Ngjela: Historia e fshehur e një kombi, është armiqësi kombëtare

25 Gusht 2024, 22:17Politika TEMA

Ngjela: Historia e fshehur e një kombi, është armiqësi

Nga Spartak Ngjela

Historia e fshehur e një kombi, është armiqësi kombëtare...
Historinë e një shteti të pavarur kombëtar, e fshehin vetëm antikombëtarët.

Pse, në krye te shqiptarëve, në 90 përqind të rasteve kanë drejtuar antishqiptarët?

Zotërinj!

Nuk është koha që na drejton ne, jemi ne që duhet te drejtojmë kohën tonë.

Koha jonë është jeta jonë. Por, diktatorët nuk e shohin kurrë shoqërinë që sundojnë që ajo ështe në kohën e saj, dhe, brenda saj, gjithsecili individ ka kohën e tij.

Koha e një periudhe historike të një shoqërie të caktuar kombëtare, krijohet nga vetë koha e individëve që jetojnë dhe e formojnë atë shoqëri.

Po kryeministri aktual, a e di që kjo është dhe duhet të jetë maksima kombëtare e shqiptarëve, që askush nuk mund ta shkelë.

E di kryeministri aktual që të gjithë kryeministrat në Shqipëri kanë vepruar sikur ata drejtojnë, dhe koha është e tyre?

E di kryeministri aktual që shqiptarët kanë dekada që kanë pritur e po presin zhvillimin e jetës së tyre normale në atdheun e tyre?

E di kryeministri aktual në Shqipëri sot se, gjendja e rëndë e krijuar nga kryeministrat e korruptuar që kanë kaluarnë këta 30 vite në Shqipëri, ka detyruar mbi 1.000.000 shqiptarë ta lënë Shqipërinë se nuk kanë pasur mjete të mjaftueshme jetese për vete dhe familjet e tyre?

Dhe kjo ka ndodhur, sepse kryeministrat tanë nuk kanë pasur fare lidhje me jetën e shqiptarëve, por vetëm me pushtetin e tyre, dhe me qarqet antishqiptare rrotull nesh.

Dhe, na duhet të theksojmë se:

Është instinkti i sundimit, që e kanë politikanët mediokër, të cilët e konceptojnë kryeministrin si një post-çlirimi të dëshirave të tyre për sundim.
Kryeministrat shqiptare, me përjashtim të Ismail Qemalit, kush më shumë e kush më pak, kane qenë sundues.
Dhe nuk kanë bërë Asgjë për historinë e zhvillimit në Shqipëri.
Duhet përjashtuar këtu diktatura komuniste që, me dhunë, me shkelje brutale të të drejtave jetësore të shqiptarëve, të paktën i ndërtoi 500 fabrika e uzina ne Shqipëri.
Po ku janë sot?
Janë shkatërruar të gjitha, në katër-vjetshin 1992 - 1996.

Turp për ata bastardë që drejtuan këtë shkatërrim!
Se ja, para pak muajsh, u ngritën në parlamentin e Serbisë, dhe hordhitë serbe u mburën që, me 40 milionë dollarë, ata kishin shkatërruar 500 uzina e fabrika në Shqipëri.

Ky është një turp historik, dhe krim antikombëtar.
Këta bastardë dhunuan me pabesi kombëtare djersën e shqiptarëve të përvuajtur në 40 vite rresht.

Zotërinj, kjo ështe një nga aspektet e rënda të historisë sonë antikombëtare që ende nuk është ndëshkuar.
Sepse ende nuk është goditur nga asnjë kryeministër masakra antikombëtare në ekonominë shqiptare në vitet 1992-1996.

Po SPAK -u, e di këtë tragjedi antikombëtare?

Gjithsesi, këtë tragjedi makabër antikombëtare, edhe shtypi ka pasur frikë ta denoncojë në Shqipëri.
Por, shqiptarët duan shpagim nga maskarenjtë që shkelën me dhunë djersën, lodhjen ekstreme, me drobitjen më rropatëse, që kishin kaluar prindërit e tyre në dyzet vite rresht.

26 Komente

  1. K
    Kuituzovi

    Bravo zoti Ngjela. Eshte e vertete se Sali Beisha me 40 miljon dollar i ka sherbyer mire UDB-s Jugosllave ne prishjen dhe çfarosjen e 500 fabrikav,uzinave e kombinateve qe ishin ndertuar me sakrifica te medha nga populli shqipetar. Sali Berisha eshte antishqipetaari me i madh ne historine e shqiperise.Per te gjitha sa shkruan zoti Ngjela jane te verteta.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nemesis

      Ju duheni lidhur more te cmendur qe i thoni bravo ketij teveqeli Ngjela.Vete ky Ngjela duhet varet me kokposhte aq i rreshqit sa eshte

      Përgjigjjuni
      1. R
        Remo

        Jo jo Nemesis! duhet varur për bulesh miku yt krimineli dhe shkatrrimtari i Shqipërisë Sali Berisha dhe jo Taku!Taku je shum i saktë, dhe bravo për demaskimin që po i bon këtij krimineliql ka shum gjynafe për të larë ky me bandat e tija, anti Shqiptare

        Përgjigjjuni
    2. L
      Luzati

      Bravo Taku po te degjoj me respect me se te verteta ato qe thu.a

      Përgjigjjuni
      1. G
        Grant

        Respekt per ty Avokat! Respekt per lirine ne gjykim qe manifeston!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Njëmëndje

          Fort dhe bukur Ngjela. Shkatërrimi i planifikuar në Beograd e Athinë i infrastrukturës industriale, bujqësore, arsimore e shkencore të Shqipërisë, është akti më i lartë i mercenarizmit e i tradhëtisë ndaj atdheut, edhe më i lartë se bashkëpunimi me pushtuesit, që të njëjtit bastardë të kësaj toke i kanë bërë vendit e popullit të tyre!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lil Toronto

            Nuk ke folur ndonjëherë me bukur z. Ngjela.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Boston

              Shume e sakte zoti Ngjela. Gjithe brezzi qe punoi me gjithe shpirt per ngritjen dhe punesimin ne gjithe uzinat, fabrikat dhe hideocentralet kerkon denimin ndaj personage politike qe ne emer te antikomunizmit vodhen dhe shkateruan cdo gje……,.,Koka e ketij shkaterimi eshte Sali Berisha.

              Përgjigjjuni
              1. Roberto

                Ja aty e ke Sali Zagarin.Ai eshte strumbullari i te gjitha "bemave" ne Shqiperi dhe me pas hyri ne loje dhe Agush Meta nje i mete mendor qe nuk po le gje pa bere tani se ujin e zi i ka nxjere kur ishte ne qeveri. Nuk kane lene gje pa bere. Uzinat, fabrikat,nderrmarjet,punishtet i shkaterruan dhe "Heroi i Demokracise" Azem Hajdari me shoke i shiti per skrap ne NISH te Jugosllavise. Makineri,torno speciale ato te armatimeve Suedeze qe ishin blere me flori,anije, armatime,tanke,topa mortaja etj etj se ku di une ca kishte ketu. Te gjitha ishin qe ta mbanin Shqiperine me buke per 10 vjet ne rast lufte. Shkrim me vend sepse per nje cast harruam dhe po merremi me aferen Partizani qe eshte nje qime bythe me poshtersite dhe krimet e qeverise Demolratike te asaj kohe dhe langonjve te saj qe ju bashkangjiten nga pas si muti pas kepuce.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jane grahmat e fundit te berishizmit

                  Ka vetem nje emer tere kjo katraure qe ndodhi ne vitet '92 - '96. Te gjithe e dine, shumica dermuese e shqiptareve mallkojne shkaktarin kryesor, dhe mot populli do ta shkaterroje me vote plebishitare banden armiqesore dhe falangat e mbetura te nongrates te mbledhura nen emrin PD. Mot do te zhduket nga politika komunizmi dhe tradhetia masive qe drejtoi nongrata pas vitit 1992. Ironike, por PS i ka mbetur te beje ligj dhe te hape dosjet, te zbulohen listat e sherbyesve te sigurimit te shtetit dhe ato te spiuneve te UDB etj.; dhe populli do habitet kur te shohe se kush e sa shume nga spiunet kane qene dhe jane kryesisht ne PD. Vetem keshtu do ndahemi nga e kaluara. Por nuk do harrojme bemat dhe gjemat e kermes kombetare me emrin Sali nongrata.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Veterani i veprave gjigande te planeve 5 vjeçare .

                    Dakort plotesisht me ato qe shkruan z Njgjela , sa me lart . Po tani i mesoi keto krime te Berishes , Hajdarit te Tropojes , Pashkos se Korçes apo Kolonjes e bandes se tyre krminale , ky avokat i shquar ? Sikur ka qene ca kohe dhe deputet me Berishen , ky qe tani na ben avokatin e djallit ! Populli nuk i meson tani keto krime , po i ka ditur qe ne momentin kur u kryen . Prof Pashko , rahmet te kete atje ku eshte , bashke me Berishen e nje shpure haluçinantesh , prralliste per nje çek te bardhe qe do te vinte nga SH.B.A - te . Tani e mori vesh Njgjela se ishte kjo ishte pune e spiunazhit serb ? Ata qe kishin pak mend , e dinin me kohe kohe se pse u shkaterrua dhe kush e shkaterroi pronen shteterore , te ndertuar me djersen dhe gjakun e popullit shqiptar . Keshtu qe zoti avokat , me keto qe shkruan , tregon se je shume i vonuar ne ato qe ndofta zoterote i quan zbulime te tuat .Terrori dhe presioni i madh qe perdori ne ate kohe krimineli Berisha kundretjt popullit , beri qe te ngelej ne heshtje gjithe ajo masaker . E drejta vonon po nuk harron , thote polpulli . Ja ku e ke krye kriminelin ne bangon e te akuzuarit dhe shpresoj qe te marre denimin e merituar , per gjithe krimet monstuoze qe i ka bere ketij vendi bashke me banden dhe familjen e tij kriminele .

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bravo veteran

                      Vétéran... ky eshte pjese i atij shkaterimi ky ka bashkpunuar me Berrishen nuk e dinte ky qe Berrisha ishte komunist , sekretar i PPSH mik i familjes se diktatorit Hoxha , doktor shurre i diktatorit Hysni Kapo , ky sikur ka qene i denuar nga komuniste dhe bashkpunonte me komuniste eshte non sens te maresh per base çfare ky thote.

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      Nuk ka drejtesi mos u lodhni kot

                      Pse jane serbet bastarde. mos erdhi serbei dhe ti prishi ? . deri sa dhendri tyre Berrisha punone per ata , per Serbin eshte suksese. deri sa Kurti punone per Serbin ku eshte problèmi Serbe , ne e kemi te keqen nga brenda te vetja. Ku eshte shteti ku eshte drejtesia , dikush thote drejtesia eshte e pamvarur haaa por ministri drejtesis , prokuroret jane te shtetit . Ne ja fusim vetes dhe fajin e kerkojme te greku te serbi i leni atypique njeriu berrtet nga penxhere WC tjetri ka mare malet kodrat lumenje , si ka mundesi qe ofendohet shteti prokurori spak duket r cilesuar organizate kriminale terroriste dhe asnje ndeshkim ose çfare thote non grata eshte e vertete ose drejtesia nuk egziston.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Babuci

                        Taku paska pjerdhur . Ku ishe o Tak keto 32 vjet ne emigracion ? Sikur ke qene o Tak deputet nja dy here . Ik martohu krijo familje bej nje pune pastaj normale pastaj fol per keto gjera. Gjitge jeten ke ngrene buken e sherrit

                        Përgjigjjuni
                        1. g
                          graziano

                          Taku flet e flet dhe SB vazhdon e pellet e pellet maje mullarit dhe ky popull vazhdon e duartroket poshte mullarit.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tartufi

                            Relikia i burgjeve te komunizmit i tregon miletit shqiptar ,shkatrimin e 500 fabrikave te vendit te ndertuara nga skllaveria e ketij populli [ kot ] .Nje popull kot se koti pa shtille kurizore nderton kot se koti dhe prish kot se koti ! Nje popull kot se koti ,akuzon kedo ne kete dynja ,kot se koti . Dhe ky budalle ron dhe derdellit kot se koti ,duke mos pyetur kurre mendjen e tij ,se ku ron ,me ke qendron ,dhe me ke flet !!

                            Përgjigjjuni
                            1. z
                              zisi

                              ti duhet te jesh idiot i lindur se ska mundesi

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bureto

                                Taku, me postimet e tij, në tërësinë e tyre irracionale, nxit instiktet njerëzore, dhe kur ato përkojnë me ato çka ai u jep atyre si sillazh për të përtypur e ripërtypur, vjel prej tyre dhe ditirambet për vete. Dhe pleqtë, si puna e tij, siç dihet kanë qejf të dëgjojnë elozhe të tilla! Mu për këtë mënyrë të përkëdheljes së sedrës vetjake të një të moshuari, ç e përgëzoj dhe unë, por ama vetëm për kaq! Pleqëri të bardhë Tak!

                                Përgjigjjuni
                            2. G
                              Gjergj Fishta i riu

                              Uzinat dhe fabrikat i shkatrroi Ramiz Alia. Ai nuk deshi qe ajo ekonomi jo rentabel te ballafaqohej me arritjet shkencore te kapitalizmit dhe ne se ballafaqohej me rendimentin e industrise kapitaliste falimentonte brenda sekondes. Per te fshehur krimin e nomeklatures qe kishin ndaluar kohen natyrale te levizjes se nje populli, ai permes Gramos Pashkos nxiti iden ta fillojne nga zero (e lane te rrenohej qe te ankohen e justifikohen me "armiqte e klases" dhe te vazhdojne perseri qeverisjen e tyre permes bijve te tyre bastard(!) . Flitet gjithmone per çekun e Bardhe te Amerikes. çeku u tradhtua po nga ish kasta komuniste. Perendimi dhe Amerika nuk munde te financojne nje shtet ku metastazat e rrezikshme te komunizmit ende nuk jane nderprere. Ku jane bijte e Alush Leshanakut, Hamit Matjanit, Prenk Pervizit, Hysni Demes, Beqir Sines, te Gjon Markagjoneve e te tjereve fise Veri e Juge qe qene kundra komunizmit. Ku asht Mbreteria shqiptare qe vet qendroi me forcat e Antantes dhe Shtetin e la me forcat e Boshtit te cilat realizuan Shqiperine Natyrale. Shqiptaret nuk duhet te çliroheshin vetem nga Turqia por edhe Greqia , Bullgaria, Serbia e Mali i Zi. Dikush thote ende ata qene fashista. Jor or Jo, ata qene ata burra qe krijuan nje strehe te sigurte per zhuivet ne Shqiperi dhe diten te fusin ne hulli konjukturen e kohes dhe realizuan çlirimin e plote te Shqiperise jo vetem nga turqit por dhe nga greko-sllavet. Ju lutemi komuniste e bije komunistesh hapni rrugen e lejeni te qete popullin shqiptar te levize ne kahjen e orjentuar mire nga Baballaret e Kombit, ne periudhen 1939-1944. mos prisni te ndodhe si ne Rusi se atehere do te jete vone.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gjergj leshi vjeter

                                A e di sa u denua général Pétain per collaboration ? Haaaa harrova De Gaulle ishte komunist . Ke permendur emra kriminelesh .Anti komuniste nuk do te thote collaborateurs me okupatorin .

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bureto

                                  @Gjergj leshi i vjetër! Mirë e ke shtuar atë "leshin" në mes. Të shkon! Po, kujdes, duke mos njohur historinë e aq më pak të kesh lexuar ndonjë libër rreth saj, sigurisht që do ngatërrosh Francën me Shqipërinë? Historia shekullore, e armiqësive dhe e luftrave Francë-Gjermani e anasjelltas, domosdo që, pas saj, do shikohej në tjetër prizëm. Franca u pushtua nga Hitleri, dhe ajo për të mbrojtur shkatërrimin e saj nga hordhia naziste, ngriti "flamurin e bardhë". Në të kundërt, shqiptarët historikisht armiqtë i kanë patur në veri dhe jugë të tyre. Dhe komunistët shqiptarë me ata bëmë koslicion se ashtu ya diktoi Kominterni, ne emisarët e Titos Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, që themeluan dhe Partinë Komuniste, si vegël të tyre. Koolaboracionizëm i pastër ishte dhe ky, por në këtë rast, me armiqtë e vërtetë të shqiptarëve dhe jo i njëjtë si ai me armiqtë e komunistëve siç ishin gjermanët. Në aspektin historik, këtë akt, pra koolaboracionizmin, varet se nga ç'këndvështrim e shikon! Pëtenit-heroit të Luf.Parë bot, kur atëhere fitoi Franca kundër Gjermanisë, ia lanë atij shtatoren dhe dekoratat, paçka se koha, në këtë rast pas viti 1945, kërkonte një qëndrim në përputhje me të. Po Shqipëria, ç'lidhje kishte me historinë e Francës, që armikun e saj shekullor kishte Gjermaninë, por që në luftë nuk e mundi ajo por Amerika dhe Brirania e Madhe? Gjermania, historikusht, s'ka qenë kurrë në armiqësi me shqiptarët, përkundrazi për çështjen e Pavarësisë nga Turqia popujt gjermanikë, kanë qenë në anën e saj. Edhe gjatë L.Ii, bot. ajo ndaj Shqipërisë, nuk u soll si pushtues. Ushtria e saj, duke u tërhequr drejt Veriut të Europës, pra Gjermznisë që po e humbte luftën, deklaroi që jemi në luftë, e njohim pavarësinë tuaj, mos na ngacmoni se këtu jemi kalimtarë. Si kudo në Europë, ata kishin shpallur dhe komunistët si armiq të tyre, komunistët, aleatët Rusisë (BS), armikut të tyre në luftë, të cilët më shumë se për çështjen nacionale, luftonin në emër të Stalinit, jo vetëm për pushtetin e tyre por dhe të vendosjes se komunizmit në shtetet respektive. A nuk ndodhi ashtu dhe në Shqiplri? Kujt i dha të drejtë historia, pjekurisë së patriotëve antikomunistë, në Shqipëri dhe Kosovë, apo arrivistëve aventurierë, të sojit E.Hoxha, M.Shehu, K.Xoxe e co, të cilët vranë për atë pushtet, më shumë patriotë shqiptarë, bile edhe nga rradhët e tyre, se sa gjermanët?! Ndaj o "gjerg leshi" kur nuk di, më mirë mos u merr me punë të tilla, ndryshe ato pastaj quhen "punë leshi".

                                  Përgjigjjuni
                              2. N
                                Nje Pensioniste

                                Z. Avokat Ngjela me te drejte e ke ngritur kete problem :Te gjitha qendrojne ato qe thua por je shume i vonuar ,ne nje kohe kur ketij populli te gjore i ka vajte dhimbja mu ne shpirt dhe ska ilac ta sheroj ??? Populli i ka ndjekur te gjitha ato qe kane ndodhur me mencuri dhe e ka denuar Sali Kriminelin qe ne momentet kur doli ne skene , por nuk ja vari njeri duke mbrojtur ate KRIMINEL ,keshtu qe ai ariti ti plotesoi deshiren agjenturave duke shkateruar vendin e vet dhe percare gjithe ate Rini te mrekullushme para 90-tes . Une qe po komentoi jam nje pensioniste sot e mjere se na nxori nga puna para kohe dhe mu desh sate mbushja moshen per pension nje pese vjecar . Jam endur rugave perte mbijetuar se kisha dhe femijet neper shkolla se qe te dy bure e grua pa pune .Prandaj per keto vite qe me hodhi ne rruge i kerkoi demshperblim per gjithe ate shkaterim ekonomik qe me beri , si mua mund te jete shumica e popullit te ndershem ????

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tartufi

                                  Ja dhe nje budalle pensionist i ketij populli kot se koti i ankohet dhe i kerkon qeverise ,qe eshte qeveri kot se koti demshperblim per nje pensionist koti. O budalli pensionist nje popull koti eshte i destinuar te c faroset nga kjo bote se ron kot se koti si puna jote. Lexo o budalle ,,,, Kur u paraqita perpara zonjes manaxhere per tu intervistuar per pune ne Avenune 5 te Nju Jorkut ,ajo zonje me pjeti ,,,, nga vjen dhe c far kerkon ? Ngela i habitur dhe i thashe vetem ,,,,,vi nga nje vend me emrin Shqiperi ,por nuk ju pergjigja se c fare kerkoja .Ajo e kuptoje ,qe mua njeriu kot se koti shqiptar me mungonin me te shumtat e njeriut ,qe kerkon te ngrihet dhe te luftoje per shkallen me te larte. Lexo perseri o budalle ,,, pergjigjia e saj ,,, Atij qe i kane rrembyer te drejten per tu qene ne shkallen shoqerore i takon ti jipet mendesia e dyte per ti dhene ate qe ai kerkon,por nuk e kupton se c fare kerkon . Puna qe mora qe pastrimi i bodrumit te grandaceles ,duke mos dale te kati i pare ,qe te me shikonin njujorkasit , se ajo kishte frike se une kot se koti nga mileti shqiptar nuk kisha mundesi te pershendesija ne regull.Ajo manaxhere ,qe me dha punen ne bodrum ,sot eshte mikesha tone e familjes ,per c do dite te vecante te shtepise tone ajo se bashku me burin e saj Rici jane miqte tane,puna e dyte timia nuk ka vende per te thene ketu .

                                  Përgjigjjuni
                                2. S
                                  Sali Berisha eshte Tartufi

                                  Nuk ka vend per REPLIKE ne komentin tend :Ja ke vene vete EMRIN vehtes TARTUF kur quan nje popull KOTI FL ????

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Reli

                                    kete rradhe e ke goditur avokat

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bardhyl

                                      Po si eshte w mundur qe megjithese na jeepet qarte e ne mnyre thelbesore mangesit e nje pune pa standarte e objektiva per te zhvilluar e drejtuar ne te ardhmen per tu mos harruar bemat kriminale ndaj popullit e atdheut.Po mesohemi me sllogane dhe levdata te cilat nuk i meritojm se nuk eshte shqiperia e mirqenia e Zpopullit ne shkalle tte medha qe te mburremi se po behemi fanar ndricues,? Z Ngjela ne te gjitha problemet qe trajton ka shume te drejte.Pse u dashka ti kundevihemi kur ate qe po bene ai askush nga ne nuk e bene?Po duam me cdo kusht te tregohemi me te ditur apo me te mencut?Ne vend te kerkojme llogari vehtes ku jame un ne keto mendime ,menjeher zbrazim koburet e denigrimit.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje