Rama: Shqipëria ka pësuar transformim rrënjësor, kush thotë të kundërtën injoron faktet

26 Gusht 2024, 09:50Politika TEMA
Rama: Shqipëria ka pësuar transformim rrënjësor, kush

Kjo kohë është karakterizuar nga një transformim i madh dhe kush thotë të kundërtën po bën luftë me faktet, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në Konferencën “Tirana Diplo 2024”.

Rama tha se jo vetëm ka një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social, por gjithashtu  edhe në planin e jashtëm të konsolidimin e një roli pro-aktiv të vendit në arenën ndërkombëtare.

“Jetojmë sot në një kohë të shenjuar nga një transformim historik i Shqipërisë dhe kush thotë të kundërtën injoron faktet apo lufton me faktet.

Si në planin e brendshëm, atë të shtet ndërtimit demokratik dhe evropian të sistemit të institucioneve të vendit në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social drejt BE dhe në planin e jashtëm, atë të përcaktimit dhe të konsolidimit të vazhdueshëm të një roli pro aktiv të vendit. Progresi i kësaj kohe, transformimi të madh, është i dukshëm, dhe dhe i përshëndetur botërisht.

Diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re, ka luajtur një rol kyc në zhvillimet transformuese të kësaj kohe, që duhen shtyrë më tutje edhe përmes diplomacisë për të përmbushur vizionin e Shqipërisë 2023.

Sot Shqipëria negocion anëtarësimin në BE pas një procesi të jashtëzakonshëm skanimi të të gjithë sistemit të organizimit të vendit, skuadra kombëtare e Shqipërisë, me të gjitha repartet e saj për 33 kapituj dhe tre kritere themelore, u vlerësua me notat më pozitive nga partnerët tanë në Bruksel, ku vendi mori një vlerësim të qartë për gadishmërinë për t’iu përmbajtur legjislacionit të be në të gjitha fushat dhe një hartë të qartë hapash për ta përmbushur këtë ëndërr të vjetër kombëtare'', tha Rama. 

10 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi

    Zoti Rama,i Ke pare qente e rruges si bejne? Ham ham ham

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Rama i thjeshteson zhvillimet ne vend dhe natyrisht i sheh me syzet e veta. Kaq shume vite ne pushtet dhe miliarda te shpenzuara patjeter qe ndryshim ka por a eshte ai i duhuri dhe i pritshmi ? Konkluzioni arrihet me nje analize serioze profesionale dhe jo me propogande bajate.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        lol, fanar ne brigjet e Adriatikut, se Joni ka ik per lesh…. ———— nuk e kuptoj cfare te kuqe merr, ai!!!!! lol

        Përgjigjjuni
      2. G
        Go West

        Transformimi i Vendit eshte i dukshem dhe nuk ka nevoje per komente, por kjo nuk mjafton. Jane sot dy kategori qe ndjehen keq. Se pari pensionistet me te ardhurat me mizerabel ne Europe, ndonse me tere ato pasuri qe ndertuan, nuk meritonin kete mjerim. Dhe se dyte te rinjte qe nuk shohin perspektive, pertej arritjeve. Ndoshta ja vlen ti vesh ne defter. Ndertime, turizem, stretegjike e tj, ok, po sa do te vazhdohet keshtu. Kullat ne Tirane, Vlore, Shkoder tani... po ju zende driten njerezve, po i neperkembin, kjo nuk eshte normale. Kam parasysh edhe reagimin e zotit KM, kur tropojanet e Saliut i zune dritaren Kadarese. Nuk di me ke keshillohet e ku do te shkoje, por jeta pertej fasades po behet e padurueshme. Nje pyetje: nga ky bum turistik, perveç bisneseve te te forteve e te strategjikeve, çfare fituan banoret e veçanerisht pensionistet e Vlore?

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maro

          Ok po ne cilen organizate na anetaresove..ne BE? Na thuaj nje te pakten. Sa per transforming..ke qe ne 2013...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Makiaveli

            Jemi me fat me nje lider si xoni modh i bën të gjitha statistikat arkitekt, shkrimtar, expert Instagrami etj

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asd

              Patjeter qe jemi mire. Por më mire jane ata qe vodhen miliona nga fondet publike.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Biku

                Po transformimi eshte shume I madh sidimos per Olsin dhe Linden.Ke njezet vjet ne pushtet me gjithe bashkine sipas teje nuk duhet te beje gje fare,vetem te mblidhje taksa dhe te merje miliarda dollare borxhe nga jashte.Kush do I paguaj ato para o legen.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Erdogan

                  Vete titulli i ketij Artikulli (Title a Article) tregon "Kombedine tuaj" o Rama. Transformim Latinisht. Rrenjesore (Rriza greq). Kunder (Contra ital). Injorim (Ignorance latinisht). Faktet (Fact angl). Si perfaqesoheni you o Rama ne Evrope? Si Pashallek turk qe nuk heq dore nga pushtuesit 500 vjecare? Perrallat per "Bashkjetese Fetare" dhe "Shpetimin e Ebrenjve" nga ky popull qe urren Epirotet jane ne Demin (Damage) tuaj. Nje Shtet Servil (Servis State) pa shtylle kurizore,pa histori,pa Identitet.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Real

                    Eshte mentaliteti i diktatoreve qe duan te paraqesin mrekulline e ndertuar ne kohen e tyre,pamvarsisht se ne kete kohe eksodi biblik zbrazi vendin. Ky eshte fakti me i forte more hipkrit i neveritshem.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje