Sot konferenca e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, në fokus sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në BE

26 Gusht 2024, 09:00Politika TEMA
Sot konferenca e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, në

Ambasadorët dhe Konsujt e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë do të mblidhen këtë të hënë në Tiranë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë nga 26-28 gusht Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani njoftoi dje (25 gusht) se konferenca e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” do të ketë në fokus sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

Ky aktivitet do të zgjasë tre ditë dhe do të ketë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Konferenca e Ambasadorëve është një takim i rëndësishëm i Shërbimit të Jashtëm shqiptar, i cili do të ofrojë një mundësi për të paraqitur prioritetet që do të orientojnë punën e misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të Shqipërisë në botë.


Axhenda e konferencës:


09:30  – Hapja e Konferencës së Ambasadorëve
Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë
Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

10:30 – 11:15 Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE
Folës kryesorë
Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë

Ora 12:00 – Ministri Hasani do të presë në një takim dypalësh në MEPJ, Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila do të zhvillojë vizitë zyrtare në Tiranë.

Pas takimit, dy ministrat do të dalin në një deklaratë të përbashkët për mediat.

Lini një Përgjigje