Emri i Shqipërisë ka një tingull ndryshe në tryezat evropiane. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama teksa po fliste në konferencën e ambasadorëve, duke iu referuar rolit që ka marrë vendi në shumë organizata ndërkombëtare.
Kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria do të jetë 100 për qind gati për t’u ulur në tryezën e Bashkimit Evropian në vitin 2030.
“Një nga arsyet që na ka ndihmuar që sot të gjendemi në një pozicion krejt tjetër, ku në tërësi kur flitet për Shqipërinë nuk flitet për një vend në hije, dhe ku Shqipëria përmendet në zyrat e politikës ndërkombëtare, është e qartë që ka një tjetër tingull emri i saj. E dimë mirë të gjithë që 2030 duhet të na gjejë në gatishmëri të plotë për tu ulur në tryezën e BE si anëtarë të barabartë të familjes evropiane.
Kjo është detyra jonë, ulja në atë tryezë, është edhe një proces i përmbushjes së kritereve por edhe i vendimmarrjes politike por sa na takon ne është 100 për qind e qartë, ne duhet të jemi gati dhe kjo është më e lehtë ta thuash por më e vështirë ta bësh, sepse kërkon që gjithçka që kemi bërë deri tani, ta konsiderojmë një stad prej nga mund dhe duhet të ngjitemi në një nivel të ri. Për këtë arsye duhet që trupi ynë diplomatik të ngjitet në një nivel të ri.
Sot besoj se është e mundur duke shfrytëzuar një eksperiencë shumë të pasur që ka ky komunitet, shembujt e shkëlqyer që janë përfaqësues të këtij komuniteti dhe duke shfrytëzuar edhe momentin transformues të Shqipërisë.”, tha Rama.
Vërtetë Shqipëria po përparon, sa herë vijmë për pushime vërejmë ndryshime pozitive, por akoma ka shumë për të bërë, sidomos duhet kushtuar rëndësi edukatës së herëshme (kopshtet shkollore të jenë të detyrueshme në moshën 3 vjeç, kushtim në barazinë mes gjinive, mos lejimin e krijimit të klasave, e tjera...
Gjithmone flet drejt, O ramazan i Al banistanit...... Global Mashtrus, hajdut dhe dilerant..lol
Kelec , e mori provimin motra ore ???
...se ne nuk vajtem dote nga qe eshte privatizuara e gjithe dhqiperia. Ooo e mjera shqiperi
Kryeministri qe i duhej Shqiperise , qente le te lehin karvani ecen prepara. Tu befte dita 1000 Edi Rama .Fitore 2030.
Ne tryezen e BE-se, veten po sherbeve kafete se per gje tjeter nuk te pjerdh njeri.
Prit prit se keshtu ke thene edhe per vitin 2025. Hipokrit i neveritshem !