Hoxha pret të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë: Mundësi të reja për zgjerim të bashkëpunimit

26 Gusht 2024, 18:06Politika TEMA

Hoxha pret të Ngarkuarën me Punë të SHBA në

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, me të cilën bisedoi rreth marrëdhënieve dypalëshe, duke vënë në dukje miqësinë e fortë mes dy vendeve, bashkëpunimin dhe partneritetin e fortë strategjik.

Ministri Hoxha falënderoi përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA për mbështetjen e pakursyer ndaj agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, veçanërisht programin ICITAP, me fokus asistencën për Policinë e Shtetit.

Në lidhje me takimin, Ministri u shpreh se "ishte kënaqësi takimi sot me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, me të cilën konfirmuam jo vetëm miqësinë mes dy vendeve, por ritheksuam partneritetin e fortë strategjik”.

Duke falënderuar përfaqësuesen e SHBA për mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit, ministri Hoxha theksoi se “e njohu znj. VanHorn me disa prej prioriteteve në detyrën si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar gjithashtu për kontributin e çmuar që ofron programi ICITAP për Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare, në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë”.

Në takim është diskutuar edhe për tema të tjera me interes për qytetarët e të dy vendeve.

“Folëm në këtë takim të parë, mbi mundësitë e reja të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit për mirëqenien e qytetarëve tanë”, thotë ministri Hoxha pas takimit.

4 Komente

  1. Y
    Ylberi ose ish piramida , selia e dylbereve

    Hahahahahaha Hahahahahaha

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marinela

      si e shef e shkreta Nancy kete Cufon.... s'ka faj...

      Përgjigjjuni
      1. A
        AI QE DO TE FLASE.

        SA CEKET GJYKON MOJ MARINELA,NJERIUT NUK I SHIKOHET GUNA POR PUNA.ERVINI ESHTE NJE NGA ME TE PERGATITURIT PER KETE DETYRE QE I ESHTE NGARKUAR.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          Cfare emer Hoxha lol vk arap

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje