
Ish-kryeministri Sali Berisha së fundmi ka dalë sërish bllof me një reagim të bërë ditën e sotme në rrjetin e tij social ku denoncon dhunën ndaj 2 përmbaruesve gjyqësorë në Librazhd nga pronari i hotelit dhe djali i tij.
Në shkrimin e publikuar, Berisha pretendon se ky rast nuk është bërë publik nga policia. Por ky pretendim i tij bie poshtë, pasi gjatë verifikimit të bërë nga 360 gradë.al rezulton se policia ka njoftuar për rastin që në datën 29 korrik, duke bërë me dije se babë e bir, dhunues të 2 përmbaruesve në detyrë, janë arrestuar.
Më poshtë njoftimi i policisë për dhunën ndaj 2 përmbaruesve:
Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një hoteli në fshatin Mirakë, 2 shtetas kishin goditur me grushte, për shkak të detyrës, 2 përmbarues gjyqësorë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës
Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 50 vjeç dhe N. H., 24 vjeç (babë e bir), të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, kanë goditur me grushte 2 përmbarues gjyqësorë, të cilët kishin shkuar në ambientet e hotelit të 2 shtetasve të arrestuar, për të sekuestruar pajisje të këtij hoteli, në zbatim të një vendimi civil të vitit 2014, të Gjykatës së Elbasanit, me objekt dëmshpërblimin e shtetasve të tjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës’’.
Postimi i Berishës ditën e sotme:
Miku i Ballës përsërit në Librazhd skenarin horror të Borizanës!
Lexoni mesazhin tranditës të qytetarit dixhital.
Pronari i Hotel Ballkan, mik për kokë i Taulant Ballës, së bashku me personelin e tij, rrahën shtazërisht dhe bënë për spital përmbaruesit në detyrë. Ky kriminel përseriti skenarin horror të Rrajve në Borzanë, por mbrohet nga Balla.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin horror të narko-kriminelit dhe horrave të tij, të masakrimit të përmbaruesve në detyrë. Dënoj me forcën më të madhe mbrojtjen e tyre nga Taulant Balla, përfaqësues i krimit të organizuar shqiptar, në krye të Ministrisë së Brendshme.
Ky është mesazhi i tij!
I nderuar doktor Berisha
Dua te bej me dije se ne rrethin e elbasanit ka ndodhur nje ngjarje e dhimbshme e njejte me ate te Rrajave ne Borizane ,per te cilen kryeministri mori vendim per te larguar nga detyra ministrin e brendshem. Dy permbarues gjyqesor privat kane qene ne permbushje te detyres,per egzekutimin e nje vendimi gjykate,vendim ky qe pronari i hotelit Ballkan ,ka qelluar qe te jete edhe miku i i ngusht Taulant Balles ka masakruar se bashku me personelin te dy permbaruesit sapo kane zbritur nga makina.Permbaruesit AN dhe E S cilet jane masakruar dhe shoqeruar me ambulance ne spital.
Te dy kane pesuar fraktura dhe çarje ne fytyre dhe ne koke.Çuditerisht nuk u be mediatike nga policia.Keta shtetas bene denoncim ne prokokurori dhe agresoret kane sot masen e sigurise nga gjykata.Ju njoftova si e vetmja shprese e jona.Me Respek
Z. Doktor Berisha , dua gjithashtu te ju njoftoj se pronari i Hotel Ballkan eshte trafikant droge kriminel i denuar ne Itali por keto ja mbulon miku i tij Balla, permbarueset duan ti ruhet anonimati sepse kane merak per prinderit dhe femijet se nuk i kane thene qe i Kane rahuer i kame then qe kame nere aksident .I sigurova qe se do t’ua percillja kete kerkese . Me respekt
Ps ne respekt te kerkeses se qytetarit dixhital nuk ekspozova emrat e permbaruesve te cilet te terrorizuar nga banda e Taulant Balles jane detyruar te ju thone familjarve te tyre se jane plagose ne aksident!
Me Berrishen po tallen njerzit , jane kryesishte aktivist te PS qe i dergojne mesazhe e peshkojne tallen eshte vertete e trishtueshme kur nje i semure mendor kerkone te mari rolin e opozites duke e devalorizuar .
Permbaruesit duhet te vriten sepse ne shumicen e rasteve bejne veprime korruptive.Marrin shembull permbaruesin privat Lefter Cani njeriu me i ndyre ne shqiperi qe ne cdo vend te republikes ka shembur shtepija edhe me letra te rregullta.Po keshtu eshte kur shteti eshte Zero!
Me siguri perbindeshi i vicidolit qe nuk i rri goja pa u marre me gjithe dynjane, informacionin e rreme e ka marre nga i biri i gazetarit me te urryer te planetit, klevis krricit te faro pace qofte pilafit. Ky i fundit me floke te llakosura perpjete gergufur me kollaro , me dy gishta perpjete gjithe diten merret me spiunllyqe, shpifje, mashtrime, hedhje balte, shpikje mostruoze akuzash, e gjithe maskarallyqet e kesaj bote duke marre persiper te vrojtoje tek vrima e celesit cdo zyrtar shteti apo lokal vetem per te bere show mediatik apo per te baltosur punen e ndershme te punonjesve te shtetit per sherbimin ndaj qytetareve.
Qysh ne 2014 vendimi dhe skuestrimi tani?
Nuk po vdes akoma ky haleja e kombit?!!!