurse per rrugen Shkoder Tirane 4 ore udhetim per 100 km duhet nje rikonceptim total. Tek kjo rruge duket sa vizion te ngushte kishte Fatos Nano kur beri rrugen Shkoder Lezhe me vetem 2 korsi kur kishte mundesi te bente nje rruge nga Shkodra ne Lezhe me 6 korsi nga 3 ne cdo ane. Po hyrja nga Kashari ne Tirane duhej te ishte te pakten me 3 korsi dhe kjo me 2 ne cdo ane eshte bere nje tmerr per hyrje dhe dalje nga Tirana. Ulni kostot e rrugeve z.Balluku jo me kosto 16, 18 apo 22 milion per km se eshte turp i madh per nje vend te vogel me keto kosto. Shiko presidentin Serb filloi Autostraden drejt Merdares nga Nishi per ta bashkuar me rrugen e Kombit me nje autostrade moderne me kosto 9 milon euro/km kur kishte dhjetra ura e tunele gjate rruges. Dhe me cmime te arsyeshme gjenden dhe fonde ne buxhet per te bere Shqiperine nje vend te bekuar ne Transport sic po e ben Serbine Vucic , apo Maqedonine me rruge te gjera kryeministri i ri i saj, apo Turqine legjendari Erdogan me kryeveprat qe ka bere mbi dhe nen kanalin e Bosforit apo dhe brenda Turqise duke hyre ne histori.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kujdes zonja ministre se na i hodhe

              Sa vite ka qe non grata ka humbur pushtetin dhe sa vite ju jeni ne pushtet ? Per 30 km rruge Sarande - Ksamil per kaq vite sa ju jeni ne pushtet duhet te ishte rindertuar tre here ndaj leri justifikimet dhe krahasimet me kohen e Zogut Hoxhes Berrishes kjo rruge duhesh bere dhe jo vetem kjo rruge por dhe akset dytesore qe te çojne ne plazhe sauvage pasi Ksamili nuk e perballone dot kete fluks, te gaboshe eshte normale por te justifikohesh eshte te maresh njerzit per debile

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pjeter Mirdita

                O Balluke.Shiko Lezhen kete vite dhe cdo vit tjeter.Eshte bere stres i madh te levizesh ne aksin Shkoder-Lezhe-Tirane dhe anasjelltas.Qeveria nuk ka vendosur dore fare ne veri edhe pse e din shume mire se lidhja me Europen behet nga ky aks.Kur do te veni dore ne veri zj. Balluku dhe z. Rama?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje