Ministri Hasani nesër takim me ambasadorët e Shqipërisë, ja çfarë pritet të diskutohet

25 Gusht 2024, 10:28Politika TEMA
Ministri Hasani nesër takim me ambasadorët e Shqipërisë, ja

Ministri Igli Hasani bën me dije se në datat 26-28 gusht 2024, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizon Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

Në këtë takim do të mblidhen ambasadorët dhe konsujt e Shqipërisë në botë dhe pritet të diskutohet mbi sfidat e diplomacisë shqiptare.

“Me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë mblidhemi nesër në Tiranë, në një diskutim tre ditor, mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin”, shkruan ministri.

Eventi do të organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Përveç ambasadorëve dhe krerëve të posteve konsullore, do të jenë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    "Si te vjedhim shtetin e qytetarin..albanistanez", lol - ja perse....

    Përgjigjjuni
    1. q
      qytetari i Rep.se Shqip.

      Shou politik dhe diplomatik kur dihet nga te gjithe qe sherbimi diplomatik ne te gjith vendet qysh nga koha e pianecit Nano e deri me sot nuk ka ndryshuar per emigrantet shqipetare qe trajtohen sikur te jene azilkerkues dhe jo shtetas qe duhet te paisen me dokumenta nen vartesine e ketyre instiucioneve.Fatkeqesi per indiferencen dhe keqardhje per shou e radhes kur dihet nga te gjithe qe sherbimi diplomatik konsulltor le shume per te deshiruar dhe nuk ka ndryshuar asgje .Fatkeqesi kur ndeshesh me keto trup ku mungon me elementarja ,nje aparat fotokopimi e qe shtetasit i drejtojne neper magazina fotokopimi per kopjet e dokumentave personale.Qe ketu fillon mosserioziteti i nje vendi qe i trajton qytetaret e saj si dikur ne monizem neper radhat e qumeshtit duke u endur me dite per nje dokument identifikimi si shtetas te Rep.se Shqiperise.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje