Spiropali takim me Zëvendëskryeministren sllovene Tanja Fajon: Sa herë Shqipëria ka qënë e lirë të zgjedhë, ka zgjedhur Evropën

26 Gusht 2024, 18:52Politika TEMA

Spiropali takim me  Zëvendëskryeministren sllovene Tanja Fajon: Sa

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, znj. Tanja Fajon, Zëvendëskryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Europën të Sllovenisë dhe delegacionin që e shoqëronte, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në takim ishin të pranishme edhe Kryetarja e Komisionit për Punët e Jashtme të Kuvendit, znj. Mimi Kodheli, dhe Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, znj. Jorida Tabaku.

Kryetarja Spiropali vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, të cilat vijojnë të zhvillohen mbi bazën e miqësisë, interesit të dyanshëm, partneritetit në NATO, përshpejtimit të rrugëtimit europian të Shqipërisë si edhe bashkëpunimit për avancimin e nismave rajonale. Shqipëria i është mirënjohëse Sllovenisë për mbështetjen e fuqishme të anëtarësimit në BE si edhe të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të vendosur drejt perspektivës europiane dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Në këtë çështje maxhoranca dhe opozita janë në një proces bashkëpunimi në struktuurat e Kuvendit, Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dhe Komisionin për Çështjet Europiane. Mbështetja e Sllovenisë për zhvillimin dhe bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor është një kontribut për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë. Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen nga Sllovenia të Kosovës dhe rritjes së rolit të saj në organizatat e marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kryetarja Spiropali e falenderoi znj. Fajon edhe për kontributin personal në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe të rajonit edhe në kontekstin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Kryetarja e Komisionit për Punët e Jashtme të Kuvendit, znj. Mimi Kodheli, dhe Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, znj. Jorida Tabaku, nënvizuan kontributin e komisoneve përkatëse në procesin e integrimit europian.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Europën të Sllovenisë, znj. Tanja Fajon, falenderoi Kryetaren Spiropali për vlerësimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nëvizoi se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor do të vijojnë të kenë mbështetjen e vendosur të Sllovenisë drejt anëtarësimit në BE. Ne duhet të shfrytëzojmë momentumin gjeostrategjik për integrimin e vendeve të rajonit dhe pranimi i vendeve si Shqipëria do ta bëjë BE më të madh dhe më të fortë. Parlamentet kanë një rol kyç në procesin e anëtarësimit dhe bashkëpunimi i të gjitha grupeve parlamentare është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm.

3 Komente

  1. S
    Shqiperia Etnike

    Shllup- shllup- shllup- edhe si qeni në koliben prapa mureve të perandorisë së plutokratëve, bankierve, bythecëve dhe nazifashistëve. Kanë 30 vjet që na trajtojnë me rracizëm, përçmim, bllokim, margjinalizim që në planin afatgjatë do të thotë destabilizim për kombin shqiptar. Në vend që të fillojmë të mendojmë me kokën tonë dhe të jemi në lartësinë e sfidave të historisë, kemi çuar trurin në standby, pranojmë çdo trajtim biles edhe ju lëpijmë bythën në mënyrë histerike. E kemi lënë veten të përdoremi dhe përçmohemi, prostituojmë për Perandoritë dhe ushqehemi si të babëzitur me lugën bosh që na ofrojnë duke tallur leshtë, si shtet i margjinalizuar i kategorisë së mizerjes në distancë higjenike nga "qytetërimi".

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Sa here ka ken Shqiperia e lire, kjo eshte pyetja per Spiropilin...lol

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iliri

        "Liria" e Shqiperise eshte ... Sa te lumtur qe jemi te lire ...Shijojeni...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje