Demokracinë nuk e dëmton bipartizmi, por spekulimi me përfaqësimin - Manjani: Parlamenti tjetër duhet të jetë me 81 deputetë, jo me 101

3 Tetor 2025, 08:54Politika TEMA
Demokracinë nuk e dëmton bipartizmi, por spekulimi me

Nga Ylli Manjani

Po mo po, jo me 101 po me 81 deputetë duhet të jetë Parlamenti tjetër.

Nuk është çështje inati. As kungulleshkash. Është thjesht llogjikë e bazuar në fotografi të shëmtuara që prodhon parlamenti gjasme disa partish, kur në fakt vota marrin vetëm dy parti.

Çdo parti e tretë; e katërt; e pestë a ku e di se sa është e tepërt. Parazitë politikë janë që si kanë hyrë e as i hyjnë në punë askujt. Padyshim edhe të mëdhatë prodhojnë deputetë parazitë. Ndaj reduktimi i numrit të deputetëve mund të ishte "insekticidi" i duhur.

Në fund të ditës të gjithë i kërkojnë hesap të mëdhenjve edhe për megallomanitë e të vegjëlve. Atëherë për çfarë duhen të vegjlit? Ose më saktë këta të vegjël, që lindin e shuhen si të tillë, si të vegjël pra.

I vogli ka interesa të vogla. Mjaftohet me një pengmarrje të çastit sa për të siguruar kotheren e radhës. Qëftë dhe një lajm në televizor. I vogli nuk ka mundësi të mendojë për të madhen. Nuk ja rrok as truri e as ja mban stomaku.

Ndaj sistemi politik duhet të kthehet në 2 partiak, një orë e më parë.

Reduktimi i numrit të deputetëve, përveç se është reflektim rënies i numrit të popullsisë, duhet të sjellë edhe rënien e partiçkave që bubrrojnë kot me vota qorre, ashtu sikuse edhe deputetët e të mëdhave që su ndihet zëri i gojës.

Mendoj se më shumë sesa PS do ti interesonte PD kjo reformë, pra reforma 101. Nuk ka asnjë kuptim zhgarravitja deri në pengmarrje të një partie të madhe, sado me probleme të jetë, ndaj disa të voglave që do vdesin të vogla.

Dhe jo 101, por 81 mandate duhet të ketë parlamenti.

Aq, boll i kemi. Na dalin e na teprojnë.

Nuk dëmtohet demokracia nga bipartizmi, por nga spekulimi me përfaqësimin. Ky i fundit është problemi që duhet zgjidhur.

Nuk shkon kjo që bisjti na qenka më i rëndë se spepari. Sado i lodhur të jetë ky i fundit, prap ka peshën e speparit.

Po të doni hajdeni të bëjmë edhe një Senat. Por numri i parlamentarëve duhet reduktuar.

*****

Marr shkak nga disa debate on line me miq të mi, të cilat lindën pas qëndrimit që mbajta mbrëmë në Now te Erla Mehilli.

8 Komente

  1. A
    Alfred

    Sa spekulative eshte kjo loja e fjaleve "i vogli, i madhi"! Nuk eshte ceshtje numrash ligjerimi publik dhe as ndikimi politik! Ne cdo legjislature, jo me shume se 2-3 zera jane degjuar me vemendje nga elektorati! Te tjeret jane rreshtore dhe " mbushes topi"!!! Vec retorike bajate degjon ne pseudo-kuvendin e Shqiperise! Nese do jene 81 edhe me keq do jete! Sepse kontrolli mbi deputetet nga kapot kriminele te politikes do jete me i lehte dhe me i ashper! Vetem llogaridhenia eshte mekanizmi sherues dhe permiresues! Kete e kane ne dore shqiptaret, te cilet duhet te ushtrojne presion te madh mbi klasen politike duke refuzuar blerjen, duke refuzuar kandidatura mediokre dhe militanto-injorante!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sema

      I vogli rritet e behet i madh, i madhi plaket dhe vdes, kjo eshte jeta ndak absolutisht duhet duhet te kete hapesire per te gjithe. A duhet reduktuar nr i deputeteve?, patjeter qe po, duhet te reflektoje nr e popullsise dhe barazi ne perfaqsim. Manjano ty ste mungon llogjika po e paske pas me nxitim kte shkrim e i ke ra shkurt.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Qofshin 140, 101 apo 81 nuk ben ndryshimin per sa kohe kemi kete sistem zgjedhor ku nje vend mikroskopik me 2 milion zgjedhes ndahet ne 17 apo ku di une zona elektorale. Shqiperia duhet te kete vetem nje zone elektorale, ku zgjedhesit te votojne per te gjithe kandidatet dhe ose partite e tyre njeheresh. Dhe kjo duhet bere me nje nisme referendumi popullor se dihet qe partite parlamentare aktuale (PS PD) e refuzojne nje sistem te drejte maxhoritar se dalin te humbura. Vazhdohet e genjehet me parulen deputeti i zones!!!! Deputeti nuk eshte per te zgjidhur hallin e banorit te zones, por per propozimin dhe miratimin e ligjeve qe ndihmojne ne zgjidhjen e problemeve mbare kombetare perfshi edhe te atij banori qe gjoja keta i qajne hallin. Po pushteti lokal per cfare eshte atehere?

        Përgjigjjuni
        1. U
          U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

          Parlamuti duhet te jete me 61 depumuter aq sa Bashki ka.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xyz

            E ke thene shume BUKUR!

            Përgjigjjuni
          2. A
            Angon Nesti

            @Ana : moj teze po 17 zona, 3 zona apo 1 zonë janë njësoj për të gjithë partitë konkuruese, nuk ka ndonjë favorizim për asnjërën palë. Nga ana tjetër votuesit e labërisë, p.sh. nuk më njohin as mua, që jam nga Macukulli, as fisin e as farën time. Për mos me ja fut votimit vetëm për bojën e partisë them. Kështu që 17 zona më duken jo keq, ose një numër i përafërt Mos dëgjoni të paaftët që nuk bindin dot njeri ti japë votën e kërkojnë çdo lloj ndryshimi kot me shpresën se po i ecën ashtu. Po zgjidhet nyja që i kishte bërë magji ???? Se llogjikë për barazi kushtesh, kjo puna e një zone nuk ka.

            Përgjigjjuni
            1. Çimi

              Deputet janë vetëm ata që kanë narë votat nga populli Jo ata që janl futur nga listat e kryetarit

              Përgjigjjuni
              1. 1
                1

                Le te marim shembull nga fqinjet.Athina ka rotull 3.5 milion banore.Shqiperia ka me pak se 2.5 milion.Atehere ne te kemi ne parlament aq deputet sa ka athina.Ci duam me shume?Apo te paguajme pensione milionshe.Te vjen te cjeresh bythen me thonj kur degjon nje meme si Kujtim gjuzi qe thot mar 900 euro pension si deputet me 2 vjet pune ne jeten e tij dhe nje minator gjith jeten ne galeri mer 20 mij lek.Ky eshte TURP TURP

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje