Hasani: Ligj të ri për Shërbimin e Jashtëm, i japim energji të re diplomacisë sonë (VIDEO)

26 Gusht 2024, 11:22Politika TEMA

Hasani: Ligj të ri për Shërbimin e Jashtëm, i japim energji

 

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka deklaruar se së shpejti do të ketë një ligj të ri të Shërbimit të Jashtëm, çka do t’i japë një energji të re diplomacisë shqiptare.

Në fjalën e tij hapëse në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, Hasani u shpreh se vitet e fundit politika e jashtme, Hasani u shpreh se ky ligj do hapë dyert e shërbimit të jashtëm për shqiptarët që punojnë në organizatat ndëkrombëtare duke njohur meritat, punën e kontributin.

“Ndërkohë shumë shpejt do të kemi edhe një ligj të ri të shërbimit me Jashtë. Ky ligj nuk është hartuar thjeshtë për të hartuar diçka, por t’i shërbejë frymës së re dhe dinamikës që rrahim t’i japim punës e veprimtarisë diplomatike në çdo dimension, brenda e jashtë vendit, në marrëdhëniet dypalëshe dhe ato shumëpalëshe, me organizatat ndërkombëtare etjerë. Mbi të gjitha, ligji nuk do të jetë streha e të paaftëve e mediokërve, po do të mbështesë e stimulojë gjithkënd që e do këtë profesion dhe i është përkushtuar me mish e me shpirt. Ndër shumë të tjera, ligji do të hapë dyert e shërbimit të jashtëm për gjithë shqiptaret e shqiptarët që punojnë në organizata ndërkombëtare duke u njohur meritat, punën dhe kontributin”, tha Hasani.

Hasani bëri me dije se së afërmi Ministria e Jashtme do ketë një strukturë të re e cila do intensifikojë marrëdhënies mes këtij institucioni dhe përfaqësive.

“Së afërmi Ministria për Europën dhe Punët e Jasht do të ketë një strukturë të re, e cila, para së gjithash, rreh të përmirësojë punën dhe, gjithashtu, të zhdërvjelltësojë e intensifikojë marrëdhëniet mes dy gjymtyrëve kryesorë: Ministri dhe Përfaqësi, të cilat, në gjykimin tim, duhet të ushqejnë njëra-tjetrën me një energji të pandërprerë. Fragmentarizmi dhe refraktarizmi duhet t’i përkasin të shkuarës, ashtu si dhe mendësia e ndarjes në gjirin e këtij shërbimi në të privilegjuar dhe punëtorë me mëditje.

Edhe pse nuk bëhet fjalë për një strukturë e re në ngrehinën e diplomacisë shqiptare, Akademia Diplomatike detyrimisht duhet të ketë një fytyrë dhe një përmbajtje të re dhe të shërbejë si një urë komunikimi e bashkëpunimi mes aktorëve të politikës së jashtme dhe shoqërisë civile e botës akademike”, shtoi ai.

Ministri theksoi më tej se vitet e fundit politika e jashtme e Shqipërisë ka njohur arritje të panjohura më parë, ndërsa theksoi se kjo konferencë që po mabhet pas 8 vitesh, duhet të shërbejë si instrument efektiv se ç’duhet bërë më mirë sot e në ditën në vazhdim.

“Diplomacia jonë është një organizëm i gjallë i projektuar drejt së ardhmes e cila vepron sipas parimit të enëve komunikuese jo vetëm me segmente te tjera të qeverisë, por edhe mbarë shoqërisë.

Konferenca e cila mbahet pas 8 vitesh, për të ringjallur një traditë të dobishme dhe t’i rikthehemi përvojës për të shkëmbyer mendime. Konferenca duhet të shërbejë si instrument efektiv se ç’duhet bërë më mirë sot e në ditën në vazhdim.

Vitet e fundit politika e jashtme e Shqipërisë ka njohur arritje të panjohura më parë”, theksoi ministri.

 

 

4 Komente

  1. D
    Diplomati

    Minister askushi,nga ata pedere qe i pask i lepine Saliut, Mediut tani po ja shkelqene me llape Ramiut

    Përgjigjjuni
    1. d
      dsa

      Mos "vdeksh" kurre ore Edi Rama nipi i Spiro Kolekes, ku i gjen keta ministra rrota kari, si ai e nje kohe qe na e solle nga Kosova. C'jane kete koqe qe i nxjerr nga hici dhe i ben ministra. Hasan beu ne komision kush e pjerdh kush e degjon.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nëpunësi

        Po çfarë ligjesh për diplomaci nxirrni ju? Turp tju vij, ju mbani në punë njerëz të paaftë , merrni në punë fëmij që meqënse i ka punuar babai ose dhe mamaja në Ministri të Jashme duhet të punoj dhe fëmija. Prindrit nuk kanë lënë pisllëk pa bër, ashtu do të bëj dhe fëmija. Kontrolloni dhe shikoni, jeni bërë njësoj si Banka e Shqipëris, ndaj nuk bëjmë hajër ne.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Plaku

          Si ministri dhe ministria tap topi.Po ky minister duket beterr fare.Nga keta do ta haj Rama se ky takem e shet shume lehte te daj Sami.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje