Kuvendi do të mblidhet jashtë sesionit parlamentar për të shqyrtuar sot në Këshillin e Legjislacionit mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Vendimi u mor nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali pas kërkesave të opozitës.
Në mbledhjen e thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo.
Thirrja e Këshillit të Legjislacionit pa përfunduar ende pushimet e verës për deputetët jashtë sesioni u bë pas kërkesës së grupit parlamentar të partisë Demokratike.
Mandati i Olta Xhaçkës duhet të shqyrtohet pa vonesa në Gjykatën Kushtetuese dhe deputetët janë të detyruar ta dërgojnë atë sa më shpejt, tha Gjykata Kushtetuese në vendimin e marrë më 10 korrik 2024. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ia bëri të qartë Kuvendit se nuk mund kurrsesi të vërë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të saj.
Çështja “Xhaçka” është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita e cila pretendon se deputetes socialiste duhet t’i hiqet mandati me argumentin e konfliktit të interesit, për shkak të statusit të investitorit që ka bashkëshorti i saj. Vetë socialistët kanë vendosur që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një mendim përfundimtar për të zgjidhur ngërçin, siç e cilëson ajo, për çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.
....lol..."Rikthen ne punë" deputetët....lol Ne Afganistan, deputetet quhen "Taliban", Ne Shqiperi njihen si "Beu i fshatit" ose Agai i Surrelit" ------ deputetet e shqiperise "kthehen ne pune"!!!!!! lol
Cila është arsyeja që duan t'i heqin mandatin znj. Xhaçka?? Vetëm shkruhet gjykata kushtetuese, Kuvendi etj ?? Deri më sot ska akuzë zyrtare besoj??
Arsyeja jane ato hektaret e marra ne Himare por tani eshte e qete se e fitoj prape ps himaren dhe i zhdukin provat. Kush kujton ti se dha leke qe te fitohen zgjedhjet ne himare? Shreku i Oltes ja kush.
Kaq rendesi paska qe behet lajm.Neqoftese ka shkelur ligjin ,ti hiqet mandati.Por dhe Gjykata Kushtetuese ka nje hallaktje per kete problem sipas mendimit tim.
Lajm e cer lajmi. Ja ka betonu mire brekushja bythen ne karrige ksaj gopmadhes. Nuk e leviz dot as Strasburgu, jo me ata spurdhjake gjyqtare Albanistani. E ka punu mir gopin motra per ket dite. Qeftore
Me thënë të drejtën jemi shumë në merak. Nuk po kemi qetësi fare,apo s'është edhe kjo vapa. Po ç'na prishi punë mandati i xhackes njëlloj jan te gjith si ajo që ikën si ajo që vjen një verr në ujë ,ose dushk për gogla.
Deputetet e Partise Demokratike duke kerkuar mandatin e Olta Xhackes po luftojne me mullinjte e eres. Pse them "mulli ere? Sepse mandati i deputetit do t'i hiqet Oltes se PS dhe do t'i vihet Lopes se PS. Ku ishim? Hic asgjekundi. Po Shelli ku eshte? Po Kurumi ku eshte? Kryekriminelet e kryehajdutet Sali Berisha e Ilir Meta vazhdojne te kendojne maje pallateve e shtyllave te telefonit te prishur te Mbretit Virtual te Shqiperise Ed'Ramsit I.
Heqja e mandatit te Oltes ka shume rendesi.Ketu kerkohet te thyhet miti Rames qe po lufton tembroje me cdo kusht ish mikeshen e tevellait.