Kullën duan ta fshehin pas “sherrit” Rama-Veliaj

14 Gusht 2023, 12:33Politika TEMA
Kullën duan ta fshehin pas “sherrit” Rama-Veliaj

Të gjendur të papërgatitur dhe të befasuar për debatin që shkaktoi fakti se pas kullës gjigande qendron Shkëlzen Berisha, Sali Berisha, “Foltorja” dhe mediat e tyre, pasi heshtën në fillim, prej disa ditësh kanë nisur nga teoritë e konspiracionit, vetëm për të shmangur thelbin e debatit.

Atë që pas kullës fshihet Shkëlzen Berisha dhe që e ka përfituar falë pazareve që bën i ati, Sali Berisha, duke përdorur atë pjesë të opozitës që ai drejton.

Dhe tani kanë nisur të “fshehin” kullën”, duke sajuar një “sherr” Rama- Veliaj.

Ndërkohë që gjithë debati bëhet për kullën dhe kush qendron pas saj, gazetarët e Berishës, por dhe vetë Berisha, kanë nisur prej ditësh të hedhin në treg idenë se zhurmën për kullën e nisi Erion Veliaj, për të sulmuar Edi Ramën.

Ndaj dhe kanë marrë në mbrojtje Ramën, duke treguar se sa i keq është Erion Veliaj.

Madje, për të bërë sa më shumë zhurmë, që të fshehin kullën, i qajnë hallin edhe Erion Veliajt, nga hakmarrja e Edi Ramës.

Ja çfarë shkruan p.sh, vetë Sali Berisha:

“Erion, dje bëre suicid politik!

Nuk të shpëton dot as fustani i gruas dhe aq më pak Lul Brava.

Të dashur miq, dje Erion Veliaj në betimin tek Bolino se ishte dorë jashtë në Malin e Shpifjeve për Malin e Tiranës, me të cilin kërkonte të mbulonte vjedhjen e shekullit, përdori dy argumenta, njërin më fatkeq se sa tjetrin. Mirëpo me këto argumenta me të cilat ai u rrëke të shpërfaq pafajsinë e tij, në fakt vetëm sa provoi se e njeh veten të djegur dhe shkrumbuar nga flakët e djegësit të tij, si dhe të bëre petë nga pesha e malit të shpifjeve që ngriti me hordhinë e gjobvënësve në mediat që kontrollon.

Le t’i shohim me radhë:

Argumenti i parë:

Ai dje tha: Eri dhe Rama janë të pandarë sepse vetëm atyre Berisha ju sulmon gratë. Ne fakt këtu qerratai i përgjërohej jo vetëm Ramës, por edhe Lindës. Por harroi se fshehja pas fustanit të zonjës jo vetem provon shkallën ekstreme të implikimit të tij në dy aferat, por edhe se është pa asnjë shpresë. Lidhur me këtë argument e siguroj Erion Velinë se unë, gruan tij edhe t” Ramës i respektoj me një kusht të vetëm që ato të zbatojnë ligjet dhe jo të qëndrojnë mbi ligjet e vendit si burrat e tyre.

Argument të dytë që paraqiti Veliaj për dorëjashtësinë e tij ishte Lul Brava, urithi gjigand që ngriti Malin e Shpifjeve për Malin e Tiranës. Mirëpo këtu gaboi më rëndë, se me krahasimin e bashkëshortes së tij me Zonjën Rama dhe jo vetëm provoi se nuk është dorë-jashtë në Malin e Shpifjeve për Malin e Tiranës, por gjuajti veten keq nën brez. Kjo sepse Lul Bravën në nxitim e sipër e more me qera nga Balla me sa duket pa pyetur Ramën dhe këtu shkeli në dërrasë të kalbur. Ai me këtë më shumë se me krahasimin fatkeq të zonjave revoltoi fort Ramën. Në fakt Rama ka të drejtë. Mbasi sipas një kodi të lashtë dalëzotësi i vetëm i pengut është pengmarrësi, ndaj dhe atë nuk mund ta prekë kurrë njeri pa lejen e tij, madje sipas këtij kodi nuk mund t’i prekësh kurrë as shërbëtorin zotërisë sepse dihet se ç’ përfaqëson shërbëtori i dy zotërive.

Si përfundim mund të themi se Lal Djegësi me argumentat që renditi dje tek Bolino vëtem sa deshmoi panikun, tmerrin që përjeton i pashpresë midis flakëve shkrumbuese të djegësit të Lal Erit dhe Malit të Shpifjeve të Malit të Tiranës qe e ngriti vetë duke i marrë si argat Bravën pa lejen e Ramës. Me këto dy argumenta dje Erion Veliaj beri nje suicid politik të vërtetë gushti. RIP. Amin”.

Vetëm se me sherrin Rama-Veliaj, të cilin e risjellin në skenë sa herë kanë ndonjë hall, nuk e fshehin dot kullën sa një mal në mes të Tiranës.

Sepse sot, të gjithë e kanë parë Sali Berishën e vërtetë, një pazarxhi i rëndomtë, që prej vitesh tashmë është marrë peng nga i biri dhe e bija, të cilët bëjnë pazare në emër të tij.

Dhe të partisë që i drejton i ati, kuptohet.

Sot i gjithë debati është kush fshihet pas kullës, jo kush e denoncoi apo pse e denoncoi. Ato janë thjesht muhabete për të shtyrë vapën e gushtit.

Ndaj Berisha dhe gazetarët e paguar prej tij, sado të përpiqen të hedhin shashka për të devijuar debatin, nuk e bëjnë dot, pasi këtë radhë janë kapur gafil. 

14 Komente

  1. k
    k

    Mafja dhe shteti nuk janë kompatibël. Duke ditur këtë aksiomë, shteti shqiptar ka dalë në plan të dytë dhe është bërë sherbetor besnik i mafjes, droges dhe korrupsionit.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tropoja

      Nuk e kuptoj pse doni t'ja vishni Sales me patjeter kullen? Ai i pari fshatit tuaj doli foli tha,nuk ka te beje me Berishen kulla sepse jane dhene lejejet keshtu ashtu.Fitoj studio Daneze dhe nja anetare pjesemarres me koleget e tije danez kishte thene do telefonoj familjen ne Elbasan t'iu them se Shqiperia po behet nuk ka korrupsion fituam pa rryshfet etj....etj Tani ju zagaret kur dilni per gjaj dhe gjahtari thote mjaft pse nuk e ndalni te lehuren? Po duhet te jete faji gjahtarit se u mban me buke dhe nuk i bindeni.E zeme se kulla eshte e Berishes,po ka faj kulla per shpopulimin e Shaiperise? Krimin? Vjedhjen e qeveritareve te rangjeve me te larta? Po faji kulles pse albanistani merr dhe qumesht miell nga Serbia se asgje nuk prodhon vet.Po faji kulles kur kazermat e ushkareve qe hane oriz mbushen plot kanabis faji kulles? Po ikni more te pa udhe njerez pa nivel.Pse nuk mirreni me thelbin ta ndihmoni sadopak albanistanin qe po lengon por akoma me furçe per te madhin kur ai vet nuk ua pranon? Hajde hajde medet pis milet do thoshte sulltani qafira

      Përgjigjjuni
      1. n
        na myten bolet

        ik mor shkerdhate sbhpellash, u bo bytha jote e kurves ti thush miletit zagar, ti je kerme nga koka deri tek thoji i kembes, je nje legen bythlepires i atyre kriminelave qe permend tek komenti.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jepi mero , edhe pak se e hengren kullen .

          Po nuk e rruan Meroja se e kujt eshte kulla se ai e din por kane marre urdher qe ti meshojne sa te mundin se diçka ngelet. Ka karabushe qe meqe e lexojne çdo dite meron mendojne se ashtu duhet te jete .

          Përgjigjjuni
        2. N
          Noci

          O rob zoti.Rama e ka treguar me kohe se ka mend me shume se ti,sepse ti mendon gjate gjithe nates kujt do t'i bej sherr gjate dites.Keto budallalleqet feminore nuk i ha kopshti e jo me politika.Por njerezit u mesuan me ty dhe te hedhin pas shpine ,se ate qe thua sot pas pak kohësh e kthen ndryshe a thua se nuk kishte nga goja jote.Gjynah te mbyllesh karieren si nje vjeherr e keqe

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sqepari

            Mire te gjitha..., Por ai fustani i gruas per cfare o shpellar neanderthal?

            Përgjigjjuni
            1. s
              spata

              Fatkeqsi kombetare ,te mos kuptosh se c'qellim ka Non Gata,ne kete c"eshtje,kaq shume te perfolur, ne Medjat e shkruara e Tv.Berisha sic ka bere dhe me pare,shigjetat i ka drejtuar e i drejton, ndaj ajkes te se Majtes ,per ti dhene pushtet absolut e te pa prekshem Rames.Kullat jane druret e shtrembur per te justifikuar djallezit politike.Sic dhe deklaron K/M ine, c'te keqe kane kullat , qe sjellin ndryshim e zhvillin te vendit.Pra mos e rru.... shume kush fshihet mbas tyre.E per ta bere kete rrufe te godasi "Mojkanin"e fundit ose "Apashet",godet me trillime e shpifje ate qe e quan zvendesuesin e Rames e te Ps.Kete djallezi , te peshtire e kupton fare mire c'do shqiptare, qe njeh figuren e shpellarit Berisha.Thash me larte Fatkesi kometare ,mbadsi me kete revansh Kaubojsash primitiv , rruga dhe e arthmja e kombit ,brenda Republikes shqiptate ,do perfundoj me keq se ajo e shqiptarve ne Rajon.Rrufet do godasin cdo tendence per ndryshim ne politikberje.Berisha edhe pse eshte shpallur Noc Roku ,ndihet shume here i fuqishem e komod ne politike e biznesin familjar.Kush ka vesh e mendje, le te kuptoje pasojat e kesaje levizje djallezire me kullat ose mullaret e barit.Kulla e barit te mos digjet.Gjon Llesh Kiku.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lindita

                Salih dhe Shkelzen Berishes u ka ardhur goja se SPAK nuk mund te vertetoje se parate e ndertimit te "Kulles se Dajtit" jane te familjes Berisha. Familja Berisha eshte nen mbrojtjen e Sulltan Rames, i cili do kolltukun e Sulltanit te Shqiperise dhe jo Drejtesine e Shqiperise. Nese Sulltan Rama do te donte Drejtesine ne Shqiperi dhe miqesine me SHBA-ne, me shumice votash miratonte nje Lig, me anen e te cilit perjashtohet kushdo qe shpallet "Person Nongrata" nga aleatja jone e madhe demokratike (SHBA) nga Kuvendi i Shqiperise. Aq e forte ishte mbrojtja e Sulltan Rames per familjen Berisha sa arriti te perplase Ambasadoren e SHBA-se Yuri Kim dhe kryetarin e Partise Demokratike Lulzim Bashen me perbindeshin e Vicidolit dhe t'i nxjerre jashte loje. Kryekrimineli dhe kryehajduti Berisha do te vahzdoje te pergojoje kedo qe i kundervihet nga Foltprja e Kuvendit te Shqiperise dhe Sulltan Rama do te sundoje sa t'i kete dhene jete Zoti.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Veterani

                  Kur do heqe dore ky legen plak ga keto poshtersi qe krijon , vetem per te terhequr vemendjen nga skandali i kulles ? Ai nuk priste te bente buje te madhe ky korrupsion , me qe nuk pati debate ne miratimin e projektit . Per te ruajtur menderen e vet dhe te familjes se tij te korruptuar deri ne gen , kjo monster eshte ne gjendje te sajoje gjithe poshtersite e botes ne kurris te kundershtarit . Ja se ç'plaçke na vuri ne krye te shtetit demokratik, patrioti i tij Ramiz Alia.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zaza

                    Ubi pus ubi evacua. Po a ka spak ne Shqiperi Shkelzeni eshte drejtor spaku ???? 20%

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      deputeti i ndershem

                      Si nuk kane turp, e quajne veten edhe analiste e politikane, e akoma mundohen te mbulojne bythen e zbuluar te sali Kriminelit. Vajmedet ku jane katandisur!

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        U shofte rraca e vampireve

                        Foto Vampiresh qe u ben karshillek shqiptareve te ndereshem.

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          katarakti

                          Pêrsa i takon kullës Rama e mori përsipër që lejen e ka dhënë me ndërgjegje të plotë, pa iu bërë vonë se kush fshihet pas ndërtimit të saj. Dhe këtu muhabeti mbyllet. Nuk ka asnjë lloj skandali, veçse një bashkëpunim ndërmjet pozitës, opozitës dhe oligarkëve të lidhur me krimin. Kaq. Nuk ka nevojë më me i rënë dajres për këtë çështje. Kasta që drejton dhe ka drejtuar vendin gjatë këtyre 30 vjetëve është bashkë. Dhe nëqoftëse zihen me njëri tjetrin e bëjnë vetëm për para dhe pushtet. Jo për forcimin e vendit dhe interesin e popullit. Vetëm budallenjtë zihen sot për PD dhe PS!

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            FATMIRI

                            SALI PIDH ROBSHI BURGU TE PRET DHE NE VARR DO SHKOSH SI QEN SI BIR KURVE QE JE O KANCER

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje