Manastirliu apo Braçe për Tiranën? Deputetja e PS: Mund të kemi shumë surpriza! Gara bëhet më interesante kur…

10 Prill 2026, 16:57Politika TEMA
Manastirliu apo Braçe për Tiranën? Deputetja e PS: Mund të

Deputetja e PS, Iris Luarasi ka folur në lidhje me mundësinë për kandidimin e Erion Braçes si kandidat i mundshëm i PS në garë për kreun e Bashkisë së Tiranës.

E ftuar në News24, ajo tha se kur është një proces me kandidatë të cilësishëm, që sjellin një background të fuqishëm politik me vete dhe ekspertizën e tyre, kjo e bën më interesante atë që ndodh brenda një mazhorance.

Megjithatë, Luarasi paralajmëroi surpriza në muajt e ardhshëm.

“Nuk është një proces që duhet ngatërruar me zgjedhjet lokale. Është një proces energjizimi i partisë që bëhet duke takuar anëtarë, nuk po takojmë qytetarët e njësive. Zoti Rama nuk i takoi si kreu i PS, por kryeministër. Në janar kishim rritjen e parë të pensioneve dhe duhet të marrë një feedback.
Mendoj që i bën mirë PS sepse sa më shumë kandidatë të ketë nga brenda aq më të mirë e bën procesin. Kur është një proces me kandidatë të cilësishëm që sjellin një background të fuqishëm politik me vete dhe ekspertizën e tyre, kjo e bën më interesante atë që ndodh brenda një mazhorance dhe në përzgjedhjen e kandidatit. Por mund të kemi shumë surpriza në 12 -13 muajt e ardhshëm”, tha ajo.

2 Komente

  1. C
    Cudite na ndjekin kudo

    E pse te mos behet si ne amerike qe te votohet brenda partise dhe kush te fitoje te dal me partine tjeter

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lulurrushi

      Surpriza e pare , nese keni vendosur ta humbni bashkine do kandidoni Manastirliun , tironsit jane me te zgjuar nga cfar mendoni ju.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje